SHBA’të DHE ALEATËT E SAJ PAJISIN GRUPET TERRORISTE ME ARMË TË SOFISTIKUARA!

Pashtriku.org, 6. 12. 2016: Burimet informative njoftojnë se Kongresi amerikan ka lejuar pajisjen e kryengritësve sirianë me sisteme anti-ajrore dhe armatime të sofistikuara amerikane. Me anë të këtij vendimi, qeveria e ardhshme amerikane e Donlad Trump lejohet që ajo të pajisë kryengritësit sirianë me sistemeve të sofistikuara anti-ajrore si raketahedhës.
Terroristët në Siri për të sulmuar dhe qëlluar avionët luftarakë të Sirisë janë pajisur me raketahedhëse të lëvizshme tokë-ajër të tipit (9K32 Strela-2). Pajisja e grupeve terroriste me të tilla raketahedhës tregon për faktin se Amerika ka ulur kufizimet e saj për pajisjen e kryengritësve të armatosur në Siri. Përveç kësaj Amerika u ka dhënë dritën jeshile aleatëve të saj rajonalë që të pajisin kryengritësit sirianë nëpërmjet territorit të Jordanisë dhe Turqisë. Një prej burimeve të grupeve terroriste në Siri, në muajin shtator njoftoi se Amerika ka rënë dakord me Arabinë Saudite dhe Katarin për rinisjen e dërgimit të armatimeve për grupet kryengritëse të qeverisë siriane. Agjencia Reuters ka njoftuar se Barack Obama duke reaguar ndaj sulmeve të forcave ruse dhe atyre siriane për rimarrjen e qytetit Alepo, ka anuluar urdhrin që ndalonte dërgimin e raketave për kryengritësit e armatosur dhe terroristët në Siri. Vendet perëndimore dhe mbështetësit e kryengritësve me në krye Amerikën janë të interesuar që të pajisin kryengritësit me armë të sofistikuara dhe të japin mbështetje logjistike.

Burimet informative njoftojnë se vendet arabe si Arabia Saudite , Katari dhe EBA vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre për grupet terroriste në Siri duke blerë raketa të sofistikuara nga perëndimi dhe duke ua dorëzuar ato terroristëve. Opozitarët e armatosur sirianë kanë deklaruar se vendet përkrahëse të tyre u kanë dhënë atyre një numër të madh të raketave Grad. Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se burimet informative të opozitarëve të armatosur sirianë kanë thënë se raketat Grad u janë dërguar atyre pas fillimit të sulmit të ushtrisë së Sirisë në Alepo dhe këto raketa do të përdoren në Alepo, Hamah dhe në rajonet bregdetare të Sirisë.
Ndërkohë një prej krerëve të grupit terrorist Fronti Nusra i quajtur Abulaziz së fundi ka pohuar se Amerika është mbështetëse e këtij grupi. Ai gjatë një interviste me një gazetë gjermane ka pohuar mbështetjen e Amerikës ndaj këtij grupi terrorist dhe ka thënë: Fronti Nusra që tani quhet “Fronti për Çlirimin e Shamit”, burimet financiare i merr nga Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti, ndërsa tanket dhe pajisjet e tjera luftarake i siguron nga Libia nëpërmjet territorit të Turqisë”. Me të tilla qëndrime dhe ndihma në armatime që Amerika u jep terroristëve në Siri, tregohet qartë se Uashingtoni nuk hedh asnjë hap në drejtim të zgjidhjes politike të krizës në Siri./epavarura-PT/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura