SHEMSIJE ELSHANI: PATRIARKATI ËSHTË KRIM QË NUK E FALË!

Bern, 2. 9. 2016: (“Pse ta respektoja une nenen time, kur askush ne familje nuk e respektonte…” – Sarter) – Ne familjen patriarkale, femijen e rrit patriarkati. Si do te behet ai, varet nga pozicioni i dy prinderve bashke, dhe veç e veç ndaj patriarkatit.
a. Nese pozicioni i babait te femijes eshte zero ne patriarkat, ndersa nena nuk ka ndonje personalitet te formuar, por identifikohet me bashkshortin, (siç behet normalisht te ne), femija, sidomos nese eshte djalë, do te trajtohet, me sa vijon:
1. Njesoj si prinderit, do te diskriminohet edhe ai ne krahasim me femijet e djalit tjeter te preferuar nga pushteti patriarkal.
2. Do te pervetesohet nga pushteti, ndersa prinderit do te funksionojne si baba dhe nene per femijen e tyre, veç sa lejon pushteti patriarkal.
b. Nese nena megjithate ka personalitetin e vet dhe hidhet kunder pushtetit per te mbrojtur femijen nga ky pervetesim pervers, do te perjetoj tmerr te vertete, sepse ne mes eshte bashkshorti i cili nuk e ka zgjidhur problemin e familjes se vet. Ndersa nena eshte shume e dobet per te luftuar nje organizim te tille mafioz.

Dhe sa me e vetedijshme, me e forte dhe me e arsimuar “nusja” – nena, aq me e rrepte behet lufta per djalin e saj, i cili padrejtesisht shkyhet ne mes asaj (nenes) dhe pushtetit, i cili ne te shumten e rasteve i besohet gjyshes.
Pjestaret e tjere te familjes, madje edhe kushurinjet e farefisi i larget te rritur ne kete fryme, i neshtrohen pa veshtiresi ketyre rregullave te pashkruara. Keshtu, shume shpejt, nusja e shkolluar fillon te shikohet si armik ne familje dhe ne rreth (edhe pse ne anen tjeter ka nje lakmi xhelozie te tmerrshme ndaj saj).
c. Rasti me i veshtire megjithate eshte kur babai eshte pjese e pushtetit, apo vete pushteti, dhe femijes se vete i imponon per nene – nenen e vet (gjyshen e femijes), ndersa i mohon nenen e tij. Keta femije “më nëna” i konsiderojne gjyshet sesa nenat e veta.
Si do te zhvillohen ngjarjet me tutje?
Ne rastin e pare, nese patriarkati nuk tregon interes ndaj femijes se saj (nenes), ka nje perparesi megjithate, sepse do te zhvillohet nje lidhje dytësore nen pushtet, ku nena dhe femija do te lihen te lire te lidhen bashke.
Ne rastin e dyte, kur femija pervetesohet nga patriarkati, pa bashkpunimin apo me bashkpunimin e babait, ka mundesi qe heret, apo vone, femija, ti kthehet lidhjes primare – nenes, kunder te ciles e kane perdorur, dhe edhe pse do ta doj me shpirt ate, nuk do te munde ta respektoj, sepse kete mundesi ia mori patriarkati. Ndersa ata qe e manipuluan kunder saj do ti urrej, dhe kjo urrejtje perben bazen e nenshtrimit te ketyre femijeve ndaj patriarkatit, i cili nuk do ti le te lire edhe kur te rriten. Ndersa ka shume mundesi qe me nenen te mos arrine te formojne kurre nje lidhje te shendoshe. Kjo nyje e formuar keshtu, do ti pengoj femijes ne zhvillimin e metutjeshem, ndersa nena e cila i ka mjetet per ta bere kete, mjerisht nuk ka autoritet më, ate ia kane djegur shume heret. Nje femije intelegjent rrezikon te bije ne depresion, nga paaftesia per ta kapercyer kete ngerq, pos nese zhvillon forca te reja individuale.
Ka megjithate raste kur nena eshte lart ne patriarkat, si identifikim i burrit, ose si aleate e pushtetit, por kunder burrit. Me ardhjen ne jete te femijes, sidomos djalit, nenat e tilla e forcojne edhe me shume pozicionin e vet ne patriarkat. Jane keto raste kur nenat i manipulojne femijet e tyre kunder pjesetareve te tjere te familjes, sidomos atyre qe kane kundershtuar patriarkatin, apo ndodhen ne anen e kundert te fushebetejes, e ndonjehere edhe kunder vete baballarve.
Ne keto raste ka shume mundesi qe femija te ngeli tere jeten i varur nga nena, duke krijuar me te nje raport te varur emocional, neurotik. Ne te ardhmen mundet edhe qe ta urrej ate, apo te zhvillohet dhe te çlirohet komplet prej kesaj varesie.
Përfundim
Dashuria ne mes nenes dhe femijes eshte dashuria e pare. Te nderhyhet ne kete dashuri eshte me shume se krim. Krim eshte edhe kur nena manipulon femijen e vet ne emer te dashurise. “Nena eshte ajo qe te jep jeten, por eshte edhe ajo qe e ka ne dore te te marrë jeten” – thote Erich Fromm.
Ja perse per mua patriarkati eshte krim qe nuk e falë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura