SHERADIN BERISHA: HASHIM THAÇI DUHET TË JEP DORËHEQJE PAS RASTIT ME AGJENTIN E BIA-s BRANISLAV NIKOLIÇ DHE TË MERREN MASA LIGJORE KUNDËR TIJ!

Pashtriku, 22 Qershor 2019: Pas skandalit tronditës lidhur me agjentin e BIA-s, Branislav Nikoliç, të cilin Hashim Thaçi e kishte emruar (qysh në korrik të vitit 2016) si këshilltar politik, Zyra e Presidentit ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të tij në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media!
– A është e vërtetë kjo që thuhet në deklaratë?!
– Jo nuk është e vërtetë!
– Pse?
E para, sepse Hashim Thaçi në kabinetin e tij prej kohësh i ka të punësuar dy ish shefa të AKI’së, (B.Smakaj dhe D.Gashi), dhe është e pabesueshme që ata të mos e kenë informuar Hashimin për aktivitetin anti UÇK të agjentit Nikoliç! Për më tepër shqiptarët qysh në vitin 2009 e kanë të njohur emrin e këtij agjenti, kur RTK shfaqi një storje ku shihej z. Nikoliç duke rekrutuar dëshmitarë që do të dëshmonin rrejshëm për “krimet e UÇK-së”!.
Dhe e dyta, sepse nuk është hera e parë që Hashim Thaçi e ka emruar në një pozitë të lartë, agjentin Branislav Nikoliç!
Në mars 2012, me VENDIM Nr.14/67 datë 21.03.2012 Hashim Thaçi si kryeministër, Branislav Nikoliçin e ka emëruar anëtar bordi të Postës së Kosovës – thuhet në kallxo,com!
***
– Shikoni në foto vendimin me nënshkrim të Hashim Thaçit si kryeministër!

Në foto agjenti Branislav Nikoliç

***
Prandaj, HashimThaçi duhet të jep dorëheqje, dhe të merren masa ligjore për këto veprime, që kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare!
—————
P.S: Agjentit Branislav Nikoliç i është vazhduar mandati i anëtarit të bordit të Postës edhe në shtator të vitit 2015, nga kryeministri Isa Mustafa, me vendim nr.03/48 datë 09.09.2015!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura