SHERADIN BERISHA: QEVERIA AMERIKANE ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001! (FOTO+VIDEODËSHMI)

Pashtriku.org, 11.09.2016: (“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”. kështu ka thënë, Franklin D.Roosvelt 1882 – 1945, presidenti i 32’të i Shteteve të Bashkuar të Amerikës) – Ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Prandaj, edhe 11 shtatori 2001 (si një nga ngjarjet më të rënda të këtij fillimshekulli) nuk ka ndodhur aksidentalisht, por është planifikuar të ndodh në atë mënyrë, për t’i hapur rrugë luftës në Afganistanë (në vjeshtën e atij viti) dhe luftërave tjera të përgjakshme në Irakë e në shtetet tjera të Lindjes së Mesme, të cilat po zhvillohen aktualisht!
(Në vend të hyrjes një përmbledhje e lëndës)
– Njëmbëdhjetë Shtatori 2001 ishte padyshim dita më e zezë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas verzionit zyrtarë, në mëngjesin e asaj dite, nëntëmbëdhjetë terroristë të Al Kaidas rrëmbyen katër aeroplanë, dy prej tyre goditën Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, i treti goditi Pentagonin, ndërsa i katërti, u rrëzua në perëndim të Pensilvanisë dhe nga ky sulm i përgjakshëm terrorist (që ishte planifikuar nga kreu i Al Qaidas Osama bin Ladeni) u mbytën rreth 3000 njerëz të pafajshëm!
– Shumë analistë, ekspertë të fushave të ndryshme dhe dëshmitarë okular që përjetuan këtë ngjarje, mendojnë se e vërteta e 11 Shtatorit nuk ishte ashtu siç përshkruhet zyrtarisht nga administrata e Shtëpisë së Bardhë.
– Gazetari dhe shkrimtari Jim Marrs në librin “Komploti i terrorit”, ka theksuar se: “provat e argumenteve që sillen në libër të çojnë në përfundimin se sulmet e 11 shtatorit u orkestruan nga një element brenda qeverisë së SHBA’së”.

 

– Sipas raporteve të gazetave amerikane, mëngjesi i 11 shtatorit 2001, ka nisur me një seri lojërash e stërvitjesh luftarake nga punonjësit e Komandës së Mrojtjes Aerohapsinore Amerikano Veriore. Loja është menduar që të krijonte një “krizë imagjinare” në formën e një “stërvitjeje të mbrojtjes ajrore që simulonte një sulm mbi SHBA’të, dhe pikërisht në kuadër të kësaj “stërvitjeje” e “krize të imagjinuar” u kryen sulme të vërteta ajrore mbi Kullat Binjake, në Nju Jork dhe mbi Pentagon, në Uashington D.C!
– Ndërmjet orës 9:06 dhe 9:16, kur Kullat binjake po digjeshin, Presidenti Bush po qëndronte në një shkollë në Florida, edhe pse tashmë e dinte se Kullat e QBT’së ishin goditur.
– Brenda pak orësh, pas ngjarjeve të 11 shtatorit, FBI’ja publikoi emrat dhe fotografitë e 19 rrëmbyesve të dyshuar, edhe pse më vonë doli se shumë prej këtyre personave ishin gjallë në Lindjen e Mesme!
– Lideri laburist në Angli, Jeremy Corbyn, mendon se sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA (në Nju Jork dhe në Pentagon) u manipuluan nga Perëndimi në mënyrë që të niste lufta në Afganistan. Ai kritikon kryministrin britanik Tony Blair dhe presidentin amerikan, George W. Bush se e kishin përdorur 11 Shtatorin 2001, për të hyrë në luftë. Z.Corbyn pretendonte se u manipulua në atë mënyrë, që Osama bin Laden të dukej përgjegjës për ngjarjen e rëndë!
– Ish’guvernatori i Floridas dhe senatori demokrat i SHBA, Bob Graham në TV kombëtar në Amerikë ka thënë, se sulmet e 11 shtatorit 2001 ishin një punë e brendshme dhe se 19 rrëmbyesit (e aeroplanëve) nuk i kanë kryer sulmet… Unë -mendoj se është e pabesueshme për të besuar se 19 persona, shumica e të cilëve nuk flasin anglisht, shumica e të cilëve kurrë nuk kishin qenë në Shtetet e Bashkuara më parë, shumica e të cilëve nuk kanë një arsim të lartë, mund të kenë kryer një detyrë të tillë të ndërlikuar, pa një mbështetje nga brenda Shteteve të Bashkuara.
– Teoricieni Australian, Phil Young, ka thënë se sulmet e 9/11 ishin një punë brendshme e planifikuar nga shërbimet sekrete amerikane… Në një video prej 4 mintuash Phili tregon, që pas sulmit një tjetër objekt i vogël lëshohet nga pjesa e pasme e aeroplanit duke vazhduar fluturimin me një shpejtësi të madhe.
– Richard A. Clark, Ish shef i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kundër terrorizmit, në dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, ka akuzuar, CIA’n se ka rekrutuar terroristët që kryen sulmin më 11 shtator 2001!
– Sipas gazetave prestigjioze amerikane, më 10 shtator 2001, (një ditë para sulmeve) “Grupi Carlyle” mbajti një takim në Hotelin Ritz Carlton në NYC. Në këtë takim ishin të pranishëm ish-presidenti George H.W.Bush dhe Shafiq bin Laden, vëllai i Osama bin Ladenit dhe shumë biznesmenë nga Arabia Saudite!
Menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, anëtarët e familjes së Osama bin Ladenit me rreth 140 sauditë, me lejen e administratës Bush, u larguan nga SHBA’të me dy avion të mëdhenj reaktivë për në Arabinë Saudite!
– Në vitin 2006 një grup prej 50 akademikësh amerikanë krijuan grupin e studimit për të vërtetën e 11 shtatorit. Kryesuesi i këtij grupi Dr.Stiven E. Jones bëri bujë kur deklaroi se, Qendra Botërore e Tregëtisë u rrëzua sepse në të ishte vendosur “qysh më përpara lëndë shpërthyese”. Ndërsa Dr. Morgan Reynolds, ish drejtor i Qendrës së Drejtësisë Kriminale në Qendrën Kombëtare për Analiza Politike në Dallas, deklaroi publikisht se, historia zyrtare e rrëzimit të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë ishte “false” dhe se provat tregonin qartë që ndërtesat ishin rrëzuar me anë të shembjes së komanduar!
– Për shembjen e kullave të QBT’së nga shpërthimet e eksplozivit (bombave), ka deklaruar edhe William Rodriguez, ish roje në Qendrën Botërore të Tregtisë si dhe shumë dëshmitarë të tjerë okularë.
– Për më tepër Shkencëtari dhe profesori i Universitetit të Kopenhagës, Dr.Niels Harri në një intervistë dhënë për stacionin danez TV-TV2, ka deklaruar se në pluhurin e ndërtesave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, ka zbuluar eksplozivë (nano-thermite) të paaktivizuara!
– Ish këngëtari i White Lion, Mike Tramp, nuk beson se aeroplanët që ranë në kullat binjake në 11 shtator të 2001-it, janë shkaktarët e rrënimit të dy kullave, madje ai beson se asnjë avion nuk ra atë ditë në Pentagon! Madje, Mike Tramp është trishtuar nga rrëzimi i ndërtesës 47 katëshe i QBT’së (për disa sekonda) pa u goditur nga aeroplanët!
– Sa i përket sulmit mbi Pentagon, gazetarja ushtarake, Barbara Honegger, në bazë të shumë provave ka thënë, se: Pentagoni u sulmua me bomba rreth orës 9:32, pasuar ndoshta nga goditja e një objekti fluturues shumë më të vogël se avioni…
– Prokurori Stenley G.Hilton, një republikan që ka shërbyer si shef i stafit të Senatorit Robert Dol, në qershor të vitit 2004 depozitoi një AktPadi në Gjykatën Federale të Kalifornisë, në emër të 400 familjarëve të viktimave të 11 shtatorit kundër: presidentit Bush; zëvendëspresidentit, Dick Cheney; Ministrit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld; drejtorit të CIA’s, George Tenet; drejtorit të FBI’së, Robert Mueller; Këshilltares për Siguri Kombëtare, Condoleeza Rice dhe prokurorit të përgjithshëm, John Ashcroft. Padia akuzon se zyrtarët e administratës “kanë konspiruar të gjithë me qeverinë e Arabisë Saudite përpara datës 11. 09. 2001 për të financuar, nxitur, rekrutuar, lejuar dhe ndihmuar e mbështetur disa individë për të kryer sulmet e 11 shtatorit mbi Qendrën Botërore të Tregtisë dhe mbi Pentagon. Hilton, ka thënë gjithashtu se, “Al Kaeda është thjesht një krijim i CIA’s” dhe se “ky është një operacion i urdhëruar prej qeverisë”. Ai ka thënë se: “Personalisht (Bushi) i autorizoi sulmet. Ai është fajtor për tradhti dhe për vrasje në masë”. Hiltoni, bazuar në informatat që kishte mbledhur nga oficerë të lartë të ushtrisë, nga agjentë të FBI’së etj., ka zbuluar prova për zyrtarë qeveritarë të rangut të lartë të cilët kanë bashkëpunuar në sulmet e 11 shtatorit, sulme këto që u kryen nën mbulimin e stërvitjeve për katastrofat dhe të lojërave luftarake me emrin e koduar “Tripod”.
(…)
STUDIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË DY PJESËT E POSHTME:
SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (I) FOTO+VIDEO
PJESA E PARË:
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3192
***
PJESA E DYTË:
SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (II) FOTO+VIDEO
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3193
***
Sa për ilustrim shikoni këto video’dëshmi:
E Vërteta e 11 shtatorit në TV Shqiptare:

Sulmet e 11 Shtatorit, punë e mbrëndshme – Top Channel – Dokumentar i shkurtë

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Pashtriku.org, 11. 09. 2015: (“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”. Franklin D.Roosvelt 1882 – 1945, presidenti i 32’të i Shteteve të Bashkuar të Amerikës) – Ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Prandaj, edhe 11 shtatori 2001 (si një nga ngjarjet më të rënda të këtij fillimshekulli) nuk ka ndodhur aksidentalisht, por është planifikuar të ndodh në atë mënyrë, për t’i hapur rrugë luftës në Afganistanë (në vjeshtën e atij viti) dhe luftërave tjera të përgjakshme në Irakë e në shtetet tjera të Lindjes së Mesme!
(Në vend të hyrjes një përmbledhje)
11 Shtatori 2001 ishte padyshim dita më e zezë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas verzionit zyrtarë, në mëngjesin e asaj dite, 19 terroristë të Al Kaidas rrëmbyen katër aeroplanë, dy prej tyre goditën Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, i treti goditi Pentagonin, ndërsa i katërti, u rrëzua në perëndim të Pensilvanisë dhe nga ky sulm i përgjakshëm terrorist (që ishte planifikuar nga kreu i Al Qaidas Osama bin Ladeni) u mbytën rreth 3000 njerëz të pafajshëm!
– Shumë analistë, ekspertë të fushave të ndryshme dhe dëshmitarë okular që përjetuan këtë ngjarje, mendojnë se e vërteta e 11 Shtatorit nuk ishte ashtu siç përshkruhet zyrtarisht nga administrata e Shtëpisë së Bardhë.

– Gazetari dhe shkrimtari Jim Marrs në librin “Komploti i terrorit”, ka theksuar se: “provat e argumenteve që sillen në libër të çojnë në përfundimin se sulmet e 11 shtatorit u orkestruan nga një element brenda qeverisë së SHBA’së”.
– Sipas raporteve të gazetave amerikane, mëngjesi i 11 shtatorit 2001, ka nisur me një seri lojërash e stërvitjesh luftarake nga punonjësit e Komandës së Mrojtjes Aerohapsinore Amerikano Veriore. Loja është menduar që të krijonte një “krizë imagjinare” në formën e një “stërvitjeje të mbrojtjes ajrore që simulonte një sulm mbi SHBA’të, dhe pikërisht në kuadër të kësaj “stërvitjeje” e “krize të imagjinuar” u kryen sulme të vërteta ajrore mbi Kullat Binjake, në Nju Jork dhe mbi Pentagon, në Uashington D.C!
– Ndërmjet orës 9:06 dhe 9:16, kur Kullat binjake po digjeshin, Presidenti Bush po qëndronte në një shkollë në Florida, edhe pse tashmë e dinte se Kullat e QBT’së ishin goditur!
– Brenda pak orësh, pas ngjarjeve të 11 shtatorit, FBI’ja publikoi emrat dhe fotografitë e 19 rrëmbyesve të dyshuar, edhe pse më vonë doli se shumë prej këtyre personave ishin gjallë në Lindjen e Mesme!
– Richard A. Clark, Ish shef i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kundër terrorizmit, në dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, ka akuzuar, CIA’n se ka rekrutuar terroristët që kryen sulmin më 11 shtator 2001!
– Sipas gazetave prestigjioze amerikane, më 10 shtator 2001, (një ditë para sulmeve) “Grupi Carlyle” mbajti një takim në Hotelin Ritz Carlton në NYC. Në këtë takim ishin të pranishëm ish-presidenti George H.W.Bush dhe Shafiq bin Laden, vëllai i Osama bin Ladenit dhe shumë biznesmenë nga Arabia Saudite! Menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, anëtarët e familjes së Osama bin Ladenit me rreth 140 sauditë, me lejen e administratës Bush, u larguan nga SHBA’të me dy avion të mëdhenj reaktivë për në Arabinë Saudite!
– Në vitin 2006 një grup prej 50 akademikësh amerikanë krijuan grupin e studimit për të vërtetën e 11 shtatorit. Kryesuesi i këtij grupi Dr.Stiven E. Jones bëri bujë kur deklaroi se, Qendra Botërore e Tregëtisë u rrëzua sepse në të ishte vendosur “qysh më përpara lëndë shpërthyese”. Ndërsa Dr. Morgan Reynolds, ish drejtor i Qendrës së Drejtësisë Kriminale në Qendrën Kombëtare për Analiza Politike në Dallas, deklaroi publikisht se, historia zyrtare e rrëzimit të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë ishte “false” dhe se provat tregonin qartë që ndërtesat ishin rrëzuar me anë të shembjes së komanduar!
– Për shembjen e kullave të QBT’së nga shpërthimet e eksplozivit (bombave), ka deklaruar edhe William Rodriguez, ish roje në Qendrën Botërore të Tregtisë si dhe shumë dëshmitarë të tjerë okularë.
– Për më tepër Shkencëtari dhe profesori i Universitetit të Kopenhagës, Dr.Niels Harri në një intervistë dhënë për stacionin danez TV-TV2, ka deklaruar se në pluhurin e ndërtesave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, ka zbuluar eksplozivë (nano-thermite) të paaktivizuara!
– Ish këngëtari i White Lion, Mike Tramp, nuk beson se aeroplanët që ranë në kullat binjake në 11 shtator të 2001-it, janë shkaktarët e rrënimit të dy kullave, madje ai beson se asnjë avion nuk ra atë ditë në Pentagon! Madje, Mike Tramp është trishtuar nga rrëzimi i ndërtesës 47 katëshe i QBT’së (për disa sekonda) pa u goditur nga aeroplanët!

– Sa i përket sulmit mbi Pentagon, gazetarja ushtarake, Barbara Honegger, në bazë të shumë provave ka thënë, se: Pentagoni u sulmua me bomba rreth orës 9:32, pasuar ndoshta nga goditja e një objekti fluturues shumë më të vogël se avioni…
– Prokurori Stenley G.Hilton, një republikan që ka shërbyer si shef i stafit të Senatorit Robert Dol, në qershor të vitit 2004 depozitoi një AktPadi në Gjykatën Federale të Kalifornisë, në emër të 400 familjarëve të viktimave të 11 shtatorit kundër:
– presidentit Bush;
– zëvendëspresidentit, Dick Cheney;
– ministrit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld;
drejtorit të CIA’s, George Tenet;
– drejtorit të FBI’së, Robert Mueller;
– këshilltares për Siguri Kombëtare, Condoleeza Rice dhe
– prokurorit të përgjithshëm, John Ashcroft.
Padia akuzon se zyrtarët e administratës “kanë konspiruar të gjithë me qeverinë e Arabisë Saudite përpara datës 11. 09. 2001 për të financuar, nxitur, rekrutuar, lejuar dhe ndihmuar e mbështetur disa individë për të kryer sulmet e 11 shtatorit mbi Qendrën Botërore të Tregtisë dhe mbi Pentagon. Hilton, ka thënë gjithashtu se, “Al Kaeda është thjesht një krijim i CIA’s” dhe se “ky është një operacion i urdhëruar prej qeverisë”. Ai ka thënë se: “Personalisht (Bushi) i autorizoi sulmet. Ai është fajtor për tradhti dhe për vrasje në masë”. Hiltoni, bazuar në informatat që kishte mbledhur nga oficerë të lartë të ushtrisë, nga agjentë të FBI’së etj., ka zbuluar prova për zyrtarë qeveritarë të rangut të lartë të cilët kanë bashkëpunuar në sulmet e 11 shtatorit, sulme këto që u kryen nën mbulimin e stërvitjeve për katastrofat dhe të lojërave luftarake me emrin e koduar “Tripod”.
(***)

Sa për ilustrim shikoni këto video’dëshmi:

E Vërteta e 11 shtatorit në TV Shqiptare:

Sulmet e 11 Shtatorit, punë e mbrëndshme – Top Channel
Gjëra të çuditshme ndodhin para, gjatë dhe pas sulmeve të 11 Shtatorit !!!

ANALIZËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË DY PJESËT E POSHTME:
***

PJESA E PARË
SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (I) FOTO+VIDEO
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3192
***
PJESA E DYTË
SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (II) FOTO+VIDEO
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3193

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura