Berlin, 17 maj 2017: Gjithçka e thellë e do maskën, lexova një pasdite tek meditoja për vegëzat politike të Kosovës që këputen e arnohen mbi rrobën e grisur të saj.
Por kësaj radhe autori i këtij mendimi (Niçe), për një çast mu duk ose i errtë ose, ndoshta, i huqur. Përse dashuria e thellë, thashë, të kërkojë maskë për tu fshehur?
Pastaj, duke ndjekur tjerrjen e mëtejme, do të gjeja se ai sërish kishte të drejtë. Madje, edhe i transponuar në fushë krejt tjetër, provonte saktësinë e sertë.
Në mëndje më vinin, ndaj, idhshëm e radhas: krimi i thellë, hajnitë e thella, mashtrimet e thella, poshtërimi i thellë, hipokrizitë e thella, cinizmi i thellë, përbetimi i thellë, fatpajtimi i thellë, inskenimet e thella, natë e thellë Jude, shplarje e thellë duarsh Pilati…
A nuk nëvojisin, vërtetë, këto thellësira mahnitëse një maskë?
E meqë shtrirja e tyre është gati mbarëpopullore, aherë i gjithë trualli që ka ca kufijë e quhet shtet, për hir të unitetit besatues e krenar, shndërrohet në një të vetme maskë totale: maskë mbi thellësinë e së keqes dhe maskë mbi thellësinë e durimit të saj!
Postime të Lidhura
ALBIN KURTI: AVANCIMI NË KURRIZ TË SHQIPTARËVE!
(Prishtinë, 14. 03. 2012) – Zgjerimi i bisedimeve me Serbinë edhe me temën e veriut të Kosovës tashmë…
ADNAN ABRASHI: E VËRTETA DHE GËNJESHTRA!
Prizren, 31. 05. 2013 – Këtë artikull do t’a nisi me një tregim metaforik, mesele, përrallë, apo si…
ILJASA SALIHU: SHQIPJA E DHUNUAR!
Kumanovë, 14. 01. 2016: Ka shkrimtarë, profesorë e akademikë, të cilët shkruajnë me një gjuhë të përçudnuar, të…
SHERADIN BERISHA: PAS 11 QERSHORIT 2017, KOSOVA DO TË QEVERISET NGA KOALICIONI I MADH!
Pashtriku.org, 20 maj 2017: U bë tufëzimi i shefave të partive, të cilët disa vjet parreshtur, janë fyer,…