Berlin, 4 Qershor 2020: Nuk ka ndodhur deri tash. Në asnjë legjislaturë. Në asnjë qeveri. Qysh nga viti 2000 që ndau mijëvjeçarët dhe Kosovën e Serbinë.
Por e bëri Dullë Hoti. Atë që s’e bëri kush. Pajisi minoritarët serbë me instrument kontrollues të pushtetit dhe Republikës.
Ndaj dhe e mbante fshehtë Traktatin serb.
Ja përbetimi i tij!
Lista serbe e Rakiqit do ketë:
1.Zëvendëskryeministrin
2. Zv. Minstër në Arsim
3. Zv. Ministër në Shëndetësi
4. Zëvendësdrejtorin e AKI
5 .Zëvendëskomandën e FSK
6. Zëvendësambasadorin e Kosovës në SHBA dhe,
7. Veto në të drejtën për vendimmarrje në FSK, AKI, Diplomaci dhe Polici
8. Zëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteve kombëtare.
Për Isain kjo s’ishte e papritshme. Është, madje, e natyrshme. Gjithnjë brenda llojit.
Veçse kurrë nuk i mirëkuptoj luftëtarët: të famshmit komandarë që i bëjnë votat dhe uratën një qeverie të tillë.
I morën pushtetin Kurtit për t’ia dorëzuar Serbisë.
Vallë aq e rëndë paskësh qenë pesha e tyre e fajit, e që këtej, aq e tmerrshme frika nga ndërrimi i kohëve politike?!
Postime të Lidhura
ALBIN KURTI: DIALOGU ME SERBINË ËSHTË DIALOG PËR AUTONOMINË E VERIUT!
(Prishtinë, 01. 09. 2012) – Shumëçka po merr ngjyrën dhe shijen e Marrëveshjes së Daytonit që e sakatoi…
UKRAINA – KUJT IU DESH LUFTA
UKRAINA – KUJT IU DESH LUFTA Nga Xhelal Zejneli, Shkup 05. 06. 2022 Rusia pa Ukrainën, pushon të…
FAHRI DAHRI: DY FAZAT E ‘ ÇËSHTJES ÇAME’ DHE E DREJTA PËR T’U TRAJTUAR DHE ZGJIDHUR
Itali, 7 shkurt 2018: Takimi i dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, padyshim është një ngjarje…
DILAVER GOXHAJ: INTERESI VË NË PUNË ÇDO LLOJ VIRTYTI DHE VESI
Tiranë, 10 prill 2020: Në intervistën e dhënë nga Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në datë 7 prill 2020, e…