SADRI RAMABAJA: REFERENDUMI GREK – ZGJIM I DEMOKRACISË APO ‘QUO VADIS’ DEMOKRACI SOCIALE

Prishtinë, 05. 07. 2015 – Nga rezultatet e referendumit grek na ndajnë vetëm edhe pak orë. Vetëm edhe pak orë të kësaj ngjarje historike do të ndajnë epokën e zgjimit të demokracisë moderne nga ajo e varrimit të demokracisë sociale dhe inaugurimit triumfal të postdemokracisë. Qeverinë e Syriza-s mud ta akuzosh disi ngjashëm si atë të Nolit (1924) se nuk kishte një kurs të qartë kundruall të pasurve, shtresës së lartë që dominon ekonominë e vendit… Kjo qeveri mund të akuzohet edhe për faktin se nuk arriti dot të ndërtojë sistem të ri fiskal, përmes të cilit do të luftonte më qartë korrupcionin dhe do të arrinte të mbante në jetë shpresat reale për një ribërje të Shtetit etj.
Por,ata që duan ta shohin një orë e më parë Syrizën larg pushtetit, a kanë mundësi që t’ i prezantojnë popullit grek një alternativë politike reale?
Ky sistem politik që ishte dominuar në Greqi nga dy partitë pararendëse (qoftë ajo e djathta – Neu Demokratia, apo e e majta -PASOK-u), është ai që e solli Greqinë në këtë gjenndje; ato parti janë përgjegjëse përse Greqia sot i detyrohet kreditorëve të jashtëm këtë mal-miliardësh me borgje.
Natyrisht pa përgjegjësi, në këtë kuadër, nuk janë as kreditorët.
Demokraciasociale në sprovë
Referendumi i sotëm, duket se do të shërbejë si një lloj kurthe specifike, që do ta shpije popullin grek ose drejt përuljes, humbjes së dinjitetit (edhe njerëzor) të këtij dhe brezit që vjen, ose drejt daljes nga eurozona.
Po të isha unë sot grek, një grek nga ata që janë para kësaj dileme faktike, sigurisht që do të votoja me një JO të madhe.

Demokracisë kur i mungon përgjegjësia politike dhe solidariteti efektiv, shndërrohet në farsë. Të kuptuarit e demokracisë tashti narezulton si postulat qendror. Zëratkundër qeverisë greke sot, pavarësisht se nga vijnë, nga teknokratët dhe neoliberalët perendimor, avokatë të sistemitaktual bankar etj., apo nga të ashtuquajturit intelektual që u mbajnë ison me naivitetin më banal oligarkëve që po cenojnë rëndsistemin politik mbi të cilin është ngritur BE-ja si strukturë e së ardhmes evropiane, që të gjithë tok, në esencë na rezultojnë si cenuesit e demokracisë sociale dhe vlerave mbi të cilën ajo është ngritur për këto gjashtë dekada në kontinentin e vjetër.
Liria, drejtësia dhe solidariteti – janë vlerat bazë të demokracisë sociale – përbëjnë pikënisjen drejt saj.1
Nëse përcjellim me vëmendje reagimet pro dhe kundër referendumit në Greqi, gjithësesi se ata që me kohë ishin përcaktuar për ta luftuar qeverinë aktuale greke, ishin përshëndetur nga elementet bazike të mendimit teorik mbi demokracinë sociale të Tomas Majerit (Thomas Meyer).
„Demokracia sociale – në esencë do të duhej të përmbante premtimin se “pjesë e demokracisë është gjithmonë edhe ajo që në një shoqëri demokracia duhet shfrytëzuar nga të gjithë dhe duhet të jetë e ekuilibruar nga ana sociale.”2
Apo ndodhë kjo në Greqinë fqinje, por edhe githandej në hapësirën e Evropës Juglindore? Përse termit “ekonomi sociale e tregut” neoliberalët gjithandej po ia largojnë boshtin e saj, që ndërlidhet me trinomin mbi të cilin është ngritur bazamenti i shoqërisë moderne evropiane – elementin që e bën të cilësohet shoqërinë tonë si “ekonomi sociale e tregut”, duke e shndërruar atë në ekonomi tregu?
Pozicionimi politik
Ata që këto kohët e fundit janë marrë me dramën greke, pa hetuseshëm, de facto, janë pozicionuar ose në mbështetje të vlerave bazë të lirisë, barazisë dhe solidaritetit, duke përfytyruar ose jo modelet e ndryshme shoqërore (liberalizmin,konservatorizmin, socializmin/demokracinë sociale) në jetënshoqërore reale, ose vazhdojnë të jenë përrallaxhi të llojit tëvetë, siç do t’ i cilsonte Ukshin Hoti. Thomas Meyer-i duke krahasuar të dhënat empirike të vendeve të ndryshme të demokracive liberale, në studimin e tij themelor, sjell pesë shembuj që paraqesin shkallë të ndryshme të realizimit të demokracisë sociale:
•SHBA-tësi një vend i karakterizuar në linjat bazë pothuajse silibertarian me vetëm pak elementëqë realizojnë demokracinë sociale;
• Britania e Madhe si demokraci sociale me mbështetje të ulët;
• Gjermania si demokraci sociale me mbështetje të nivelit të mesëm;
• Japonia, e cila edhe pse në shumë fusha nuk është e krahasueshmeme botën
perëndimore,mund të klasifikohet si demokraci sociale me mbështetje të nivelittë
mesëm;
• Suediasi demokraci sociale me mbështetje të nivelit të lartë.3
Duke analizuar këto modele, duket se qeveria greke, tek mëtoj të jetë një lloj kambane e zgjimit demokratik, pretendoj njëkohësisht të ruaj e thelloj tipin e demokracisë sociale suedeze, por fare lehtë mud të shndërrohet në një viktimë të llojit të vet, që ne shqiptarëve na kujton Qeverinë e priftit erudit ,Theofan Stilian Nolit dhe Revolucionin demokratik të qershorit të vitit 1924, që nga studjuesi i njohur Arben Puto me të drejtë do të cilësohet si “demokraci e rrethuar”.
Humbja e legjitimitetit të përfaqësuesve politik po ngjet para syve tanë. Ata dhe institucionet që e shenjojnë sistemin tonë politik (Parlamenti, Qeveria, Banka Qendrore…), gjithnjë e më shumë, po reagojnë në mbrojtje të interesave të grupeve që janë model isistemit postdemokrat, sipas C.Croch-it. Mbrojtja e interesit publik, mënyrës së rishpërndarjes të të mirave materiale në dobi të publikës etj., mbrojtja e statusit socioekonomik kredibil, si garant i mirëqenies dhe jetës së dinjitetshme të qytetarëve, tashti vihet në peshojë, jo vetëm në Greqi.
Njëra nga tezat qendrore të diskursit politik aktual mbi “Postdemokracinë” është se, demokracia moderne është shndërruar tashmë në një fasadë e parimeve të demokracisë formale që po kontrollohet nga elitat eprivilegjuara.4
Nga rezultatet e referendumit grek të 5 korrikut, na ndajnë vetëm edhe pak orë. Vetëm edhe pak orë të kësaj ngjarje historike do të ndajnë epokën e zgjimit të demokracisë moderne nga ajo e varrimit të demokraci sociale dhe inaugurimit triumfal të postdemokracisë, të tipit të Colin Crouch-it, politologut tënjohur anglez që i dha emër kësaj epoke në lindje.
____________________________

1 Tobias Gombert (e të tjerë), AKADEMIA PËR DEMOKRACI SOCIALE Bazat e Demokracisë
Sociale, FES, Bon, 2009, f. 8
2 Po aty, f 110
3 Po aty, f. 111
4 http://www.bpb.de/apuz/33565/postdemokratie-und-die-zunehmende-entpolitisierung-essay

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura