Berlin, 25 maj 2019: Figurantët shqiptarë shfaqen e bien në ftomë motesh, por e njëjtë, sa lodhshëm e njëjtë mbetet formula e sundimit serbian.
“Lista serbe e gatshme të rrëzojë qeverinë Haradinaj”, thotë serbi Gjuriq. Po kush tjetër mund të flasë me kaq siguri: për ngritjen apo rënjen e legjislaturave në Kosovë?
Mirëpo, meqë e ka të njohur ndjeshmërinë e një pjese të opozitës politike, aherë gjuha e fshehtë serbe, ndoshta, sugjeron të kundërtën: rreshtimin prapa saj. Dhe, kurdo e përherë, ata s’bëjnë tjetër veçse ndjekin me sens historie interesat e shtetit serb, instaluar thellë e brejtshëm në indin ekzistencial të Republikës së pabërë.
Por, fundja, pse jo: e para, janë kuvendarë të Kosovës. E dyta, rrjedhimisht, a nuk ishte vota e tyre (e pritur në seancën konstituive me përgjërim lapidar) që fronsoi atë në pushtet? Dhe, ndaj, e treta, është pikërisht Haradinaj që ngulmon për të ruajtur praninë e tyre territorialisht kompakte në Kosovë. E kjo tani, kështu dërgon parashenjat e një Kosove të ardhme: të ndarë, të kohabituar me Belgradin dhe të mbetur përherë një shtet në tentativë!
E, pra: sërish Serbi, kjo fatprerëse e të drejtës së shqiptarëve për jetë!
Postime të Lidhura
BESART PECI: ‘POLITIKA’ SIPAS SOCIOLOGUT TË NJOHUR GJERMAN MAX VEBER
Prishtinë, 07. 12. 2013 – Në vitin 1919 sociologu dhe intelektuali shumë i respektuar Max Weber mbajti leksionin…
REXHEP KASUMAJ: BESA E KUFIJËVE (ZOTËSIA E LUFTËS ËSHTË PREMISË E PAQES)
Berlin, 04. 10. 2013 – 1. Problemet që janë! – Paria e Tiranës do të shpaloste këtoditshëm, ende…
XHEVAT BISLIMI: SHTATORJA E ZAHIR PAJAZITIT DHE FOTOGRAFIA E IBRAHIM RUGOVËS
Pashtriku.org, 11. 01. 2014 – Biri i Gollakut, biri i Llapit, i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë, Zahir…
TAFIL DURAKU: E VËRTETA E IKJES SË VESEL SELIMIT NGA SPITALI I PRISHTINËS
Burojë, 27. 03. 2016: Një magmë e vërtetë shpirtërore dhe kombëtare e shqiptarëve në trojet e pushtuara shqiptare…