SHEMSIE ELSHANI: PËRSE BREZI IM E DESHTI ENVER HOXHËN?!

Bern, 03. 09. 2015: (Leter miqeve te mi ne Shqiperine e “brendshme”) Me miqte e mi ne Shqiperine e brendshme, siç e quan Agolli, me te cilet na perputhet mendimi, ndodhin edhe keqkuptime. Kjo, per shkak te pikepamjeve ne raport me personalitetin e Enver Hoxhes. Ne ne Kosove Enver Hoxhen e personifikonim me Shqiperine ,me shtetin ame, nga i cili na kishin ndare dhunshem e me te cilin donim te bashkoheshim. Kendej kufirit ne njihnim jeten tone te varfer, te organizuar ne klane familjare, ku respektohej autoriteti i me te madhit, e qe per ne te rinjet nuk kishte liri zgjedhjeje pos t`i nenshtroheshim ketij autoriteti.
Nepermes TVSH-se andej kufirit shihnim nje jete tjeter, te ciles i kendohej me dashuri, shihnim çerdhe e kopshte femijesh, gra qe pjeknin buken e qe merrnin çmime ne art, kulture e shkence. Shihnim filma qe i kushtoheshin njeriut te ri. Percillnim festivale kengesh, ku i kendohej femijes se pare, po edhe puthjes se pare. Kete nivel jete, te ne e gezonin vetem serbet dhe nje shtrese e holle e shqiptareve te cilet kishin arritur te shkolloheshin dhe punesoheshin, por qe nuk arrinin dot te beheshin model per masat e gjera. Qe atehere e ndjeva, qe njeriu ka nevoje per kulturen e vete, e jo per nje kulture te huaj. Kjo nuk i interesonte politikes zyrtare te Jugosllavise se asaj kohe, qellimi i se ciles nuk ishte te na afronte me kulturen tone, por perkundrazi te na tehuajsonte sa me shume. Asaj nuk i konvenonte te emancipohej dhe zhvillohej i tere populli shqiptar ne Kosove, prandaj priviligjoi vetem nje shtrese te shqiptareve nga te cilet ajo kishte perfitimet e veta, te ruajtjes se vellezerim – bashkimit.

Deri vone kam menduar qe kjo shtrese njerezish, te cilet gezuan privilegjet e nje jete te mire, me vende te mira te punes, me bursa studimi per femijet e me pushime verore te organizuara, do te prodhoj megjithate njerez te formuar e qytetare te denje, te cilet duke qene me afer dijeve dhe informacionit, nje dite do te ktheheshin per te ndihmuar popullin e vete, bazen nga gjiri i te cilit kishin dalur.
Te pakte, shume te pakte qene ata te cilet sakrifikuan keto privilegje, dhe pa dyshim nder keta ishte Ukshin Hoti, i cili jo rastesisht qe nga viti 81 perkrahu kerkesen e studentave per Republike, u bashkua me ata, i mbrojti ata fuqishem, u burgos, u sakrifikua dhe u vetmohua deri ne zhdukje totale. Ne kete gjendje, pa mbeshtetje shtresa e gjere e popullit, kishte ngelur prapa, jashte procesit shoqeror, e pa integruar dhe me raporte te pashthurura patriarkale, tamam si ne feudalizem.
Me hapjen e Universitetit ne Prishtine, filluam te shkollohemi ne mase te ndjeshme. Ky shkollim ndikoi jo vetem ne ndryshimin e sistemit te vlerave por edhe ne rritjen e nevojave tona kulturore te cilat tashme nuk arrinim t`i plotesonim me ato qe na servohej nga Beogradi. Ne si popull nuk kishim kurre mundesi te nominonim vlerat, aq me pak ato politike. Ato na vinin nga larte dhe natyrisht per te qene lart ne kete piramide, duhej ti pershtateshe politikes se Beogradit.
Si pasoje lindi letersia dhe veprimtaria ilegale e disa dhjetra grupeve, qe prodhuan Pranveren historike te vitit 1981, vit ky qe sipas Ukshin Hotit u cilesua si viti me kualitativ ne jeten politike te shqiptareve te Kosoves. Ishte viti 1981 ai qe promovoi kthesen qe solli me pas ne skene UÇK – ne. Pos kesaj, viti 81 njihet edhe si viti i diferencimit ideopolitik, me zbatimin e te cilit politika jugosllave ndau popullin edhe ashtu te varfer te Kosoves ne dy pjese: Ne demostrues, dhe ne denues te tyre. Kjo ndarje megjithate nuk vleu per Milloshevicin, i cili gjate luftes ne Kosove nuk i kurseu as te paret as te dytet.
Ne vendlindjen time ne Therande Serbia vrau njesoj te gjithe, sidomos familje te cilat perfaqesonin vlere. Duke vrare keshtu tentoi te shkaterroj strukturen e familjes, qofte asaj fshatare apo asaj qytetare, ne menyre qe jeten ne Kosove ta kthej prapa, drejt regresit. Ajo qe dua te them megjithate eshte, qe, njesoj si ata te cilet perqafuan ideologjine e Titos, e poashtu edhe ata te cilet perqafuan ideologjine e Enverit, ishin rezultat i rrethanave te krijuara politike. Rendesi per mua ka qe si te paret, ashtu edhe te dytet, nuk arriten qe te zhvillohen aq sa te marrin pergjegjesite e kohes. Te paret mbase per shkak te ecjes se tyre ne nje rruge jo natyrore – jo shqiptare, ne ate sllave dhe sipas Erich Fromm nje rruge e tille qe nuk bazohet ne natyren njerezore nuk con ne zhvillimin e njeriut, por vetem te plotesimi i kerkesave subjektive, realizimi i te cilave con ne marrjen e ca kenaqesive kalimtare.
Nderkaq me mire nuk qendrojme as ne te cilet u rreshtuam pas Enverit. Vrasjet, burgosjet e veprimtareve te denje, te afte per te avancuar ceshtjen, e dobesuan shume rezistencen dhe luften tone drejt lirise. Ndjekjet, bastisjet, izolimet e diferencimet e vazhdueshme, jeta e rende dhe e veshtire, penguan dukshem, rrugetimin tone drejt jetesimit te Reublikes, te cilen e gjakuam. Perkunder kesaj, ishte brezi im ai qe rriti dashurine per Atdheun. Permes asaj qe shihnim ne TVSH, une arrita t’i mesoj tere filmat permendesh, t’i njoh te gjithe aktoret e brezit te arte te kinematografise shqiptare. Ata aktore te mire, ata filma te realizuar, ishte e pamundur te mos i mbaja ne mendje.
Ne vitin 2011 takova Liri Lushin, ketu ne Zvicer, ne nje manifestim me rastin e 30 vjetorit te demonstratave te vitit ’81. U befasua shume kur i recitova fjalet e rolit te Shotes. Festivalet e kenges se lehte, po edhe ate te Folklorit ne Gjirokaster, i dija permendesh. Te gjitha keto ndikuan te une te krijohem ndryshe, te formohem ndryshe, madje jo vetem une, edhe shoqet e mija, edhe shoket e mi te brezit tim ishin keshtu. Sot shoqet nga Shqiperia, pas pervojave te shumta me kosovaret, kane arritur te shohin ndryshimin ne sjellje, ne nivel kulturor, ne menyren e jeteses, e ne teresi ne mentalitet.
Andaj perkunder faktit qe gjerat atje (ne Shqiperi) nuk jane me se miri ose si do te duhej te ishin, ne krahasim me Kosoven, jane shume me para. Dhe une sot mund te beje debat te barabarte, te inkuadrohem ne jeten e tyre shoqerore e politike, te mos dalloj ne koncepte e ne perceptim fenomenesh, fale asaj dashurie qe kisha per Enverin. Une juve qe nuk e deshet Enverin ju kuptoj pse nuk e deshet, por, ju lutem shume, me kuptoni edhe ju mua, e brezin tim, se perse e deshem ate…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura