SHERADIN BERISHA: FILOZOFIA E HEGELIT BAZË E AGJENDAVE POLITIKE!

Pashtriku, 12 tetor 2020: Dihet mirëfilli se çdo zhvillim në fushën e ekonomisë planifikohet! Ngjashëm edhe në politikë, të gjitha krizat e mëdha politike planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht!
Presidenti amerikan, Franklin D.Roosvelt (1882 – 1945), lidhur me krizat politike ka thënë: “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”!
Në këtë kuptim edhe shkrimtari hebre austriak Stefan Zweig (1881-1942) në një studim ka theksuar: “Në jetën e vërtetë, reale, në fushën e veprimit të forcave politike rëndësi vendimtare nuk kanë, mendjet e ndritura e as bartësit e ideve të kulluara, por një racë shumë më e ulët e shumë më e shkathët – që janë njerëzit e prapaskenave. Kjo duhet theksuar patjetër për t’u ruajtur nga të gjitha llojet e naivitetit politik.”

Georg Wilhelm Friedrich Hegel (1770 – 1831)

Në filozofi për shkaktimin e krizave politike ekzistojnë dy parime bazë:
1. ‘rregull nga shkaktimi i krizave’, dhe
2. ‘fitore përmes konfliktit’.
Këto parime padyshim harmonizohen nga doktrina e trinomit të filozofit gjerman Georg Fridrih Vilhelm Hegel (1770 – 1831):
1. Teza (problemi)
2. Antiteza (reagimi) dhe
3. Sinteza (zgjidhja)
Pra, rrjedhimisht për të ndryshuar një gjendje politike, kërkohet shkaktimi i një krize politike, e cila eskalon, zhvillohet dhe menaxhohet nga faktorët politik!
Kush janë faktorët politikë?!
Saktësisht janë të gjithë ata politikanë të ‘pushtetshëm’, të cilët kontrollohen dhe dirigjohen nga ‘njerëzit e prapaskenave’, ashtu siç ka thënë Stefan Zweig.
Dhe kjo lojë teatrale politike gjithmonë zhvillohet (procesohet) sipas trinomit hegelian!
Konkretisht kjo çështje shpejgohet:
Kundërshtarët e konfliktuar,
– pozita është teza – problemi,
– opozita është antiteza – reagimi, ndërsa
– kompromisi është sinteza – zgjidhja.
Kjo dialektikë trinomëshe hegeliane, është përdorur gjatë shek.XX dhe vazhdon të praktikohet edhe gjatë këtij shekulli (XXI) nga njerëzit e fuqishëm të prapaskenave, për realizimin e agjendave të tyre, politike, strategjike, ekonomike, financiare etj!
* * *
Duke pasur parasysh këtë filozofi të shkaktimit dhe menaxhimit të krizave, me lehtësi mund të zbardhen edhe krizat e shkaktuara politike në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin perendimor, e më gjerë…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura