Pashtriku, 12 shkurt 2020: Mjaftë më, mos na lodhni me këto “ikona”!
Po vazhdon “lufta” ikonike për presidentët “ikonik” të Kosovës, Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi!
PDK, thotë deri sa të mos kthehet fotografia e presidentit Thaçi i bojkotojmë mbledhjet e kryesisë së kuvendit!
Ndërsa Vjosa Osmani i përgjigjet PDK-së: “foton e Thaçit nuk e kthej”!
“Ka zhvendosje në pozitën e përcaktuar me ligj. Ta them një gjë qartë e mirë, nën 1 kjo temë është e mbyllur. PDK po bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt, bojkoti i tyre ka filluar kur është votuar Qeveria e Kosovës” – ka thënë ajo.
Rrjedhimisht duket që kryeparlamentarja, Vjosa Osmani i ka të dyja fotografitë në zyrën e saj! Vetëm se fotografive ua ka ndërruar vendet! Ibrahim Rugovën e ka varë në ballë të oxhakut, ndërsa Hashim Thaçin përballë oxhakut!
êka thotë ligji?
Ligji thotë fotografia duhet të jetë në zyrën e institucionit!
Dhe fotografitë janë në zyrë, aty ku janë vendos nga znj.Osmani!
Tani çka duan (?), “Han fiq e kastraveca, e pijn’mastikÃâ e qesin petlla n’uej” – ka thënë Fishta ynë i madh!
Jo po, PDK e do Hashimin në ballë, ndërsa LDK Ibrahimin në ballë!
Këta miop, akoma s’e kanë kuptuar se presidentët nuk janë partiak, sipas kushtetutës janë figura unifikuese, janë të të gjithëve, jo të partive! Por, s’kanë faj, sepse presidenti meqë del nga gjiu i tyre, e konsiderojnë si të tyre, jo të të gjithëve, siç e kërkon ligji!
***
Z.Bedri Hamza dhe znj.Vjosa Osmani, “Fotografia duhet të sugjerojë e jo të këmbëngulë me shpjegime.” – thotë fotografi rumun, Brassai (1899 – 1984)!
Prandaj mos këmbëngulni me shpjegime, sepse as fotografia e Ibrahimit, as e Hashimit nuk sugjerojnë asgjë! Janë dy anët e një medalje që në periudha të ndryshme e kanë luftuar njëri tjetrin për “lavditë” dhe interesat e tyre!
Mjaftë më, mos na lodhni me këto “ikona” të dalë boje!
______________
(I publikar fillimisht më 10 shkurt 2020, në facebook)
Postime të Lidhura
BEHXHET SHALA BAJGORA: NJË MARRËVESHJE E KEQE ASNJËHERË NUK PËRFUNDON MIRË!
Prishtinë, 23 shkurt 2019: Kaosi i organizuar / Situata aktuale në Kosovë i ngjanë një kaosi të organizuar,…
FAHRI DAHRI: NEGOCIATAT PËR NJË MARRËVESHJE TË SHUMËPRITUR (Pragpritje historike?!)
Itali, 13 mars 2018: “Toka” lëviz, edhe “Akrepat e orës lëvizin”, por a rrotullohen të dyja në një…
BAJRAM HOTI: APEL DEPUTETËVE! JO RATIFIKIMIT TË MARRËVESHJES!
Pashtriku.org, 26 shkurt 2018: Veprimtari i çështjes Kombëtare dhe veterani i luftës çlirimtare (të UҪK’së), Bajram Hoti nga…
MILAZIM KRASNIQI: POLITIKA PAQËSORE KA QENË MESAZH I AMERIKANËVE, PLAN I TYRE, E JO NDONJË PRODUKT I FANTAZISË SË IBRAHIM RUGOVËS
Pashtriku.org, 10. 12. 2013 – Publicisti i njohur Milazim Krasniqi, më 2 dhjetor 2013, në ditëlindjen e kryetarit…