SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR NGJARJEN E 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ, KU RANË 5 DËSHMORË, GJATË OPERACIONIT ‘SHIGJETA’, PASHTRIK!

Pashtriku, 31 Maj 2020: Në 21 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” Pashtrik, maj – qershor 1999
Operacioni “Shigjeta” në Pashtrik (maj – qershor 1999), pa dyshim ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Ushtrisë Òªlirimtare të Kosovës (UÒªK-së)!
Deri më sot nuk është bërë asnjë studim shkencor për këtë Operacion luftarak të UÒªK-së, ndonëse ka pasur shkrime gazetareske apo fjalime përkujtimore në përvjetorët e rënies së dëshmorëve.

Për 20 vjet rresht, (në çdo 31 maj) në Gorozhup të Hasit, janë organizuar manifestime përkujtimore, atje ku në emër të “brigadës 128” është ngritur një Memorial i Dëshmorëve.
Organizatori i këtij manifestimi, Ruzhdi Saramati, në emër të ‘brigadës 128’, përkujtimin e dëshmorëve dhe gjithë Operacionin “Shigjeta”, e ka shndërruar në një ritual të përvitshëm!
Dhe për më keq këtë histori me përmasa të gjera luftarake të Ushtrisë Òªlirimtare të Kosovës, e ka reduktuar në një histori të pavërtetë të “brigadës 128 me 4 batalione të paqena”. Në këto përvjetore përkujtimore ai ka shpikur edhe moton “Epopeja e Gorozhupit – Brigada 128 bartëse e operacionit luftarak – sulmues “Shigjeta” në Pashtrik”!!!
Komandanti i kësaj “brigade”, Ruzhdi Saramati, i cili në këto manifestime përkujtimore është prezentuar edhe si “gjeneral brigade”, pa fije turpi përveçse e ka shtrembëruar tërësisht historinë e Operacionit “Shigjeta” ai ka manipuluar edhe me vendrënjen e 15 dëshmorëve në vijat luftuese të Pashtrikut.
Ka manipuluar me vendrënjen e 8 dëshmorëve të TF’2-shit, të 6 dëshmorëve të TF-3-shit në DT’3 – Gorozhup dhe me vendrënjen e një dëshmori të TF-0 në DT’2 (maja e Pashtrikut).
Dhe për më keq ky “gjeneral brigade” përveç gjashtë dëshmorëve të TF-3, edhe 9 dëshmorë të tjerë (8 dëshmorë të TF-2 dhe një dëshmor të TF-0) i manpulon duke i prezentuar si dëshmorë të “brigadës 128”! Madje emrat e tyre i ka skalituar edhe në Memorialin e Dëshmorëve të “Brigadës 128” në Gorozhup!
***
Ruzhdi Saramati manipulon me dëshmorët e Njësisë TF-2, DT-3-Gorozhup:
1. Bafti Nexhip Haxhiu, 11. 06. 1955 – 26. 05. 1999 nga Skifteri (ish-Gjylekari) i Vitisë;
2. Safet Zeqir Peci, 13. 06. 1974 – 31. 05. 1999 nga Mitrovica;
3. Xhelal Behlul Sopi, 21. 11. 1977 – 01. 06. 1999 nga Petrovci i Gjilanit;
4. Astrit Hekuran Suli, 15. 04. 1976 – 27. 05. 1999 nga Kuçova e Beratit;
5. Zejnullah Rrahim Zena, 27. 07. 1967 – 03. 06. 1999 nga Sojeva e Ferizajit;
6. Aliriza Selman Selmani, 05.11.1973 – 27.05.1999 nga Tetova;
7. Ejup Tafil Kosumi, 09.03.1977 – 31.05.1999 nga Stanovci i Epërm i Vushtrrisë;
8. Salih Halim Zenuni, 26.08.1979 – 26. 05. 1999 nga Lubizhda e Vitisë.
***
Me dëshmorin e Njësisë Speciale Diverzanto – Vëzhguese TF-0 DT-2 (Maja e pashtrikut):
1. Florim Rrahman Rushiti, 02.04.1979 – 26.05.1999 nga Kapiti i Medvegjës.
***
Dhe me vendrënjen e gjashtë dëshmorëve të Njësisë TF-3, DT-3 Gorozhup:
1. Beran Muhamet Gashi, 12.02.1974 – 31.05.1999 nga Prizreni;
2. Gani Hamdi Saramati, 04.01.1968 – 31.05.1999 nga Petrova e Prizrenit;
3. Selver Bajram Maçkaj, 04.01.1967 – 31.05.1999 nga Malësia e Vërrinit Prizren;
4. Shpend Sefer Berisha, 27.06.1959 – 31.05.1999 nga Volljaka e Klinës;
5. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, 19.11.1974 – 02.06.1999 nga Rrenci i Sharrit;
6. Sali Islam Saramati, 03.04.1963 – 31.05.1999 (më 6 qershor vdes në Tiranë) nga Dobrushti i Prizrenit.
***
MË 21 DHJETOR 2017 E MËSOVA VENDRËNJEN E PESË DËSHMORËVE TË NJËSISË TF-3, NË FSHATIN POGAJ!
Një ngjarje historike e luftës faktohet duke u bazuar fillimisht në dy kritere bazë,
– në kohë dhe
– në hapësirë.
1. Koha shpërfaq, datën, muajin, vitin, paraditen, pasditen, mesnatën e një date, mëngjesin e një dite, etj.
2. Hapësira shpërfaq, vendin ku zhvillohet ngjarja, duke e saktësuar emrin e fshatit, toponimin e vendit, mikrotoponimin, malin, kodrën, rrëzë malin etj.
***
Ruzhdi Saramati në të gjitha shkrimet e botuara dhe në fjalimet e tij të mbajtura në manifestimet përkujtimore “Epopeja e Gorozhupit…”, përveç datës, muajin dhe vitin e rënies së dëshmorëve në fshatin Pogaj, (më 31 maj 1999), nuk e ka përfilluar asnjë parametër tjetër.
Për të gjithë dëshmorët ka shkruar e folur se kanë rënë në Gorozhup. Gorozhupi nuk është emërtim i një fshati! Gorozhupi është emërtim (toponim) i një treve, ku përfshihen disa lagje e fshatra!
Unë, deri më 21 dhjetor 2017, kur e kam vizituar për herë të parë fshatin Pogaj, aty ku kanë rënë pesë (5) dëshmorët:
– Selver Maçkaj,
– Sali Saramati,
– Shpend Berisha,
– Gani Saramti dhe
– Beran Gashi, nuk e kam ditur se ata kanë rënë dëshmorë në këtë fshat!
Personalisht, ashtu sikurse familjet e dëshmorëve dhe gjithë opinioni, duke u bazuar në shkrimet dhe fjalimet e Ruzhdi Saramatit, e kam ditur se pesë dëshmorët kanë rënë në vijën e parë të luftës në Gorozhup (atje përballë karaullës serbe te lagjja Martinaj, ku luftonte njësia TF-2), e jo në fshatin Pogaj, i cili shtrihet mbi 2 km larg vijës së luftimeve!

***
Më 21 dhjetor 2017, me interesimin e familjes së dëshmorit Selver Maçkaj, bashkë me ish eprorin Bedri Hoxhaj (bashkëluftëtar i dëshmorëve) dhe Florentin, djalin e dëshmorit Selver Maçkaj, kemi vizituar vendin ku ka rënë Selveri me katër bashkluftëtarët e tij: Saliun, Shpendin, Beranin dhe Ganiun.
Bedri Hoxhaj, gjatë operacionit “Shigjeta”, ishte komandanti i Togut të III, të kompanisë së II, me komandant, Agron Llausha, në njësinë TF-3 me komandant Ruzhdi Saramatin, DT-3 / Pogaj – Gorozhup.
***
Gjatë kësaj vizite kam zhvilluar një intervistë me z. Bedri Hoxhaj, i cili ka evokuar gjerësisht ngjarjen e 31 majit 1999, duke treguar saktësisht vendet ku ranë dëshmorët, në mesin e shtëpive të lagjes Kërhanaj – në fshatin Pogaj.

Me këtë intervistë janë demantuar plotësisht manipulimet e Ruzhdi Saramatit, të përsëritur për 20 vjet rresht në tubime përkujtimore të dëshmorëve.
Me dijen e z.Bedri Hoxhaj, kjo intervistë është inçizuar në disa pjesë nga Florenti, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, dhe të gjitha i kam bashkuar në një yuotube.
DËSHMI HISTORIKE PËR DËSHMORËT E RËNË, MË 31 MAJ 1999 NË FSHATIN POGAJ
Në këtë intervistë, Bedri Hoxhaj – nga vendi i ngjarjes (në fshatin pogaj) i kujton dëshmorët:
– Selver Maçkaj – Zv.komandant i Ndërlidhjes,
– Sali Saramatin – komandant i artilerisë,
– Shpend Berishën – komandant i kompanisë I,
– Gani Saramatin,
– Beran Gashin, si dhe plagosjen e Elmi Bytyqit (shef dhe zv.komandanti i shtabit të TF-3), mjekun Ilir Rakaj, dhe të ushtarëve të tjerë të kësaj njësie.
Bedri Hoxhaj në rrëfimin e tij (të inçizuar) thotë:
“Këtu jemi në një pik nga kanë lëviz njësitet e UÒªK-së. Jami nga një shteg ku kemi zbrit. Këtë mirë e fiksoj nga kjo luginë. Nga Kruma që kemi qenë kemi dal në Cahan. Prej Cahanit në fshatin Kishaj, dhe prej Kishajve kemi zbrit në kamë. Dhe deri në Kishaj kemi ardhur me makina ushtarake, makina të ushtrisë shqiptare, dhe prej atje kemi zbrit teposhtë në kamë.
Njësitet e UÒªK-së kanë zbrit nga kjo pozitë (tregon me dorë).
Kurse njësitet tona, apo operacionet kanë qenë nga Moriqi, kjo pjesa këtu në Pogaj deri në pjesën poshtë te Drini i Bardhë.
Unë kam qenë në Kompaninë e III’të (bëhet fjalë për kompaninë e II’të – Sh.B) komandant ka qenë Agron Llausha. Unë në atë periudhë kam qenë komandant i Togut (komandant i Togut III – Sh.B) Kam udhëheq togun edhe…
Me Selverin (Selver Maçkajn – Sh.B) kemi qenë së bashku. Ai ka qenë në njësinë e radiolidhjes. Edhe e mbaj në mend mirë, se më 31 maj (1999) që ka qenë një prej luftimeve të fuqishme ma të përgjakshme, ku kemi pas humbje apo rënjen e dëshmorëve në mesin e tyre edhe Selveri. Mbaj në mend se unë atje kam qenë i pozicionum apo i vendosun (tregon me dorë), në prapavijë me togun tem dhe disa togje tjera.
Ditën e 31 majit Selveri ka ardhë na ka marrë, na ka udhëheq 3 togjet dhe 2 kompanitë dhe kemi zbrit nga kjo (tregon me duar). Pastaj kemi lëviz në drejtim rreth antenës, për t’u pozicionu në vijën e frontit poshtë.
Pra kemi lëvizë nga kjo pozitë.
Në mbramje të datës 30 maj (1999 – Sh.B) ishte hartu plani nga komanda, komanda sigurisht ka marrë urdhërin nga komanda e operacionit “Shigjeta” që me fillu operacionin, apo lufimet kundër armikut. Plani është ba në orët e mbramjes. Ka pas në plan që të lëvizim herët në mëngjes nga kjo pozitë, nga kjo pjesë, pastaj të zbresim në vijën e frontit.
Pra kemi lëvizë nga kjo pozitë ku jemi.
Ka qenë herët në mëngjes, po këtu në këtë pjesë ku jemi afërsisht ka qenë (ora) 7 e gjys 8…”
***
Në pjesën e dytë Bedri Hoxhaj, rrëfen për lëvizjet e forcave të UÒªK-së dhe tregon për granatimet e forcave serbe gjatë hyrjes së tyre në Pogaj…
***
Në pjesën e tretë Bedri Hoxhaj, rrëfen për vendin ku kanë rënë (në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj) dëshmorët:
– Selver B.Maçkaj,
– Shpend Berisha,
– Beran Gashi,
– Sali Saramati dhe
– Gani Saramati.
***
Në pjesën e katërt, Bedri Hoxhaj, rrëfen gjerësisht për rënjen e dëshmorëve në këtë lagje të fshatit Pogaj dhe për ndihmën që u jepet atyre dhe ushtarëve të plagosur. Në mesin e ushtarëve ishte plagosur edhe shefi & zv.komandanti i TF-3, Elmi Bytyqi…
***
Gjatë kësaj kohe sa po bisedonim me Bedri Hoxhajn, aty vijnë dy banorë të fshatit Pogaj. Njëri prej tyre thotë se, në mengjesin e 26 majit 1999 (kur filloj sulmi i parë i UÒªK-së mbi forcat serbe në Gorozhup) bashkë me vëllain kam qenë tu kosit livadhin, dhe grat kur kanë shku me marrë ujë te kroni (qeshmja) poshtë në kufi, shkijet i kanë pyet ato ku i keni burrat… Ai flet për luftimet që janë zhvilluar në pjesën e sipërme të Gorozhupit afër Pashtrikut (përgjatë vijës kufitare) në drejtim të karaullës serbe dhe lagjeve Martinaj, Tejec, etj., në këtë zonë ku kanë rënë dëshmorë: Safet Peci, Ejup Kasumi, Xhelal Sopi, Astrit Suli, Aliriza Selmani, Salih Zenuni, Zejnullah Zejna, Bafti Haxhiu…
Në këtë vijë frontale (për të cilën tregonte ky banor,) luftimet i zhvillonte njësia TF-2 e komanduar nga eprori Fazli Berisha. Përveç njësive të artilerisë me komandant Shemsi Ilazin (Baruti), TF-2 në zonën e Gorozhupit kishte 3 kompani, ndërsa nga 1 qershori TF-2 i bashkohet edhe një kompani me komandant Nexhat Kelmendi. Kjo kompani vjen nga bataljonit i dytë që komandohej nga eprori Dritan Durmishi, (i cili kishte ardhur 1 apo 2 ditë më përpara nga QS e Fekenit) dhe me urdhër të komandës së Operacionit ‘Shigjeta’ në Cahan, ishte pozicionuar në DT-2 (maja e Pashtrikut…) që drejtohej nga eprori Bilall Syla.
***
Në pjesën e pestë, Bedri Hoxhaj, rrëfen për plagosjen dhe vendin ku ka rënë dëshmor Gani Saramati dhe tërheqjen e tij nga kjo lagje e fshatit…
***
Në pjesën e gjashtë, Bedri Hoxhaj, flet për ndihmën dhe bartjen e dëshmorëve dhe të plagosurve nga fshati Pogaj për në Spitalin e Kukësit, si dhe për tërheqjen e ushtarëve nga vendi i ngjarjes dhe riorganizimin e tyre pas disa ditësh…
***
Në vijim shikoni videointervistën e zhvilluar më 21 dhjetor 2017, në vendrënien e dëshmorit dëshmorëve, në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj:
Bedri Hoxhaj: Kujtime historike për dëshmorin, Selver Maçkaj, Pogaj – Gorozhup:
https://www.youtube.com/watch?v=Pq41DT0sB1M
_________________
Ilustrime: Fotografi nga intervista e zhvilluar me z.Bedri Hoxhaj në Lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj, 21 dhjetor 2017:

____________
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMI I ‘GJENERALIT’ RUZHDI SARAMTI, ME DËSHMORIN E KOMBIT, FLORIM RUSHITI – KINGJIN DHE 14 DËSHMORËT E RËNË NË GOROZHUP, MAJ – QERSHOR 1999!
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10099

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura