SHERADIN BERISHA: KOSOVA NË TAVOLINËN E NEGOCIATAVE PËRFUNDIMTARE ME SERBINË!

Pashtriku, 21 qershor 2020: Kosova po i rikthehet tavolinës së negociatave me Serbinë! Hashimi&Co, më 27 qershor 2020 po shkon në SHBA, për të vazhduar rundin e ri të negociatave për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Ndërsa këto ditë qytetarët janë shndërruar në spektatorë, dhe po presin çka do të negociohet me Serbinë:

 

– coptimi nga brenda apo
– coptimi nga jashtë i Kosovës?!
– çfarë statusi do të kenë dhe kush do t’i menaxhoje: Trepçën dhe Ujmanin? si dhe
– çfarë statusi do të kenë kishat dhe manastiret, të cilat me pakon e Ahtisarit janë shpallur zona të veçanta dhe të mbrojtura me ligjet në fuqi?!

***
Dy vite më parë e paskam bërë këtë analizë!
Nga arkivi i FB, 21.06.2018

ME NEGOCIATAT E BRUKSELIT – KOSOVA PO RREZIKOHET NGA COPËTIMI I BRENDSHËM!
Politika e ka copëzuar popullin, e ka shndërruar në masë, në turmë pa tru, duke e përkufizuar në vullnet të liderëve!
Ndërsa me negociatat e Brukselit, Kosova përmes Zajednicës, po rrezikohet me copëtim të brendshëm territorial. Dhe nesër ky coptim mund të copëtoj vendin edhe nga jashtë, me lëvizje të kufijve! Pse? Sepse me Hashimin edhe e paimagjinueshmja mund të bëhet realitet!
Shqiptar bashkohu kundër të keqes!
Lëre anash vullnetin e liderit!
Për t’i ndalur pazaret me Serbinë, sot duhet ndalur Hashimi&Co, nesër bëhet vonë!
Zgjohu shqiptar! Kthjellu shqiptar! Zgjohu, kthjellu oj shqipe e përgjumur!
=============

Nga arkivi i FB, 21.06.2018

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura