SHERADIN BERISHA: BOSAT E POLITIKËS DHE ELEKTORATI I ‘ROBOTIZUAR’!

Pashtriku.org, 11 maj 2017: Ra qeveria! Tani hapet perdja e teatrit me aktorët politik – për fushatën zgjedhore, jo si garë idesh e programesh por, si marketing slloganesh – për joshjen dhe mashtrimin e votuesve!
***
Gjatë 18 viteve të pasluftës, kam mësuar mirëfilli se, politika dhe politikanët e kosovës s’kanë asgjë të përbashkët me moralin, ndërsa ata(o) politikanë(e) që i përmbahen parimeve të moralit, kam vënë re se, nuk janë të përshtatshëm nga ky “sistem demokratik” kushtetues (sui generis), që u ndërtua mbi bazën e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar me rezolutën 1244 dhe përfunduar me pakon e Ahtisaarit dhe 6 pikëshin e Ban Ki Munit…!
Gjithashtu, kam mësuar se, një lider partiak që aspiron ta marrë pushtetin, duke përdorur fuqinë e fjalës (si retorik demagogjike) – duhet të dijë të gënjej, të manipulojë, të jetë intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe të shtiret gjatë gjithë kohës para opinionit publik, se gjoja po punon për mirëqenjen e popullit dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Dhe ata që mashtrohen (nga demagogë e manipulatorë të tillë), janë kryesisht njerëzit e thjeshtë, të cilët fjalët e tyre i përceptojnë si vepra të përkryer, pa e “vrarë” mendjen shumë se po gënjehen vazhdimisht! Në këtë kontekst mund të themë se, morali, ndershmëria apo sinqeriteti, si cilësi substanciale të njeriut, në politik’bërjen e bosave të politikës, s’kanë asnjë vlerë!
Tashmë duket qartazi edhe për miopët, se me këtë “sistem demokratik” që ka prodhuar Kushtetuta e Ahtisaarit, partitë politike në Kosovë, janë shndërruar në kompani e firma biznesi, ndërsa liderët e tyre, janë bërë shefa e bosa të kësaj strukture, ndërkohë që populli “elektorati” është robotizuar në “bagëti të mirëdisiplinuar vetëm për të votuar”!!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura