SADRI RAMABAJA: RACIZMI I MILAZIM KRASNIQIT DHE MUNGESA E MORALIT TONË POLITIK

Prishtinë, 10. 02. 2014 – Duke dëgjuar e lexuar së fundmi deklaratat e Milazim Krasniqit për protestuesit, por sidomos linçimin e tij në adresë të Ilir Dedajt, jam irituar dhe kam përjetuar një lloj dëshprimi të llojit të vet për mungesën e moralit tonë publik. Kudo në botën e civilizuar linçime të kësaj natyre do të shkaktonin furtunë reagimesh nga qarqet intelektuale, por edhe nga vet politika.
Po sjell vetëm një rast të një reagimi në Zvicër në vitin 1998.
Ish profesori im Georg Kreis, (Instituti për Studime Europiane, Universiteti i Bazelit), duke qenë njëkohësisht edhe Kryetar i Komisionit Federal kundër Racizmit (Präsident der Eidg. Kommission gegen Rassismus), angazhohej personalisht dhe në cilësinë e kryesusit të atij forumi politik dhe moral për mbrojtjen e qytetarëve zviceran nga çfardo fyerje publike me elemente racizmi. Atëbotë, një forcë politike zvicerane pati shkruar një parollë në një banderolë më se 100m të gjatë ALBANERRAUSS (Shqiptarët jashtë!). Reagimi i Profesor Kreisit ishte i rreptë. Prokuroria qe vënë në lëvizje dhe veprim…

Iliri përballë horrit Milazim K.

Studiuesit e mirëfilltë të këtij fenomeni, sociolog tanë apo të huaj, nuk e kanë fare të vështirë ta hetojnë këtë ndjesi të fjetur raciste edhe te një pjesë e popullit tonë. Këtë fenomen e kam pas hetuar që kur isha nëpunës i Kryqit të Kuq të Zvicrës, te një pjesë e të rinjëve tanë refugjatë. Ndërkaq mos të flasim për teoritë e konspiracionit, që janë shtresuar qe një shekull e sa dhe çdo formë të kundërshtimit të pushtetit, çdo formë të trazirave të mundshme, qoftë në Prishtinë a Tiranë, madje edhe kur ato janë thjeshtë trazira me karakter të pastër social, i shohin si produkt të Serbisë. Në këtë kuadër, sidomos te një pjesë e bashkëveprimtarëve të mi të ilegales, vërej edhe një fenomen tjetër shtesë: maninë për ta krijuar palën kundërshtare, armiqë kujdestarë, edhe kur nuk ka fare nevojë!
Revolucionet, së paku kështu na mëson historia politike, nuk janë fenomene shoqërore që mund të krahasohen me skenarët e filmave të Hiq Kokut. Në krye të revolucioneve jo rrallë vijnë figura deri atëherë pothuajse anonime. Ato në ballë i nxjerr momenti, fryma e kohës, vet atomet e vetëdijësuara kombëtare, si do të shprehej Arbër Xhaferi, duke analizuar kriptoelitën tonë kombëtare dhe në veçanti shfaqjen e figurës së Adem Jasharit, si një Promethe i kohës sonë.
Në këtë ambient të kontaminuar nga amoraliteti politik, pjesë e të cilit proces kontaminues është edhe Milazim Krasniqi, hiq reagimeve të kufizuara në rrjetin social, nuk më rastisi të lexoj ndonjë reagim për të qenë ndaj kësaj gjuhe pështiruese të një kuaziprofesori, siç është MK. Kudo në rrethet progresive politike, ndërkaq gjithandej ku shoqëritë e civilizuara mëtojnë të ndërtojnë Shtetin e së drejtës, veprime të kësaj natyre, vlerësohen e cilësohen si vepra penale.
Ishin teoricienët nazistë ata që më së shumti i dhanë zjarrë frymës raciste, duke dërguar në Holokaust mbi 6 milion hebre…
Janë këta të ashtuquajtur teoricien të islamit radikal (përfaqësues i të cilëve ka kohë që promovohet MK), ata që po i pregatisin Kombit tonë katrahurën e llojit të vet.
Milazim Krasniqit me C do të ishte mirë t’jua kujtojmë edhe një fakt: sa bijë e bija të personaliteteve tona kanë pasur nënat pjesëtarë të kombësive tjera? Si do të silleshin kjo kategori me pinjollët e Sami Frashërit, Ismail Qemailit, Bekim Femiut, Ferid Muratit…
Le të kujtojmë vetëm një çast faktin se Iliri është njëkohësisht edhe nipi i Xheladin Dedës, njërit nga personalitetet e shkencës dhe mjekësisë sonë. Si specialisti më i njëhur i Spitalit të Prishtinës, ai gëzonte respekt të madh. Unë si fëmijë kam pas rast ta njoh, meqë ai si mjek i syve, ma ka operuar babain. Ai burrë fisnik ishte edhe njëri nga anëtarët e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimimn e Shqiptarëve. Me rastin e përvjetorit të 50-të të LRBSH vet Adem Demaçi ua kujtoj të pranishmëve këtë fakt, duke folur me pietet për personalitetin e Xheladin Dedës.
Pse këtë fakt Milazim K dhe gjithë horrat si ai, nuk e zënë në gojë fare?
E qartë, ngase ua përmbysë skenarët e agjitpropit politik që kanë në raport me protestat e studentëve dhe frymën që po inauguron ky revolucion i filluar tashmë i rinisë sonë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura