SHERADIN BERISHA: GËZUAR 28 NËNTORIN 1912!

Pashtriku.org, 27. 11. 2015: 572 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në prani të krutanëve (banorëve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës së Krujës. Me këtë rast, – sipas kujtimeve të Marin Barletit – Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali – këtë Flamur Kombëtar e ngriti në Vlorë, pasi Kuvendi e proklamoi Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik prej 90 270 km². (*)
***
Këto ditë shqiptarët në gjithë gjeografinë etnike dhe kudo gjetiu në botë, shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë përqendruar te data më e Madhe historike, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 103 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë Etnik. E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse Shqipëria e 28 nëntorit 1912 nuk u bë kurrë, ajo u copëtua nga Konferenca e Londrës (1913) duke ia njohur vetëm 28.748 km² !!!
***
Prandaj – Gëzuar 28 Nëntorin 1912!
Punë të mbarë në bërjen e Shqipërisë së Bashkuar!

_________
(*) Sa kilomtër katrorë kishte Shqipëria e katër vilajeteve që u shpallë e pavarur, më 28 Nëtor 1912 në Kuvendin e Vlorës?
Në vitin 1912 gjeografia e katër vilajeteve shqiptare përfshinte 90 270 km2.
1 – Vilajeti i Kosovës përfshinte 32 900 km2,
2 – Vilajeti i Shkodrës kishte 10 970 km2,
3 – Vilajeti i Manastirit kishte 28 500 km2 dhe
4 – Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2.
Pra, më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin Vlorës u Shpallë Pavarësia e Shqipërisë në tërësinë teritoriale, prej 90 270 km2!

(Kryeredaktori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura