SHERADIN BERISHA: KUSH JANË ATA VANDALË QË GUXOJNË TË SHKATËRROJNË VARRET E BABALLARËVE TË KOMBIT?!

Pashtriku.org, 11. 11. 2014 – (Patriotët që u shuan për Shqipërinë edhe në varre nuk i lëmë të qetë!) – Këto ditë nëntori të gjithë shqiptarët që jetojnë në Etnikumin Shqiptar dhe kudo gjetkë nëpër botë, mendjen e tyre e kanë përqendruar te dita më e Madhe historike e Kombit tonë, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 102 viteve, më 28 Nëntor 1912, pra në këtë datë kur u shpallë Pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik. Ata, që i dhanë identitet shqiptarëve dhe ishin pjesa më sublime e historisë mbi 100 vjeçare, padyshim janë patriotët tanë, të cilët me sakrificën dhe gjakun e tyre, e bënë historinë, dhe u shndërruan në histori e simbole të përjetshëm të Kombit Shqiptar. Dhe si të tillë, natyrshëm meritojnë përkujdesjen dhe respektin tonë maksimal.
PATRIOTËT DHANË JETËN PËR NE, E NE NUK U DHAMË AS NJË VARR KU TË PREHEN TË QETË!
Cila është përkujdesja institucionale, në këtë 102 vjetorë, për patriotët tanë që u shuan për Shqipërinë?!
A prehen të qetë ata në varret e tyre?!
– Në çfarë gjendje është varri i heroinës sonë Shote Galica, në Fushë Krujë?!
– Po, në qytetin Bajram Curri, për varret e: Bajram Currit, Isa Boletinit (pa eshtrat e tij), të Mic Sokolit, Asim Vokshit e Ramë Sadrisë, a përkujdeset populli, institucionet lokale apo ato qëndrore të shtetit?!
Cila është përkujdesja e shtetit ndaj varreve të patriotëve tjerë të kombit?!
për:
– Varrin e Hasan Prishtinës, në Kukës;
– Varret e: Migjenit, Vaso Pashë Shkodranit, të Luigj Gurakuqit, në djepin e kulturës në Shkodër;
– Varret e: Ҫerqiz e Bajo Topullit, Andon Zako Qajupit, Koto Hoxhit e Pandeli Sotirit, në Gjirokastër;
– Varret e Pandeli Cales e Mihail Gramenos, në Korçë;
– Po, për varrin e Aqif Pashë Elbasanit, (të këtij burri të Madh – i cili më 25 Nëntor 1912 ngriti Flamurin Kombëtar në sheshin midis Bashkisë dhe Prefekturës së Elbasanit) a përkujdeset Qeveria dhe institucionet tjera shqiptare?!….

Për gjendjen trishtuese të varreve të këtyre patriotëve, më shumë se fjalët flasin fotografitë dhe pamjet filmike!!!
“Kjo është një pjesë e Shqipërisë 100 vjeçare, e Shqipërisë për të cilën aq shumë luftuan e punuan edhe këto figura të mëdha të këtij kombi, pjesë e identitetit kombëtar, e dhembjes, e jetëve të falura për shqiptari, për egzistencën e shtetit shqiptar. E kjo nuk bën përgjegjës vetëm shtetarët, qeveritë, por edhe ata vandalë, dhunues që guxojnë, guxojnë të ngrenë dorë mbi varre, guxojnë të ngrenë dorë mbi histori, mbi patriotë e rilindas pa të cilët vështirë se do të kishim 100 vite pavarësi. Ata dhanë jetën për të, por ne nuk u dhamë as një varr ku të prehen të qetë.” – kështu e përfundon dokumentarin me pamje trishtuese, gazetari ynë i shquar Marin Memia.
***

Shikoni Videon: Patriotët e lënë pa varr – Top Channel Albania – Shqipëria Tjetër!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura