REXHEP KASUMAJ: PËRSËRI E PËRSËRI SERBI!

Berlin, 25 maj 2019: Figurantët shqiptarë shfaqen e bien në ftomë motesh, por e njëjtë, sa lodhshëm e njëjtë mbetet formula e sundimit serbian.
“Lista serbe e gatshme të rrëzojë qeverinë Haradinaj”, thotë serbi Gjuriq. Po kush tjetër mund të flasë me kaq siguri: për ngritjen apo rënjen e legjislaturave në Kosovë?
Mirëpo, meqë e ka të njohur ndjeshmërinë e një pjese të opozitës politike, aherë gjuha e fshehtë serbe, ndoshta, sugjeron të kundërtën: rreshtimin prapa saj. Dhe, kurdo e përherë, ata s’bëjnë tjetër veçse ndjekin me sens historie interesat e shtetit serb, instaluar thellë e brejtshëm në indin ekzistencial të Republikës së pabërë.
Por, fundja, pse jo: e para, janë kuvendarë të Kosovës. E dyta, rrjedhimisht, a nuk ishte vota e tyre (e pritur në seancën konstituive me përgjërim lapidar) që fronsoi atë në pushtet? Dhe, ndaj, e treta, është pikërisht Haradinaj që ngulmon për të ruajtur praninë e tyre territorialisht kompakte në Kosovë. E kjo tani, kështu dërgon parashenjat e një Kosove të ardhme: të ndarë, të kohabituar me Belgradin dhe të mbetur përherë një shtet në tentativë!
E, pra: sërish Serbi, kjo fatprerëse e të drejtës së shqiptarëve për jetë!
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

JO ASOCIACIONIT!

Reagim i ShFHDK: Gjaku i dëshmorëve të na bashkojë kundër armiqëve në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të…