SHERADIN BERISHA: KEK-u PO SHKON DREJT SHTHURJES, SA KUSHTON PASURIA E SAJ?! (ARKIVI, 19.03.2010)

Pashtriku.org, 30 prill 2018: (Nga arkivi i pashtrikut, 19.03.2010) – Më 17 Shtator 2008, Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr. 04/36, përfundimisht vendos shthurjen e Korporatës Energjitike të Kosovës – KEK. Ndërkaq, në një vendim tjetër Nr. 04/36 datë 2 tetor 2008, qeveria ka bërë të ditur se procesi i shthurjes së KEK’ut do të pason me krijimin e një kompanie të re (është fjala për TC Kosova e RE 2000 MW) që do ti merr të gjitha funksionet e divizionit të Rrjetit, Furnizimit dhe shërbimet tjera mbështetëse. Këto vendime të qeverisë Thaçi, i mësojmë nga Memorandumi intern Nr.protokolli 17; Datë 23. 01. 2009, Prishtinë, të lëshuar nga z.Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK’ut.

Lexoni me kujdes:
MEMORANDUM INTERN – MBI PROCESIN E SHTHURJES TË KEK-Sh.a
http://pashtriku.beepworld.de/files/KEK_u_dok./informatekompaniaeredistributive.pdf

Gjatë procesit të shthurjes së KEK’ut, fillimisht është bërë regjistrimi (inventarizimi) i pasurisë së tërësishme të saj, dhe siç del nga ky regjistrim, pasuria e këtij gjiganti kombnëtar është llogaritur me çmime qesharake – shumë të ulëta.
Lexoni të plotë:
ELABORATIN E REGJISTRIMIT TË PASURISË PËR VITIN 2008
http://pashtriku.beepworld.de/files/KEK_u_dok./elaborati2008.pdf

Sipas këtij elaborati, të aprovuar nga Bordi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, pasuria e KEK-ut kap vlerën 236. 023. 228. 87 €.
Vetëm mihjet sipërfaqësore (divizioni i mihjeve) janë llogaritur me çmimin
32. 864. 565.40 €,
Divizioni i Gjenerimit (dy termocentralet) vlejnë 127. 688. 298. 86 €,
Divizioni i Rrjetit (Elektrokosova) 69. 015. 066. 86 €
Divizioni i Furnizimit 1. 290. 372. 58 €,
Drejtoria qendrore e KEK-ut QHK 3. 704. 808. 10 €,
Divizioni i Serviseve 1. 460. 117. 07 €.
(Lexoni dhe shikoni në tërësi në faqen 3 të Elaboratit…)
* * *
Kurse Divizioni i Rrjetit ka vlerën: 69. 015. 066. 86 €
Ndërkaq Distribucionet (distriktet) veç e veç kanë këto vlera:
Distrikti i Prishtinës 13. 814. 615. 02 €
Distrikti i Prizrenit 4. 322. 862. 40 €
Distrikti i Pejës 11. 408. 072. 98 €
Distrikti i Ferizajit 6. 626. 275. 95 €
Distrikti i Gjilanit 4. 776. 029. 77 €
Distrikti i Gjakovës 4. 415. 618. 22 €
Distrikti i Mitrovicës 5. 51. 328. 23 €.
(pa e llogaritur këtu pjesën veriore të Kosovës, e cila s’kontrollohet nga KEK’u.)
Drejtoria e Divizionit të Rrjetit ka vlerën: 18. 140. 264. 27 €
( Lexoni dhe shikoni në tërësi këto shifra në faqet 20 – 21 të Elaboratit…)
* * *
Sipas deklarateve të udhëheqësve sindikal të KEK’ut: SPE dhe SPEK, prona e KEK-ut ka një vlerë më shumë se 1 miliardë euro. Mësohet se ndihmë të madhe në vlerësimin e krejt pronës së KEK-ut kishte dhënë edhe firma konsulente PA Consulting, një firmë e huaj e kontraktuar na USAID’i, për ndihmë në këshillim të menaxhmentit të KEK’ut. Ndërsa, kjo më herët kishte kontraktuar një kontratë me Qeverinë e Kosovës.
Kush do të blejë kët pasuri kombëtar?!
Jo zyrtarisht flitet se pasurinë e KEK-ut do ta marrë një firmë çeke “CEZ”, e cila kohë më parë kishte blerë kapacitetet energjetike të Shqipërisë për vetëm 120 milionë euro. Tani pritet të privatizohet Divizioni i Rrjetit dhe i Shpërndarjes dhe për këtë Qeveria e Kosovës ka dhënë dritë të gjelbër dhe tashmë pritet momenti i shpalljes së tenderit për privatizim. Këto ditë ankthi për KEK’un, me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë do të ndodh me fatin e mijëra punëtorëve të këtij gjiganti, të cilët do të hidhen në rrugë pas shthurjes dhe privatzizimit të saj?! Më duket se s’ka asnjë rregullore, që në këtë situatë i qartëson të drejtat e punëtorëve, të cilët kanë dhënë mund e djersë me dekada të tëra.

* * *
Tashmë, s’ka dyshim se udhëheqja me ndërmarrjet publike në Kosovën e pasluftës ka dështuar plotësisht. Për këtë tregojnë faktet e shumëta, të cilat flasin qartë, se pas shitjes së tyre (me pak para) nga Agjencioni i Kosovës për Mirëbesim – AKM, ato janë në krizë të thellë mbijetese, madje dhe buzë falimentimit! Shumë prona shoqërore u janë shitur disa patronëve të huaj me çmime jo të kënaqshme, pa kritere të mirëfillta të konkurrencës së lirë dhe me çmime joreale. Kjo piramidë shpronësuese për Kosovën “AKM”… kishte filluar në kohën e kryeadministratorit të pare të UNMIK’ut, Bernard Kouchner. Shtylla e Dytë e UNMIK’ut, si përgjegjëse për ekonominë e vendit ishte përpiluese e planit të shpronësimit, ndërsa AKM’ja zbatuese e politikës së saj. Pra, AKM-ja ishte titullari kryesor i pronës së Kosovës. Asokohe në krye të AKM’së ishte Andy Bearpark, ndërsa zëvendës i tij Ahmet Shala, aktualisht Ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë Thaçi.
Mësohet se, deri sa, Ahmet Shala ishte në krye të AKM’së ishin zhvilluar transaksionet më të rëndësishme të këtyre ndërmarrjeve. Shumica e këtyre firmave u janë dhënë investitorëve të huaj me vlera solide. Deri më tani vlera e përgjithshme e pasurisë së këtyre firmave të shitura thuhet se ka arritur në 270 milionë euro. Fatkeqësisht këto para nuk janë depozituar në bankat e Kosovës, por janë diku jashtë dhe nuk përdoren për nevojat e qytetarëve të Kosovës. Madje një pjesë e tyre kishin humbur vitin e kaluar për shkak të recesionit ekonomik botëror, ndërkohë që punëtorët e atyre firmave të shitura nuk e kishin marruar 20 % e premtuar. Para disa muajve, për këtë qëllim Ibrahim Kelmendi i ka dërguar një Letër publike shefit të ICO-s, Zotëri Peter Feith.
http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/shkurt09/ibrahim_kelmendi_leter_publike_feithit_5.2.09.htm
Tham, se vlera e përgjithshme e pasurisë së firmave të shitura në Kosovë, sillet rreth 270 milion euro! Të bëjmë një llogari! Qeveria e Kosovës për renovimin e ndërtesës së Pallatit të Shtypit në Prishtinë kishte ndarë 18 milon euro dhe tenderin për këtë punë e kishte fituar Behgjet Pacolli, shefi i AKR’së. Nga kjo rezulton se krejt pasuria e Kosovës (deri më tani) është shitur vetëm për 20 ndërtesa të tilla (!!!) …
* * *
STRATEGJIA E ENERGJISË SË KOSOVËS PËR PERIUDHËN 2009 – 2018
Më 06 Korrik 2009, 19 ekspertë vendor të fushës së energjitikës etj., përmes një letre të hapur drejtuar institucioneve të Kosovës, kanë prezentuar qëndrimet e veta kundër projektit „Kosova e Re“ dhe eksploatimit të resurseve të Sibofcit nga kompanitë e huaja private. Qeveria e Kosovës (e sotmja dhe ato të mëparshmet) nën diktatin e këshilltarëve të huaj, kanë përgatitur opinionin tonë, për ndërtimin e një termocentrali të Ri, me kapital të huaj privat, i cili do të prodhojë energji elektrike, duke i shfrytëzuar resurset tona kombëtare. Nga ky termocentral duket se, ne nuk do të përfitojmë asgjë, përveç rrymës me bollëk, të cilën edhe ashtu e blejmë me çmim të përcaktuar nga vetë investitori i huaj.
Dhe çka ndodh me këtë rast?
Ne me „vetëdije“ i blejmë resurset (burimet) tona kombëtare të shndërruara në energji, ndërsa fitimi shkon në llogari të kompanive private! Kjo besoi nuk don shumë koment! Para një kohe, Pashtriku.org ka siguruar „Draftin, Gusht 2009“, të përpiluar nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, me Titull: „Strategjia e Energjisë së Kosovës për periudhën 2009 – 2018“ për të cilën u debatua në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës… Ky Draft, ndonëse është përfolur shumë në mediat shqiptare, asnjëherë nuk i është bërë i njohur opininonit tonë të gjerë, dhe si i tillë është mbajtur „sekret“ duke qarkulluar vetëm brenda një grupi njerëzish në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës. Vetë fakti se „Drafti SEK’2009 – 2018“ asnjëherë nuk është publikuar, për tu analizuar e debatuar hapur nga ekspertë vendor dhe shoqëria e gjerë civile, tregon qartë se Kosovës po i përgatitet një kurth, i cili gjithësesi do t’i kushtoj shtrenjtë brezave të ardhshëm.
Në vijim ju ftojë të lexoni:
STRATEGJIA E ENERGJISË SË KOSOVËS PËR PERIUDHËN 2009 – 2018

http://pashtriku.beepworld.de/files/KEK_u_dok./strategjia_e_energjise_kosoves_2009-2018_18shtator2009.pdf

___________________________

SHERADIN BERISHA: MENAXHUESIT E KEK’ut DHE NEPOTIZMI!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7602

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura