Pashtriku.org, 11. 05. 2014 – Dr. Rovena Vata ka kryer studimet për Gjuhë-Letërsi shqipe pranë Universitetit të Tiranës, në fakultetin Histori-Filologji, ku realizoi edhe studimet e Masterit Shkencor në degën e Shkencave Letrare në specialitetin “Letërsi e Përgjithshme dhe Letërsi e Krahasuar” me Medalje të Artë. Me datë 17 qershor 2013 (në moshën 27 vjeçare) ajo mori gradën shkencore “Doktor” në fushën e Studimeve Letrare, në specialitetin “Letërsia dhe mitologjia”, pranë Qendës Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike-Tiranë, ku dhe punon si studiuese e shkencave albanologjike. Rovena është doktore shkencash më e reja në fushën e studimeve të letërsisë dhe antropologjisë shqipe. Ajo ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Bashkëpunon në editorial board me revista shkencore në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Rumani, Itali, Suedi, SHBA, Slloveni etj. Rovena Vata është pedagoge e Shkencave Gjuhësore, Shkencave të Komunikimit, Drejtimit në Arsim dhe Metodikës së Kërkimit Shkencor, në Universitetin e Arteve në Tiranë, Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës dhe Univeristetin Justicia.
Dr.Rovena Vata, më 9 maj 2014, së bashku me shkrimtarin Primo Shllakun, që u bë doktor i shkencave në moshën 63 vjeçare, ishte e ftuar në emisionin “PASDITE NE TOP CHANNEL”:
***
Në vijim ju sjellim disa publikime të Dr.Rovena Vatës:
– “Miti i gjuhës si shenjë identiteti që nga letërsia e vjetër deri në Rilindjen Kombetare”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Shekulli i Shtetit Shqiptar, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 11-12.06.2012, Prishtinë
– “Miti i gjuhës në letërsinë shqipe, Mjeda, Fishta, Koliqi,”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: “Studime Gjuhësore”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 31.05.2012, Tiranë
– “Letërsia dhe identiteti”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: “Java e Shkencës”, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, 25-26-27.04.2012, Prishtinë
– “Mënyrat e trajtimit të historisë në vepra letrare”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: “Historia dhe identiteti kombëtar shqiptar”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 16-17-18.12.2011, Prishtinë
– “Dy kohë, dy utopi, dy autorë”
(Poema: “Bagëti e Bujqësi” e Naimit dhe poema: “Nënë Shqipëri” e Agollit, simbolika e qiririt dhe simbolika e pelegrinit”, Vështrim krahasues), Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, 29.10.2011, Gjirokastër
– “Miti i ujit në Krajë dhe Shestan, Ublat”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Shoqata “Don Gjon Buzuku”, Ulqin & Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 01-03.10.2011, Ulqin
– “Tejkalimi grotesk i tabusë totemike në romanin “Gjarpëri i shtëpisë” i Arian Lekës”, Seminari V Ndërkombëtar i Albanologjisë, Universiteti i Tetovës, 02-04.10.2011, Tetovë, Maqedoni
– “Miti i teknikës në poezinë shqipe të viteve ‘60-‘70, (leksiku industrial, funksioni i ri poetik i terminologjisë). Konferencë Shkencore, Qendra e Studimeve Albanologjike & Poeteka, 12-14-09-2011, Tiranë.
– “Ngurrimi si element përshkrimor i situatave fantastike dhe gjysmëfantastike në prozën e Mitrush Kutelit”, Konferencë Ndërkombëtare, Instituti Alb-Shkenca, Takimi Vjetor VI Shkencor Ndërkombëtar, 1-4-09-2011, Prishtinë.
– “Figurshmëria gjuhësore te poema “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit”, Konference Shkencore, Qendra e Studimeve Albanologjike & Poeteka, 18-21-07-2011, Përmet.
– “Poezia e Josif Bagerit-frymëzim patriotik dhe çlirimtar”, Simpozium Shkencor Ndërkombëtar, Universiteti i Tetovës & Shoqata Josif Bageri, 25-26.06.2011, Tetovë, Maqedoni
***
– “Studimi Monografik “Etnos në epos” nga Shaban Sinani”, “The Albanian Londer”, 19.05.2011, Londer, Angli
– “Ndriçime të reja në epos”, “Albania Press.com/ShqipëriaPress.com”, 12.05.2011, Tiranë
– “Demonologjia shqiptare, e pasur dhe e larmishme”, “KOSOVO NEËS NETËORK”, Opinione & Analiza, 28.04.2011, Prishtinë
– “Simbolika dhe psikoanaliza e tregimit “Kumbulla përtej murit” (Ernest Koliqi), “Botimet Shqiptare”, 30.05.2011, Tetovë, Maqedoni
– “Koncepti i objektivitetit dhe subjektivitetit”, Botimet Shqiptare, 01.06.2011, Tetovë, Maqedoni
– “Elementi kontrastiv midis realës dhe imagjinarës”,Fryma-NetëorkedBlogs.com, 20. 05. 2011, Shkupi, Maqedoni
– Debati: “Qosja-Kadare-Frashëri rreth identitetit kombëtar”, Revista “Kuvendi” 07.06.2011, Boston, Massachusetts
– “Etnos në epos”, Revista pedagogjike, “Edukimi drejt së ardhmes”, 25.06.2011, Tiranë
– “Zbulohen rrenjet e eposit shqiptar”, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 20.03.2011, Tiranë
– “Miti i Mërkunës së zezë dita e marte”, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 19.05.2011, Tiranë
– “Gjaku është përcaktuesi i shumë vlerave morale”, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 12.06.2011, Tiranë
– “Etnos në epos” i prof. Shaban Sinanit, Gazeta: “Nacional”, 19-26.06. 2011, Tiranë
– “Letërsia (krijimtaria letrare) dhe demonologjia popullore”, Revista “ShkupiPress”, 23.04.2011, Maqedoni
– “Koncepti i objektivitetit dhe subjektivitetit (II), Gazeta: “Nacional”, 11.09.2011, Tiranë
– “Koncepti i objektivitetit dhe subjektivitetit (I), Gazeta: “Nacional”, 04.09.2011, Tiranë
– “Krojet e Zanave”, folklor nga Naim Plaku, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 20.08.2011, Tiranë
– “Miti i mali i përcjellë përmes gurrës së legjendave popullore”, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 20.08.2011, Tiranë.
– “Simbolika dhe nënteksti i romanit “Polici me kuran” i Pjetër Jakut”, Revista “Kuvendi”, 11.09.2011, Boston, Massachusetts.
(Përgatiti Sh.Berisha)