(Pashtriku.org, 21. 09. 2012) – Në përkujtim të Fehës dhe Xhevës (Heronjtë e Kombit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci) – Mëngjezi erdhi i trandshëm atë ditë. Në një kohë tjetër, Fehmiu do të thoshte ditë e martë, bile edhe mjegullën e ndalur bregoreve për rrethë, do ta quante pjesë e së martës. Por koha që po jetonin, si ndante dot këmbimin e ditës në natë as natës në ditë.
Armën e pastronte me cigaren e ndezur në buzë. Atë ditë tymi po i mbështillej si qefin rreth armës. Xhevës ju duk e pa rëndomtë kjo mbështjellje tymi. Me armën e saj në krahë, po e priste Fehmiun. Ajo pritja në këmbë sikur… sikur ia kujtoi pritjet në vizitat gjatë burgut. Pastaj i dolën para, dalëngadalë betejat e luftës në Kroaci. Shalli i kujtimeve po i shpalosej anekëndë në atë mëngjez, mu si drita që i shpalosi malet e tymosura nga betejat.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
………………………………….
– “Bashkë i kaluam të gjitha”, i qeshi ëmbëlsisht, pa ia ndarë sytë duarve që po e pastronin armën.
– “Eja” – i tha Fehmiut, “eja se po më nxjerrin duart zjarrë. A se the edhe ti që është beteja më e rëndësishme?”
Fehmiu u ngritë ngadalë, me një dorë në armë e tjetrën me cigare, i buzëqeshi Xhevës dhe ia bëri me kokë. “Oj fisnike, mos baj merak, se me kohë do të jemi atje!”
Kishin gjashtë muaj që kishin ardhur nga Gjermania, nga kjo kohë s’po ndaleshin asnjëherë, e lëre me ti shihnin yjet si shkriheshin në dritën e hirnosur të atyre mëngjezeve. Yjet mbështilleshin me zjarrin e armëve të tyre, që po i shkrepnin në mbrojtje të atyre fushave, maleve, përrojeve, dashuria e të cilave i rinonte gjatë kohës sa ishin largë.
Ajo po i a ndiqte hapin, herë herë kalonte para tij, ai lëkundte kokën dhe qeshte me admirim.
“Ti çdo ditë e më e shkathët me dukesh. Se ç’ke që po ngutesh. Ja që ku arritëm.”
Ata e ndienin jetën që bulëzonte, disi e ngulfatur, po rrëmbyeshëm dridhej nën atë peshë. Ani de se në çdo luftë për liri edhe dhimbje të tilla ka. Fundja këtu është vlera e saj. Ata po shkonin drejtë lirisë, bashkë me qindra mijëra shqiptar që po u rrinin në krahë. Era ua lëkundte flokët. Atij gjithnjë i pëlqente fresku që sillte shtatori pas vapës së gushtit. Mbushi krahërorin me aromën e gjetheve shumëngjyrëshe me aromën e luleve të livadheve të pa kositura, hodhi bishtin e cigares tutje dhe pa edhe njëherë për rreth.
– “Kurrë më s’do të ketë shtëpi të djegura në këtë truall.” i tha Xhevës.
– “As lotë femijësh bri baballarëve të vrarë.” Ia ktheu ajo.
“S’ka me mbetë këmbë pushtuesi në këtë vendë, se si ka borgje kujt kjo tokë.” – tha ai dhe shpejtoi hapin.
Xheva po e ndiqte me kujdes çdo lëvizje, pastaj bën gati armët… binin mjegullat në përrua, yjet shuheshin e ndizeshin sërish…
Të pavdekshimit Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.
………………………………………….