SEJDI GEGA: XHAVIT B.BAJRAKTARI DHE FETAH A.GEGA – DY AKTIVISTË TË HERSHËM TË ҪËSHTJES KOMBËTARE – QË RANË DËSHMORË MË 2 MAJ 1999

Winterthur, 2 maj 2017: Sot, në 18 vjetorin e rënjes heroike të dy ushtarëve të UÇK-së, Xhavit Bajraktarit (1963) dhe Fetah Gegës (1964), kujtimi për ta na vjenë me dhembje të madhe dhe krenari të lartë. Ata, bashkë me mijëra vajza e djem të UÇK-së, që dhanë jetën për liri të Kosovës dhe bashkim të trojeve shqiptare, janë në themelet mbi të cilat qëndron shteti i Kosovës.
Në natën e 2 maji 1999, afër aksit rrugor Shirokë-Prizren, bien në altarin e lirisë Xhavit Baftjar Bajraktari dhe Fetah Ahmet Gega, ndërsa plagosen, Vahid Jashari dhe Murat Kodra. Këtu heshtën një pjesë të jetës dhe filluan pjesën tjetër të jetës më kuptimplote – Pavdeksinë. Duke ia dhën dinjitetin popullit e Kombit, hyn në brendin e Tempullit që është i banuar nga njerëzit e mëdhenjë, ata që shijojnë Lavdinë Supreme, pra Lavdin pas vdekjes.
Prandaj, Lumturia e tyre qëndron, në shpirtin dhe në pasurinë e tyre shpirtërore, gjurmët e së cilës, të ruajtur në vepra, do të meritojnë admirimin e shekujve që do të vijnë. Lavdia pas rënjes heroike e merr, pra vlerën e saj nga meritat për të cilat fitohet dhe në aty gjen çmimin e vetë.
Nuk e ka gjithkush një fat të tillë!
Që nga viti 1981 e deri në demonstratat gjithëpopullore 1989/1990 Xahviti dhe Fetahu ishin në mesin e organizatorëve dhe në ballë të demonstruesve, me kërkesën Kosova Republikë.
Edhe pas viti 1990 Xhaviti me Fetahun nuk e ndalin aktivitetin ilegal patriotik në kuadër të LPK-së. Dhanë një kontribut të madh moral dhe financiar në aktivitetin ilegal, individualisht dhe familjarisht, në formimin e radhëve të para të rezistencës aktive ushtarake.

Xhaviti shquhej në mesin e shokëve edhe për aktivitete kulturore. Ai me zërin e tij melodik këndonte bukur, i binte kitarës dhe recitonte.
Duke shfletuar vitet në kujtesën time…
Krismat e lirës në Drenicë e Kosovë, Xhavitin dhe Fetahun i gjenë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare në Anadrin, në istikamet e fushëbetejave,së pari në Zonën e Pashtrikut, krahë për krahë me Fehmi Lladrovcin, Ismet Jasharin (Komandat Kumanovën), Gafurr Elshanin, komandat Gurin, Fatmir Limën, Hysen Gegën, Shefki Muqën, Ilaz Kadollin, Rexhep Bugarin, Feim Balën, Mehmet Balën, Isuf Krasniqin, Shemsedin Sadik Gegën, Fazli, Fadil e Hadil Hasan Gegën, Vaid Adem Gegën, Sabit Gashin,Habib Elshanin, Xhemajli Rexhën, Kadri Kokollarin, Besim Baraliun e Nezir Kryeziun etj. Së bashku formojnë pikën ushtarake “Çeliku 50″ në fshatin Dobërdelan të Therandës.
Në këtë luftë Fetahu dhe Xhaviti po dëshmonin se nuk ishin ushtarë të rastit, po, të edukuar, të ndërtuar dhe të kalitur qysh herët kombëtarisht, zotëronin cilësit që u dha atyre lavdinë dhe fatin që mundën t’i zhvillojnë ato në shërbim të lirisë së atdheut. Atyre ju dha mundësia për të luftuar për lirin e vendit, për të cilën ata ushtruan atë art, për të cilën paten dashurinë dhe në cilën gjetën kënaqësinë, meqë vetëm veprat që dalin nga këto ndjenja mbërrijnë tek liria dhe ardhmëria e një shoqërie.
Meqë Xhaviti kishte përvojë në ilegalitet, e njihte terenin mirë deri në kufi të Shqipërisë, kishte përgatitje fizike dhe guximin, në verën e vitit 1998 angazhohet në sektorin e Logjistikës. Për nevoja të luftës dhe për armatim, ai, së bashku me Fetahun dhe bashkëluftëtarët e tij, kalon kufirin dhjetra herë nëpër Pashtrik dhe sjell armatim, jo vetëm për zonën e Pashtrikut, por edhe për Drenicën, Llapin e tërë Kosovën.
Fetah Ahmet Gega, daljen zyrtare të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e priti dhe e përjetoi me një kënaqësi dhe pasion të veçantë, ai me përkushtimin më të madhë mbështeti UÇK-së edhe finaciarisht nga mërgimi. Fetahu ishte aktivisti i parë në Austri që dha për Fondin „Vendlindja thërret“, në nëntor 1996 deri sa ishin si aktivistë të LPK-së dhe Fondit,me Fehmi Lladrovcin dhe Murat Bytyqin në Austri.
Bashkëluftëtari i tij i pandashëm, Sabit Gashi do të thotë: Fetahun do ta hasin në të gjitha istikamet, sa në Studençan, sa në Pagarush, sa në Budakovë, sa në Malishevë, sa në grykën e Carralevës, sa në grykën e Llaposhniku etj. Ai shkëlqeu në fushat e betejës me Ismet Jasharin, Komandat Gurin, Isuf Krasniqin, Vaid Jasharin etj.Ishte ndër të parët kundër çdo sulmi dhe ndër të parët në aksion deri në ramjen e tij së bashku me Xhavit Bajraktarin, me 2 maj 1999 në Shirokë të Therandës….
Xhaviti dhe Fetahu do t’i sqarojnë prindërit e tyre dhe shoqet e jetës (gratë), për të marrë edhe pëlqimin dhe bekimin e tyre, meqë nuk do të ishin vetëm të tyre, por pjesëtarë të ardhave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sqarojnë edhe shoqët e jetës, Xhaviti – Meritën dhe Fetahu – Zenijen: “Jemi në luftë dhe duhet të mbrojmë shqiptarinë, të çlirojmë vendin.Mund të ndodhin edhe të papritura, për të cilat ne nuk friksohemi. Do të jemi krenar nëse shënojmë suksese dhe ju të bëhëni trimeresha dhe t’i rritni shpresat tona, fëmijët”.
Në prill të vitit 1999, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Bajraktari emërohet zëvendësshef i zbulimit dhe kundër-zbulimit (ZKZ) për Zonën Operative të Pashtrikut.
Në shtator të vitit 1998, Fetahu me bashkëluftëtarë, riorganizon njësitet ushtarake të rrethinës së Therandës dhe me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës emërohet komandant Toge i Njësisë Speciale.
Në tetor të vitit 1998, Fetah Gega, Sabit Gashi, Shefki Hoda, Xhavit Bajraktari, Vahid Jashari e luftëtarë të tjerë, kryejnë sulm mbi forcat serbe në vendin e quajtur Bunari i’Vehapit, në fshatin Samadrexhë. Një sulm tjetër të befasishëm Fetahu me njësitin e tij diversant e ndërmerr edhe në vendin e quajtur te Ura e Reshtanit, në fillim të nëntorit të po atij viti, ku në shenjë hakmarrjeje për luftëtarin e mirënjohur Xhelal Hajda ”Toni“ dhe bashkëluftëtarin e tij Selajdin Mullabazi “Mici”, shpartallon në befasi postbllokun serb në Reshtan, njërën ndër pikat më të fortifikuara të ushtrisë okupatore në ato anë. Për asgjësimin e atij postblloku famëkeq, urdhri ishte dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Xhaviti ka lënë pas vetes bashkëshortën, Meritën dhe fëmijët,Edonën, Lumbardhin dhe Endritin.
Fetahu ka lën pas vetes bashkshortën, Zenijen dhe fëmijët, Çlirimin, Fitimin dhe Fetahun (Tushin), i cili ka lindur pas rënjes së Fetahut.
Në ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,më 7 mars 2017, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Xhavit Baftjar Bajraktarin dhe Fetah Ahmet Gegën, me urdhrin “Hero i Kosovës”, për meritat e veçanta dhe veprat e trimërisë dhe sakrifices në luftën e UÇK-së,
Lavdi Xhavitit e Fetahut!
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!
Winterthur, 2 maj 2017

________________
Për ty flamur i vatanit, po rrah zemra e Studençanit

Për ty flamur i Shqipërisë
Që vetë zoti të ka stolisë.
Për ty, o ma i bukur i gjithësisë
O simbol yni i lirisë

E dha jetën o për vatanin
Fetah Gega i Stdençanit.

Për ty flamur ynë kombëtar
Që në zemër të ka çdo shqiptar.
Për ty që në ball qëndrove
Eçdo luftë e fitove

E dha jetën o për vatanin
Fetah Gega i Studençanit.

Për ty o flamur legjendar
Që gjithmonë ishe krenar
Për ty o simbol i Shqiptarit
Që je i pastër si rreze ari

E dha jetën o për vatanin
Fetah Gega i Studençanit.

Për ty o flamur i Shqiptarisë
Që vetë zoti të ka Bekue
Për ty flamur i lirisë
Që gjithë shqiparët i ke bashkuar

E dha jetën o për vatanin
Fetah Gega i Studençanit.

Shëngjin, Maj 1999,
Publicisti, Marçel Laçaj
__________
Per ty Flamuri kuq e zi po rrahë zemra e nji djali të ri

Kushtuar Xhavit Baftjar Bajraktarit
Një këngëtari seç ju ndalë kënga
Një atdhetari seç i pushojë zemra
Një Gitarë rri varur në murë
Gishtatë e Xhavititë s`do e prekin kurrë
Si i ri në ballë të stuhisë
ishe yll,lule e djalërisë
Për ty Flamuri kuq e zi
seç rrehë zemra e nji djali të ri
Për Liri e bashkim Kombëtarë
thërriste koha luftëtarë
Si i ri në ballë të stuhisë
Xhavit Bajraktari lule e djalërisë

Ndër të parët luftëtarë
Ish Xhaviti sytë zjarrë
pushka në dorë seq i vringëllinë
pranë Fetah Gegën si vetëtimë
Si i ri në ballë të stuhisë
ishe yll,lule e djalërisë

Nisë e fletë Muharrem Dina
ishin shqipe ,thotë, këta trima
nuk kanë pyet nga vjenë rreziku
në përleshje me armikun
Si i ri në ballë të stuhisë
Xhavit Bajraktari lule e djalërisë
E bën vdekjen si me le
dhimbje të madhe lanë ndër ne .
Një këngëtari seç ju ndalë kënga

Një luftëtari seç i pushojë zemra….
L A V D I !
Murat Bytyqi
30 prill 2017 Fribourg /CH

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura