SAIMIR LOLJA: TË MIRAT E RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Pashtriku.org, 17. 01. 2014 – Një coptim me forcë lind një qëllim të përhershëm. Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria? A mund të ecë, të këndojë, të buzëqeshë normalisht një trup i gjymtuar, një Shqipëri e mbajtur e ndarë me forcë? A do të nëpërkëmbej një Shqipëri natyrale? A do të sillte bashkimi një shtet siç e dëshiron një shqiptar i sinqertë? A do të bëheshin shqiptarët mëpastaj një forcë udhëheqëse, ndriçuese dhe edukuese në rajon?
– A do të formohej një hapësirë e madhe shqiptare në tregti, industri, bujqësi, energji, financë, ndërtim, burime natyrore, punësime, shkollim dhe shkencë, botime letrare dhe shkencore, sport, art, arsim dhe trashëgimi?
– A do të krijoheshin vepra të mëdha industriale, kulturore, krijuese, ndërtimore, artistike, botuese, muzikore, ideore, letrare dhe ushtarake?

– Kush nuk do ta dëshironte Shqipërinë e Ribashkuar?! –

– A do dilnin skuadrat sportive shqiptare kampion bote?
– A do të rritej fuqia e forca për të mbrojtur vetveten dhe trashëgiminë kulturore?
– A do të arrihej mëpastaj pavarësia e plotë shqiptare, një shtet i qartë politikisht shqiptar dhe jo një plaçkë lufte për të tjerët?
– A do të përballoheshin si duhet në të ardhmen sfidat ndërshtetërore ekonomike, ideore, ambjentale dhe ushtarake?
– A do kishte një ushtri cilësore dhe të respektueshme tokësore, ajrore dhe detare?
– A do të përshkelej dhe grabitej Shqipëria e coptuar si deri më tani?
– A do të ndëgjohej fjala shqipe përreth?
– A do ta donte dhe nderonte më shumë vetveten shqiptari dhe si rrjedhim do të nderohej më shumë prej të tjerëve?
– A do të kërkonte shqiptari cilësi më të lartë jetese, mendimi, shkollimi, shërbimi, kushtesh pune dhe ambjenti?
– A do të harmonizohej ushqimi dhe punësimi i popullatës me tërë hapësirat shqiptare të bashkuara?
– A do të kishte çmime më të ulta për blerësin vendas për shkak të një tregu të madh të lirë?
– A do të krijohej një treg i brendshëm turitisk që do gjallëronte çdo cep të vendit?
– A do të ruhej akoma më shumë ambjenti dhe natyra shqiptare?
– A do të riemëroheshin në Shqip emërtimet vendore jo-shqipe?
– A është ribashkimi shqiptar shembull i vazhdueshëm i harmonisë dhe i nevojshëm për bashkimin e tanishëm europian?
– A shkon ribashkimi shqiptar në paralel me atë europian?
– A do jetë harmonia e gjithanshme e ribashkimit shqiptar një shembull udhëheqës për rajonin e Europës Juglindore dhe kështu një faktor themelor i paqes në këtë rajon dhe tërë Europën?
– A do të krijoheshin instituticione fetare me qendër e kontroll kombëtar, në gjuhë shqipe, besnike ndaj kombit tonë, me qëllime dhe ide shqiptare, me para të qarkulluara brenda ambjentit shqiptar?
– A do të zbulohej dhe ruhej akoma më shumë trashëgima e kulturës së lashtë arbërore?
– A do të krijohej ambjenti për lulëzim më të sipërm të mendimit të lirë shqiptar, krahasimit të ideve dhe thellimit të zgjuarsisë?
– A do të investohej dhe nderohej më shumë shkolla shqiptare?
– A do të krijohej një qëllim i madh kombëtar ku shqiptarët e shpërndarë nëpër botë të sillnin përvojat e tyre përparuese dhe zhvilluese?
– A do të kërkonte një Shqipëri e ribashkuar më shumë investime, rrugë, ndërmarrje ekonomike, banka dhe institute profesionale?
– A do kishte më shumë qarkullim të lirë monetar dhe si rrjedhim më shumë zhvillim?
– A do të krijoheshin më shumë ndërmarrje shërbimi dhe njërëzit do t’i plotësonin nevojat më shpejt, me lehtë e më lirë?
– A do të shkruheshin ligje të respektueshme dhe të zbatueshme?
– A do të lidheshin e ndërlidheshin akoma më shumë me të gjitha mjetet e mënyrat tërë rajonet shqiptare?
– A do të jetonin njerëzit më mirë, me më shumë të ardhura?
– A do të kishte prodhim industrial, bujqësor dhe ideor shqiptar më të madh e me cilësi më të lartë?
– A do të shpërndaheshin më mirë të mirat materiale të vendit?
– A do shijoheshin më shumë ujrat e pijshëm arbërorë?
-A do kishte një shërbim shëndetsor të lavdëruar prej të gjithëve?
– A do të forcohej dhe përhapej më shumë gjuha shqipe-arbërore e folur dhe e shkruar?
– A do të shihej më kjartë se sa e pasur dhe shprehëse është gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Europë dhe Mesdhe?
– A do të ngjiteshin idetë shqiptare akoma më lart duke i shërbyer akoma më shumë harmonisë së brendshme shqiptare dhe rajoneve përqark?
– A do të ruhej raca dhe trashëgimia familjare shqiptare-arbërore?
– A do të forcohej edukimi familjar, qytetar dhe kombëtar nëpërmjet një respekti shoqëror të gjithanshëm?
– A do të përfshiheshin më shumë në këtë përparim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik shqiptar edhe pakicat e tjera kombëtare?
– A do ta ndriçonte akoma më shumë shqiptari shpirtin dhe trashëgiminë e tij?
– A do ta ndjenin njërëzit se respekti ndaj interesit të përbashkët jep forcë të gjithanshme për më shumë dhe për të mirën e të gjithëve?
– A do të sigurohej shumë më mirë qenia shqiptare dhe do të shpëtoheshin edhe pjesët e rrezikuara të saja?
– A do të rritej kujdesi për bashkësitë shqiptare më banim jashtë kufinjve?
– A do të zgjoheshin shqiptarët e vetëharruar apo të vetmuar në dhe të huaj kur lavdia arbërore të rrezatonte në të gjitha drejtimet?
– A do ta njihnin shqiptarët më shumë njëri tjetrin?
– A do ta ndanin shqiptarët më shumë punën dhe prodhimin mes vedi?
– A do të thellohej akoma më shumë bashkimi shqiptar?
– A do sillte kështu bashkimi fuqinë dhe çudinë?

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura