SHERADIN BERISHA: POLITIKANËT E BRITANISË DHE FEUDALËT E KOSOVËS!

Pashtriku, 17 dhjetor 2019: Duhet të marrë fund politika feudaliste e Dukagjinit, e Malishevës, Drenicës, Llapit, Gollakut e Karadakut …! STOP mendësisë feudiste! JEMI NJË!
***
Në zgjedhjet e fundit në Britani të Madhe që u mbajtën më 12 dhjetor 2019, konservatorët e kryeministrit Boris Johnson shënojnë fitore të thellë. Pas publikimit të rezultatit Jeremy Corbyn i laburistëve, e pranoj disfatën, dhe ka deklaruar se nuk do të jetë më në krye të partisë. Në vendet normale demokratike kështu veprojnë politikanët e përgjegjshëm!
***
Ndërkaq në Kosovën “sui generis” të Ahtisarit liderët e partive edhe kur i humbin vazhdimisht zgjedhjet ata mbesin në krye të partisë pa u trazuar fare!
Pse?
Sepse në Kosovë nuk kemi parti politike!
Òªka kemi?!
Kemi parti lideriste, të cilat veprojnë si kompani feudesh në krye me feudalin, ndërsa klientela e tyre sillen si bujkrobër!
Dhe liderët e feudeve: të Drenicës, të Dukagjinit, të Malishevës (Llapushës), të Llapit, Gollakut e Karadakut etj., do të mbesin feudalë të “pamposhtur” deri kur bujkrobërit e tyre të vetëdijsohen!#
***
Bujkrobër, kthjelluni, zgjohuni e organizohuni që t’i përmbysni këta feudalë të përdalë (nga kryefeudet e tyre partiake) në menyrë që Kosova të frymojë jo si republikë feudalësh “sui generis” të Ahtisarit, por si shtet normal e i pavarur i Adem Jasharit!

(Shkrimi fillimisht është publikuar më 13 dhjetor në facebook)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura