Pashtriku, 25 prill 2019: Shumica e njerëzve mendojnë se krim është vetëm vrasja me armë, dhe kriminelë janë vetëm ata që marrin jetë njeriu me plumb!
A është kjo e vërtetë?
JO, kjo s’është aspak e vërtetë!
***
Nuk është Krim dhe nuk janë kriminelë vetëm ata që vrasin dikë me plumb, por është krim dhe janë kriminelë edhe politikanët që e keqpërdorin pushtetin për interesa të veta dhe të një klani të caktuar (!)
Dhe në këtë mënyrë 70-75% të popullsisë e lënë nën mëshirën e fatit, të pa punë, në varfëri e skamje dhe të pashpresë për jetesë!
Fatkeqësisht, ky lloj krimi ka ndodhur për 20 vjet rresht në Kosovën e pasluftës!!! Prandaj kërkohet urgjentisht ndryshimi i Madh, për ta ndryshuar këtë politikë inkriminuese në shtetin tonë!
MISIONI I RI DHE 200 MIJË VENDET E PUNËS!!
Më kujtohet sllogani i Hashim Thaçit në zgjedhjet e qershorit 2014: “Fondi i punësimit – Misioni i Ri”, dhe premtimet për 200 mijë vende të Reja të punës?!
– êka doli nga ky zotim e premtim i rrejshëm?
– A u punësuan 200 mijë qytetarë, apo ikën mbi 200 mijë nga Kosova në fund të vitit 2014 – në fillim vitin 2015…?!
– Ku mbeti “Fondi Punësimit” si “Mision i Ri” i Hashim Thaçit?!
– A mund të na tregon për këtë “fond..” lidershipi i PDK’së, Kadri Veseli & Co, i cili po përgatitet me i mashtru shqiptarët me slloganin e Ri “DEKADA E RE”?!
– Sa shqiptarë në periudhën 2014 – 2019 ikën nga Kosova si pasojë e premtimeve të rrejshme të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush
Haradinajt &Co, për punësim e zhvillim?!
– êka janë këta, nëse nuk janë politikanë të inkriminuar, të cilët shtetin përmes pushtetit e kanë shndërruar në kompani për punësimin e familjarëve dhe kilentelës së tyre?!
– A është kështu apo e kam gabim?!
Postime të Lidhura
TEUTA KAMBERI-LLALLA: DENONCIMI I RASTEVE TË SHTETËSIVE NË MAQEDONI
(Tetovë, 01. 03. 2013) – Programi Unik Shqiptar-PUSH, paraqet para opinionit rastin e radhës të mohimit të shtetësisë…
ARBËR A.REXHAJ: PRIZRENI ËSHTË BËRJA E SHTETIT SHQIPTAR
Prizren, 30. 04. 2013 – Prizreni është qytet politik. Ose thënë më ndryshe Prizreni si strukturë gjenerative e…
ARGJIRA UKIMERI: KURIOZITETE TË NDRYSHME SHKENCORE – HISTORIKE
Prizren, 03. 02. 2016: “O EDUKATË NJERËZORE, HYJNESHA MË MAGJIKE E BOTËS” – Historia është nëna e të…
REXHEP KASUMAJ: AVENTURË GROTESKE…
Berlin, 10 dhjetor 2017: (Shqiptarët për Orën e Jerusalemit) Kjenë vitet e hershme të Jugosllavisë së dytë. Pas…