SHERADIN BERISHA: DËSHMITË JANË, KU ËSHTË PROKURORI?!

Pashtriku, 25 korrik 2019: Fatmir Lima, ‘për ni tender 3 milion ia ka lyp’ gjermanve … – kështu i thotë Ilir Krasniqi në një bisedë telefonike Milaim Zekës!!!
– Fatmir Limaj paska lyp 3 milionë ryshfet ?!
– A është e mundur?!
– Në një shtet normal prokuroria do të vepronte menjëhere!
– Inçizimi flet qartë!
– Investitori gjerman besoj është gjallë, (shëndosh e mirë), për ta zbardhur këtë rast!
– Dëshmitë janë, ku është prokurori?!
***
Lexoni (dëshmitë) bisedën:
Milaim Zeka: Qysh, qysh 3,3 milionë
Ilir Krasniqi: Tre milionë, tre milionë i ka lyp.
Milaim Zeka: Fatmir Limaj?
Ilir Krasniqi: Fatmir Limaj, tre milionë i ka lyp.
Milaim Zeka: Për një tender?
Ilir Krasniqi: Po, për një tender.
Milaim Zeka: E kujt ja lypke, gjermanëve?
Ilir Krasniqi: Po, gjermanëve, për me startu duhet me ja dhanë tre milionë euro.
Milaim Zeka: E çka i thanë gjermanët?
Ilir Krasniqi: Tha kurrë! Jena ardhë se kena mendu që…, na ka fol Iliri, na ka thanë zotëri Krasniqi na ka premtu se mirë është (në Kosovë v.j.), qetësi është po ju po e bojshi vendin ma luftë se që e keni pas. A po më kupton? E janë çu kështu të dëshpërum. Nuk beson a! E sot e asaj dite, kur të më sheh ai gjermani, ai kesh, a pe din, po ngushtona o burrë me i nejtë atij përpara, ngushtona, se unë për veti qitu ku jetoj, në qet qytezën janë 16 mijë banorë, krejt më njohin, po kush një njeri nuk më njeh për të keq, a pe din?
Milaim Zeka: E qysh, paret ja lypi në zyrë, direkt a?
Ilir Krasniqi: Direkt, more, qy.
Milaim Zeka: Në ministri?
Ilir Krasniqi: Qysh po të thom unë, në zyre, në ministri të tij, në zyrë, 3 milionë tha i du unë. Edhe tha s’ki me pas problem… kurrë.
Milaim Zeka: E pse nuk e inçizojshe, xhaxh?
Ilir Krasniqi: O xhaxh, unë, unë njoh. Me ka shku mendja me inçizu për kuriozitet, se thojsha ka me fol Fatmiri mirë, e ka me thanë mirë se vini, anej e knej, s’kom mendu që lyp, a pe din? Unë nuk kam mendu që ai lyp.
Milaim Zeka: E në cilin vit, a të kujtohet?
Ilir Krasniqi: Në qatë kohë kur është bërë ministër i Post Telekomit.
Milaim Zeka: Po edhe i transportit.
Ilir Krasniqi: Po edhe i transportit, atëherë. Se ky thojke, do të thotë janë kanë edhe Ministria e Minierave edhe e këtyre, po ky, jo se unë po i kryj krejt, po ju bini 3 milionë euro ja bojke ai. Nuk është puna e 3 milionë eurove, veç maqinat tona, arsenali i tyre kushtojke 375 milionë. A pe din që e bishin? A po më kupton? U punësojshin 716 vetë… Gjatë montimit të asaj fabrike, 716 vetë, gjashtë muaj ditë. Dikund me 12 mijë vetë startojke ajo. A po më kupton edhe 3 milionë tha i lypi. 3 milionë tha i du se me kanë tjetër kush, tha mos me kanë ky zotëri Krasniqi, unë të kisha thanë nër 20 për qind hiç.
( … )

Audioincizimi mes Ilir Krasniqit dhe Milaim Zekës publikuar nga Insajderi
https://www.facebook.com/Kosovarepublike24/videos/1263735487097411/UzpfSTExMjUzMjQ1Mjg6MTAyMTQ0ODc5NTMzMjkwMTU/?__tn__=%2CdC-R-R&eid=ARBTZ2MissX0jyoqd3J4D8wJsGXH23O8ztq-jgt-S3JT8w7m9u7jHwC-4Yc78As_EFevEOQMZZWeFG2g&hc_ref=ARSPE-iZrVhWQm5zxtfbkD3PoRMiSNCurQZXfbe34c-E8uFNITpNlj_u7bW5uCeKF_g&fref=nf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura