SHERADIN BERISHA: KOSOVËS I DUHET URGJENTISHT NJË QEVERI E NDRYSHIMIT…!

Pashtriku.org, 28 korrik 2017: Për ta ndalur Serbinë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e ndryshimit me shumicë shqiptare: VV-LAA-AAK-NISMA…, ndërsa PDK të mbetet në opozitë!
Pas konstituimit të kësaj qeverie, Kosovës i duhet sa më parë:
1 – ndryshimi i kushtetutës,
2 – ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, dhe
3 – një reformë e thellë në drejtësi, polici, etj.
1. Ndryshimi i Kushtetutës
Në keshtetutë duhet të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:
a) vendet e rezervuara për pakicat, dhe
b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend! (Vendet e rezervuara për pakicat dhe shumica e pakicës nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve në botë, andaj pse duhen të jenë pafundësisht në Kosovë?!)
2. Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet:
a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa duhet të ketë pesë (5) zona zgjedhore (Shqipëria i ka dymbëdhjetë (12) zona zgjedhore!),
b) Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani),
c) Ҫdo zonë zgjedhore mund t’i ketë 15-20 deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë dhe më cilësor në kuvend!
d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe vetëm 5% minoritete! Prandaj mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend! Shumica shqiptare duhet t’i ketë 93-96 deputetë, ndërsa minoritetet mund t’i kenë 4-7 deputetë!
3. Reforma në drejtësi, polici etj.
Të gjitha sektorët e drejtësisë dhe të policisë, duhet të jenë të pavarura dhe të depolitizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar…!
***
Të gjitha këto reforma për ndryshim bëhen vetëm me një qeveri të shumicës shqiptare, pa i përjashtuar këtu minoritetet, e jo me një qeveri të pakicave!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura