SHERADIN BERISHA: HILEÇARËËT E POLITIKËS 20 VJEÇARE!

Pashtriku, 15 mars 2020: Më 9 mars, gjatë ditës kryehileçari i Kosovës, Hashim Thaçi i takoj veç e veç hileçarët tjerë të partive politike, me të cilët ka bashkëqeverisur për 20 vjet rresht!
***
Në janar të vitit 2015 (kur po qevrisnin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti …/PDK/ me Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Veliun … /LDK/), mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi (!) pikërisht në kohën kur opozita (Albin Kurti – VV, Ramush Haradinaj – AAK dhe Fatmir Limaj – NISMA) po protestonte nëpër qytetet e Kosovës, (për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës), e të cilat në fund kulmuan me protestat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!
Tani shtrohet pyetja:
Pse shqiptarët që po largoheshin nga Kosova, revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e kapitalizuan në sheshin “Skënderbeu”, për ta mundur të keqen?!
A e dini Pse?!
Sepse ky popull përveç pozitës (PDK – LDK), realisht nuk i besonte mirëfilli as opozitës, ngase në mesin e tyre kishte manipulues, vjedhës të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare, siç ishin Ramush Haradinaj i AAK-ës, Fatmir Limaj i NISMËS etj)!
Shpresa thonë vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike (që e kishte ndarë Kosovën në feude e plaçkë për veten dhe klientelën e tyre për 20 vjet rresht), t’ia mbysë edhe metutje shpresën këtij populli të përvuajtur…!

(Ky shkrim fillimisht u publikua në rrjetin facebook, më 9 mars 2020)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura