Berlin, 17 maj 2017: Gjithçka e thellë e do maskën, lexova një pasdite tek meditoja për vegëzat politike të Kosovës që këputen e arnohen mbi rrobën e grisur të saj.
Por kësaj radhe autori i këtij mendimi (Niçe), për një çast mu duk ose i errtë ose, ndoshta, i huqur. Përse dashuria e thellë, thashë, të kërkojë maskë për tu fshehur?
Pastaj, duke ndjekur tjerrjen e mëtejme, do të gjeja se ai sërish kishte të drejtë. Madje, edhe i transponuar në fushë krejt tjetër, provonte saktësinë e sertë.
Në mëndje më vinin, ndaj, idhshëm e radhas: krimi i thellë, hajnitë e thella, mashtrimet e thella, poshtërimi i thellë, hipokrizitë e thella, cinizmi i thellë, përbetimi i thellë, fatpajtimi i thellë, inskenimet e thella, natë e thellë Jude, shplarje e thellë duarsh Pilati…
A nuk nëvojisin, vërtetë, këto thellësira mahnitëse një maskë?
E meqë shtrirja e tyre është gati mbarëpopullore, aherë i gjithë trualli që ka ca kufijë e quhet shtet, për hir të unitetit besatues e krenar, shndërrohet në një të vetme maskë totale: maskë mbi thellësinë e së keqes dhe maskë mbi thellësinë e durimit të saj!
Postime të Lidhura
REXHEP KASUMAJ: VDEKJA E IDEOLOGJISË! (NJË RILINDJE E PAMUNDUR)
Berlin, 20. 12. 2013 – …a po vdes ideologjia, këtë herë e çlirësisë, në Kosovë? Jo, gjithësesi jo!…
EFEKTET NEGATIVE TË MASKËS JANË TË PAMJEKUESHME! (VIDEO)
Dy vjet më parë, më 18.10.2020 i kam thënë jo maskës, nuk të mbron – më shumë të…
DR.ABDULLA MEHMETI: SHQIPËRIA NUK MUND TË DIGJET PARA SYVE TANË!
Tetovë, 19 Qershor 2019: Grekët i shtyjnë (detyrojnë) krerët e PS-së në zgjedhje njëpartiake, të paligjshme, jokushtetuese; serbët…
DR.SADI RAMABAJA: FALANGAT FASHISTE I SHKAKTUAN VDEKJE KLINIKE MAQEDONISË!
Prishtinë, 28 prill 2017 – Maskat e falangave fashiste sot pushtuan Parlamentin e Maqedonisë. Ato nuk e duronin…