FATMIR LAMAJ: MARIO SOKOLI – BOKSIERI MË I MIRË I TË GJITHA PESHAVE TË MOSHËS 15-16 VJEҪARE

Tiranë, 06. 07. 2014 – Para disa ditësh më qëndron një makinë tek këmbët e prej andej zbret një djal i ri, shumë i ri, duke më përshëndetur më thotë: “Xhaxhi Miri u shpalla sërisht kampion”. Pasi më tregoi kupën dhe fletvlerësimet për ndeshjet e kryera, e përqafova dhe i urova suksese të tjera. Ky boksier i ri, kampion absolut i peshës së tij quhet Mario Sokoli, boksier i ekipit “Enea” me president-trajner zotin Ilir Shameti dhe Ismet Vorfi, 3 herë kampion i shqipërisë që në moshën 13 vjeçare e në vazhdim. Në vlerësimet e të gjithë teknikëve dhe njohësve të boksit është ngritur në piedestalin e së ardhmes së boksit shqiptar edhe më tutje, në rang europian ndoshta edhe botëror. Në aktivitetin e fundit të boksit që u zhvillua në qytetin e Lezhës u shpall boksieri më i mirë i të gjitha peshave të moshës 15-16 vjeçare. Mario është 1m e 86 cm i gjatë dhe bokson në peshën 70-75 Kg.

Boksieri i talentuar – Mario Sokoli.

Lexues të nderuar, ju bëra një prezantim për talentin e jashtëzakonshëm Mario Sokoli për të tërhequr vëmëndjen e kujtdo ndaj këtij fenomeni që nesër në ringjet europiane kur të ngrihet flamuri shqipëtar mbas çdo fitoreje të tij, kushdo nga ne le të ndihet krenar dhe ata që i kanë mundësitë për ta ndihmuar këtë talente të rrallë, të kontribuojne modestisht në ecjen e tij të pandalshme në rrugën e suksesit, i cili na nderon të gjithëve. Gjëndja e mjerueshme e sportit shqiptar është produkt i politikave të gabuar deri më sot, si dhe një mosfunksionim normal i raporteve sport-biznes. Kemi raste shumë evidente kur sporte të caktuara janë mbështetur me guxim dhe sinqeritet nga biznesmen të caktuar, ata kanë arritur suksese të dukshme, rasti i Kukësit dhe i Korçës në futboll. Sporti shqiptar pothuajse i braktisur nga shteti deri më sot të mbijetoj ose për të arritur në nivele konkurueshmërie në rang europian, i duhet patjetër dhe një mbështetje filantrposite prej biznesit, i cili investimin vetfillestar mund ta marri gradualisht nëpërmjet sukseseve të ekipeve të sporteve të ndryshme apo individëve të veçantë. Këtu u bëhët thirrje papërjashtim të gjithë biznesmenëve shqiptarë që pasurinë e tyre e ngritën me mund dhe djersë. Sot të vjen neveri dhe ndjen pështirosje kur shikon sesa pak investohet nga biznesmen të ndryshëm në ndihmë të komuniteteve për hallet që ato kanë. Deri në 44’ në Shqipëri çdo kishë e xhami, shkollë, rrugë fshati, cezëm e strehë vorfnore ngrihesh nga ata pak tregëtar e ata pak të pasur që kishte Shqipria e atëhershme. Sot dëgjojmë rrallë ose shumë rrallë që ndonjë biznesmen mund të ndërtojë një objekt social-kulturor në ndihmë të komuniteteve. Kur shikoj Marion më kujtohet heroi i tregimit “Meksikani” i Xhek Londonit i cili luftonte në ring për jetë a vdekje për një kauz që ai e quante të drejtë, për “Revolucionin”. Ndërsa në bisedë me Marion lumturohesh dhe ndihesh krenar kur ai thotë se unë në ring do të lufoj gjithmonë për flamurin shqiptar. Marios Zoti i ka falur edhe një pamje ëngjëllore, por kur e shikon në ring që hedh në nockout me grushtin e tij të hekurt ndihesh i befasuar në vetvete duke iu referuar kujtimeve dhe përshtypjeve që na kanë lënë imazhet bishërore të shumë boksierëve me emër në ringun ndërkombëtar. Mario shkon në këmbë tek palestra ku stervitet dhe kthehet prap në këmbë prej andej, një distancë afërsisht prej 1 ore, dhe kur unë i them me shaka: “O Mario! Harxhoje pak babin të të çoj me makinë.” Ai ma kthen me të qeshur: “Pse pak ka bërë dhe po bën babi për mua?! … Po Mario, babi jot Fatjoni ka bërë edhe po bën shumë për ty, por ai me rrogën e vet nuk mund të bëjë dot me shumë për të ardhmen tënde, sepse ai nuk mund të të çoj ty në aktivitetet jashtë vendit për të afirmuar mjaftueshëm vlerat e shumta e të rralla si boksier me një të ardhme të sigurtë.

I nderuar lexues,
me këto rrjeshta të shkruar dua të trondis pak në dremitjen e tyre disa nga zyrtarët dhe biznesmenët shqiptarë për mos t’i lënë të shuhen në harresë nga pamundsia ekonomike talente të rralla të sportit shqiptar, të cilët nderojnë jo vetëm ata edhe familjet e tyre, por edhe gjithë kombin shqiptar. Ne kemi nxjerr boksier me famë botërore si Luan Krasniqi, dhe do të ishte një nder shumë i vlerësuar për Federatën Shqiptare të Boksit për të organizuar çdo vit një aktivitet për nder të tij “Kupa – Luan krasniqi” ku aty të thirreshin edhe boksierë nga vënde të ndryshme, për të promovuar talentet e rinj të boksit. Le të jetë ky një sygjerim modest në kujtesë të Federatës Shqiptare të Boksit. Si përfundim do të deklaroja pa frikë dhe bindshëm se çdo ndihmë për Mario Sokolin nuk do ta konsideroja thjesht një gjestë bujarie apo filantropie, por si një investim të sigurtë për një talent unikal që do të dijë t’ja shpërblejë kujtdo me suksesin e tij, çdo mund apo sakrificë e bërë për atë e për të ardhmen e tij të shkëlquer si boksieri më i mirë sot për sot shqiptar për moshën e tij.

– Fatmir Lamaj, Mobili: 0664128750

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura