SHERADIN BERISHA: PROPOZIM PËR ALBIN KURTIN! POZITA E KRYEMINISTRIT ME ROTACION, MURAT JASHARI PRESIDENT!

Pashtriku, 18 janar 2020: (Mos)marrëveshjet LVV – LDK për formimin e qeverisë duket që kanë arritur kulmin! Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Albin Kurti (LVV) dhe Vjosa Osmani (LDK) i kanë fituar zgjedhjet. Në këto zgjedhje LVV me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër ka dalë parti e parë – fituese, ndërsa LDK me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministër ka dalë parti e dytë.
Rrjedhimisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë barrën kryesore për formimin e qeverisë.
Prandaj për të dalur nga ky ngërç, mendoj që Albin Kurti si kandidat fitues për kryeministër, duhet të reflektoj!
Propozoj që pozita e kryeministrit të bëhet me rotacion. Dy vitet e para të mandatit (tetor 2019 – tetor 2021) të jetë Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti zv.kryeminstër i parë, ndërsa dy vitet pasuese (tetor 2021 – tetor 2023) Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë!
Pozitën e kryeparlamentarit ta ketë LVV (Glauk Konjufca), ndërsa posti i presidentit të propzohet nga LVV! Personaliteti për president të jetë jopartiak dhe si i tillë unifikues! Figura më unifikuese dhe ekuilibruese për shqiptarët është anëtari i familjes Jashari, Murat Jashari!
Kandidati Murat Jashari si i tillë është i pranueshëm për të gjithë deputetët e partive, dhe votimi i tij në Kuvend për president është i padiskutueshëm!
LVV me Murat Jasharin president, (të paktën për 10 vjet) e heq nga rendi i ditës këtë pozitë, e cila vazhdimisht po bëhet ‘mollë sherri’ në procesin e formimit të qeverisë!
Me këtë veprim Albin Kurti do ta zhvilloje një partneritet afatgjatë me Vjosa Osmanin, e cila duke qenë për dy vite si kryeminstre do ta forcoi pozicionin e saj brenda LDK-së, për t’u bërë pastaj kryetare e partisë.
***
Pra, propzimi im është si vijon:
1. Në periudhën: tetor 2019 – tetor 2021, Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti zv.kryeminstër i parë;
3. Në periudhën: prill 2021 – prill 2026, Murat Jashari president i Republikës;
2. Në periudhën: tetor 2021 – tetor 2023, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë;
4. Kabineti qeveritarë me 12 ministri,
– 5 ministri LVV,
– 5 ministri LDK, dhe
– 2 ministri minoritetet!
Albini duhet ta bëjë këtë hap, sepse në këtë mënyrë i hap rrugë ndryshimit substancial.
Nëse dështon formimi i qeverisë faji kryesor (ndonëse ka shumë fajtorë të brendshëm e të jashtëm) do t’i adresohet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!
——————-
PS: më 27.12.2019 në FB kam shkruar:
“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani jane shpresa e fundit per ta nxjerre vendin nga balta qe e kane futur bosat e vjeter te krimit nga: LDK ‘ PDK ‘ AAK ‘ NISMA ‘ AKR!”
***
(Për herë të parë u publikua në murin tim të facebookut, më 16 janar
2020)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura