SHERADIN BERISHA: KOSHARJA NUK MOHOHET, POR AS NUK MUND TË ZMADHOHET!

Pashtriku, 9 shkurt 2020: Eprorët si Hisen Berisha, historinë e bëjnë përrallë!
“Në Koshare i kam përgatitur djemtë dhe përball e kemi pasur Vladimir Lazareviçin me 10 mijë ushtarë, me rekrutë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe i kemi sfiduar. Për luftë tokësore deri në Beograd i kishim çuar, – thotë ish eprori i UÒªK-së në luftën e Kosharës, Hisen Berisha, në një intervistë me Astrit Gashin! / Gazeta Blic, 8 shkurt 2020.

KOSHARJA NUK MOHOHET, POR AS NUK MUND TË ZMADHOHET!
Gjatë luftës në Kosovë (nga fundi i vitit 1998 – 1999), gjeneral major Vlladimir Llazareviçi ishte komandant i Korpusit ushtarak të Prishtinës, që vepronte në kuadër të armatës së tretë serbe, në krye me komandantin, gjeneral kolonel Nebojsha Pavkoviç.
– Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin:
– pesë brigada,
– një njësi policore ushtarake dhe
– një regjiment aviacioni.
Korpusi ushtarak i Prishtinës kishte rreth 15 mijë trupa dhe ishin të dislokuar në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe në Pejë.
***
Nga këto të dhëna del se, Vladimir Lazareviçi nuk i kishte 10 mijë ushtarë (të Korpusit të Prishtinës) përballë njësive të UÇK-së në Koshare, siç thotë eprori Hisen Berisha! Ndërkaq pohimi i tij se, “Për luftë tokësore deri në Beograd i kishim çuar” është një përrallë me tupan!!!

***
Kosharja është një nga luftrat më kulmore të UÇK, për faktin sepse u zhvillua në një kohë bashkveprimi me aleancën ushtarake të NATO’s, dhe kulmoi me çlirimin e Kosovës!
Kjo luftë me strukturën e saj komanduese (ku bënte pjesë edhe eprori Hisen Berisha) dhe luftëtarët e saj nuk mohohet, por as nuk mund të zmadhohet!
***
Përgjithësisht, ngjarjet e luftës nuk mund të ndryshohen, të tjetërsohen, të imagjinohen apo të improvizohen! Ato faktohen nga burime të ndryshme dhe shkruhen ashtu si kanë ndodhur, e jo ashtu si dëshirojmë ne të kishin ndodhur!
***
“Historia përbëhet nga ngjarjet dhe datat. Ajo nuk është një pikturë e vjetër a një ikonë që mund t’i shtosh disa penelata zbukurimi apo ta restaurosh. Jo! Historia ka lidhje me kohën dhe me veprat. Koha nuk mund të kthehet pas dhe veprat nuk mund të ribëhen me zbukurime”. Citim i shkëputur nga parathënia e ‘Helga’s Secrets’ për librin “Lufta shqiptaro – turke (1370 – 1530), Tiranë 2016.
___________________
SHERADIN BERISHA: OPERACIONI SERB ‘PATKOI’ – PLAN PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1358

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura