SADRI RAMABAJA: KUR MORALI MERR ARRATINË NGA POLITKA

Prishtinë, 07. 10. 2013 – Brenda 14 vjetëve Kosovën e lëshojnë mbi 66 mijë qytetarë. Ata marrin rrugën e arratisë për të siguruar jetën dhe përspektivën që nuk ua garanton shteti. Me ç` të drejtë morale kryeministri ynë dinak, zëvendëskryeministri sharllatan, Isa Mustafa finok dhe kopeja e kësaj lakunie ujqish të veshur me pushtet sot, dalin para zgjedhësve dhe u kërkojnë votën atyre?!
Mbi 66 mijë kosovarë kanë ikur nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë. Kjo hemorragji vazhdon edhe pasi Kosova fitoi lirinë e gjakuar. Që nga viti 2009 e deri në fund të gushtit të vitit 2013 këta mijëra azilkërkues, kanë ikur ilegalisht në vende të ndryshme të Evropës. Ky është vetëm numri i atyre që zyrtarisht janë paraqitur si azilkërkues, derisa me mijëra të tjerë nga frika se mos do të kthehen ende bredhin rrugëve të Evropës në mënyrë ilegale, shkruan e përditshmja Zëri . Ky numër është rritur sidomos në tetë muajt e parë të vitit 2013, madje sipas të dhënave zyrtare (të EUROSTAT-it) numri i azilkërkuesve është dyfishuar krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake. Kjo kambanë alarmi do të duhej të trandëte politikën tonë dhe gjithë ndërgjegjen e somnabulosur të një kategorie qytetarësh që vazhdojnë të bënë jetë mes kopesë së ujqërve të shndrruar tashmë në politikanë me kollare.

Treshja dinake, sharlatane dhe finoke e Kosovës!

Me ç`të drejtë morale kryeministri ynë dinak, zëvendëskryeministri sharllatan, Isa Mustafa finok dhe kopeja e kësaj lakunie ujqërish të veshur me pushtet, dalin para zgjedhësve sot dhe u kërkojnë votën?! Për çfarë investimesh e të arriturash flasin ata? Si kanë fytyrë të gënjejnë publikisht duke premtuar investime përrallore që kapin shuma qindramilionshme dhe premtojnë për vende të reja pune, ata që për kaq vite e zhytën Republikën në mjerim dhe po detyrojnë qytetarët të marrin rrugët e mërgimit?! Le t` ju kujtojmë atyre thirrjen e kryeministrit të parë izraelit David Ben-Gurion, fill pas shpalljes së Shtetit të Izraelit (1948). “Ne duhet me domosdo të preferojmë të shohin hebrenjtë amerikanë të vijnë dhe të marrin pjesë në përpjekjet tona këtu, për të ndërtuar shtetin e Izraelit. Ne kemi nevojë për njohuritë e tyre teknike, përvojat e tyre të pakrahasueshme me tonat ende të pambrujtura, shpirtin e tyre të sipërmarrjes, vizionin e tyre të guximshëm dhe strategjinë e tyre “know-how”. Ne kemi pafund nevojë për inxhinierë, kimistë, ndërtues, menaxherë të punës dhe teknikë. Detyrat me të cilat pret të përballet ky vend janë të tilla sa lindet nevoja e apelimit të gjenive tanë të shpërndarë nëpër botë e sidomos ata në Amerikë, për zhvillimin teknik dhe përparimin shoqëror të kësaj toke. Por vendimi nëse ata dëshirojnë të vijnë – përherë ose përkohësisht – qëndron në diskrecionin e lirë të çdo hebreu- amerikan vetë. Kjo është krejtësisht një çështje e vullnetit të tyre. Por ne duhet të bëjmë të pamundurën t’i kemi këtu”. Mjaftoi vetëm një vit që Shtetii Izraelit në liri të arrijë shifra të jashtëzakonshme jo vetëm të mëkëmbjes dhe rritës ekonomike, por edhe të forcimit të mbrojtjes e rritës së Atdheut.
Pararendësi idhull i Isa Mustafës, tek ishte riokupuar Malisheva dhe Rahoveci (1998), në ato konferencat e famshme të së premtes, pasi ishte pyetur nga gazetarët se si ndjehej pozicioni i tij politik tashti, pa fijen e turpit dhe pa u skuqur, kishte pohuar se ndjehej më i fortë. Mos të harrojmë, çizmja serbe ishte pozicionuar atëbotë kudo, duke u rikthyer edhe në Malishevën dhe Rahovecin përkohësisht të liruar.
Kjo shkollë e mrapshtisë politike, që përmbysi vlerat morale e politike, prodhoi somnabolizmin politik dhe qytetarin trushpërlarë, peng i së cilës mbetet edhe sot politika shqiptare!
Sidoqoftë, ishin mërgimtarët tanë, ajo pjesë e që kishte arritur të mbrojë dinjitetin nga shkoolla politke jugosllave, që kishte ngritur në ëmbë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe pavarësisht rrëmujës dhe mjegullës që kishte krijuar politika infantile e viteve ` 90-ta, gjeti një fije të pakëputur shprese edhe këtu, në këtë krah të shqiërisë, që mundësoi të ipej provimi historik – të çliroej Kosova dhe të mbështetur nga miqtë tanë (parasësgjithash ata amerikanë) të hyjmë në procesin e krijimit të Republikës së dytë Shqiptare.
Më tutje, ishte detyra e politikës, që Kosova të ecte me hapa drejt mëkëmbjes dhe prosperitetit. Vullneti dhe dëshira egzistonte. Edhe përkrahja e miqëve tanë real nuk mungoi. Por, çfarë nddhi? Pse edhe pas 14 vjet lirie, jemi këtu ku jemi? Përgjegje për këtë duhet kërkuar nga kjo e ashtuquajtur klasë politike, që me papërgjegjësinë e vet shkatrroi çdo gjë, madje edhe shpresat e një kategorie qytetarësh, që tashmë marrin arratinë nga liria! Prandaj, jemi këtu ku jemi, larg shembëllimit pozitiv izraelitë të vitit të ringjalljes (1948), alias viti tonë të ringjalljes (1999). Prandaj sot nuk bëhet fjalë për kthim të trurit e kapitalit nga mërgata jonë, siç ishte dikur për Izraelin, përderisa Republika vazhdon të mbetet peng e krimit dhe mafias.
Shih për këtë, më 3 nëntor, kundërveprimi i të ndërgjegjësuarve duhet të marrë përmbajtjen dhe tarajtën e uraganit që i sublimuar në votë, të përmbys të vjetërën për t` i lëshuar vendin të resë. Kjo duhet të ndodhë për hirë të ardhmes së këtij vendi. Përndryshe, dëshprimi dhe karvani i IKANAKËVE nga beteja për bërjen e Shtetit, mund të jetë tragjik.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura