SHERADIN BERISHA: PËRKULJA E HASHIMIT DHE GJENOCIDI SHTETËROR SERB NË KOSOVË (1998 – 1999)!

Pashtriku, 10 janar 2021: Në korrik të vitit 2016, Hashim Thaçi në fshatin Grackë të Lipjanit, ka vendosur kurorë lulesh në memorialin e 14 serbëve të vrarë menjëherë pas luftës. Ai me këtë rast përkulet para pllakës me mbishkrimin “viktimat e terrorit shqiptar”!
Historikisht dihet se Serbia për interesa të veta, në rrethana të ndryshme ka vrarë shumë civilë e zyrtarë serbë,dhe pastaj i akuzonte shqiptarët për këto akte!
Shembulli më ilustrues është ekzekutimi i gjashtë të rinjëve serb, më 14 dhjetor 1998, në kafenenë “Panda” në Pejë! Regjimi i atëhershëm këtë vrasje mizore e quajti akt terrorist të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Në dhjetor 2013, vetëm pak ditë pas përkujtimit të 15 vjetorit të rastit ‘Panda’ në Pejë, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili asokohe ishte pjesë e regjimit të Millosheviçit, në emisionin “Teška reč” në TV Pink deklaroi se shqiptarët nuk ishin autorët e këtij krimi!
Prandaj edhe vrasja e 14 civilëve serbë në Grackë të Lipjanit ka ndodhur nga çetnikët e Serbisë, e jo nga “terrori shqiptarë”!
***
Një histori bazike e gjenocidit serb në Kosovë 1998 – 1999!
Dihet mirëfilli, se, gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999), forcat ushtarako – policore serbe kryen gjebocid…Vranë e masakruan në forma më mizore, mbi 13 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre ishin civilë të pa armatosur, ndërsa dhunuan mizorisht mijëra gra e vajza shqiptare!!!
Për të fshehur krimet monstruoze, qysh në prill të vitit 1999 establishmenti kriminal i Millosheviçit, mori vendim për bartjen e mijëra kufomave në Serbi, ndërsa mijëra të tjera u dogjën… Pas luftës u gjetën varreza masive me mbetje mortore shqiptare në Serbi dhe sot akoma nuk dihet për fatin e 1.640 civilëve shqiptarë të cilët konsiderohen si të zhdukur (të pagjetur)!
Sipas përllogaritjeve që janë bërë pas luftës numri i objekteve të shkatërruara, të djegura apo të dëmtuara:
– i shtëpive dhe i banesave,
– i lokaleve afariste dhe i fabrikave,
– i shkollave dhe i objekteve të tjera arsimore, kulturore e shkencore,
– i objekteve fetare,
– i monumenteve kulturore e historike që nga lashtësia e deri në ditët e sotme – është tejet i madh.
Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë
(mars 1998 – qershor 1999):
– janë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1100 vendbanime shqiptare;
– janë plaçkitur, djegur e shkatërruar (pjesërisht a tërësisht) mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore – historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.
Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, që nga data 28 shkurt 1998 deri më 22 maj 1999, forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake të Serbisë kanë bërë 274 vrasje në masë, në të cilat janë vrarë 3721 civilë të paarmatosur dhe këto vrasje dhe masakra kanë pasur shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Në këtë periudhë kohore, sipas KMDLNJ’së, janë identifikuar dhe hapur 142 varreza masive në Kosovë, nga të cilat janë zhvarrosur 2031 persona të ekzekutuar.
Janë identifikuar edhe disa varreza masive në Serbi, si në Peruqac, Petrovo Sello dhe Batajnica 1, 2 dhe 3 etj., në të cilat janë gjetur mbetjet mortore të afër 1000 shqiptarëve të vrarë e të masakruar gjatë luftës 1998 – 1999 në Kosovë.
Në raportet e KMDLNJ’së rezulton se vrasjet dhe masakrat në masë të shqiptarëve, më së shumti janë bërë në komunën e Gjakovës, gjithsejt 40 raste me 693 persona, pastaj në komunën e Pejës janë regjistruar 39 raste të vrasjeve në masë me 451 të vrarë dhe të masakruar. Komuna e Klinës ka 144 të vrarë në 23 raste të vrasjeve në masë. Në komunën e Rahovecit janë evidentuar 22 raste të vrasjeve në masë me 391 të vrarë etj.etj. (KMDLNJ – Krimet e luftës në Kosovë 1998 – 1999 (Monografi 1) fq. 46 – 48)
(…)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura