PROF.AGIM ZOGAJ: VUÇIÇ, DO T’I FITOJË ZGJEDHJET!

Prishtinë, 16 qershor 2020: Rrallë ka situata, rrethana politike, në të cilat, në mënyrë hipotetike, me përpikëri, mund të prognozohet, fituesi i sigurt i zgjedhjeve politike, veçmas, siç është rasti konkret, zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit 2020 në shtetit fqinj, Serbinë! Por, ja që, në rastin e zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit 2020, që do të mbahen në Serbi, jemi të sigurt për fitoren e kryetarit aktual serb, Vuçiç. Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të opionit publik në Serbi, mbi gjysma e qatetarëve i japin përkrahje Vuçiçit, rezultat ky, më i madhi në njëzetë vitet e fundit, sikur në epokën e diktaturës sëMillosheviçit. Është çështje tjetër, si do të reflektojë kjo fitore e radhës e Vuçiçit në raport me Kosovën, jo vetëm me dialogun e mbetur në gjysmë të rrugës dialogun, me shumë të panjohura dhe mjaft kompleks e delikat!
Serbia: nën diktaturën e demokracisë!
Nga ana tjetër, është krejt e kuptuar përse, si Kosovë, kemi interes për ta trajtuar temën, çështjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Për të mos dhënë shumë argumente lidhur me arsyeshmërinë, mjafton ta kemi parasysh se, fjala është për zgjedhje parlamentare që do të mbahen në shtetin, i cili është në fqinjësi me shtetin tonë, vendin tonë, Republikën e Kosovës. Pra, edhe sikur, të kishim njohje disa takime dhe bashkëbisedime midis dy shteteve përkatëse, edhe sikur, Serbia, nuk do të kishte pretendime territoriale, pra, synime, projekte për ta pushtuar, për më keq, aneksuar një pjesë të territorit të shtetit tone, është krejt I kuoptuar, interesimi ynë për zgjedhjet në Serbi! Kjo e drejtë, ky detyrim, në rradhë të parë bie mbi, institucionet tona shtetërore, në të gjitha nivelet, jo vetëm, detyrim për Qeverinë, për Ministrinë e Jashtme të Kosovës. Në rast se, gjithçka është e qartë, do ta rikthejë kujtesën time në disa takime dhe bashkëbisedime, menjëherë pas mbarimit të luftës me miq e shokë, por edhe me personalitete të larta të politikës sonë kombëtare të cilët, me mjaft siguri e bindje politike, shpreheshin, përafërsisht :”…Serbinë e kemi në kufi, me te, gjithçka ka marrë fund…”!? Në rast se dikush ende mendon se, gjithçka, në raport me Serbinë, sidomos me planet e saja që, vazhdimisht ta destabilkizojë Kosovën, ka marrë fund, atëherë, situate në Veriun e Kosovë, të kontrolluar nga Serbia, është treguesi më i mirë se, e vëteta politike është pak më ndryshe… T’i kthehemi thelbit të temës sonë.

Tani më, prognozat flasin se, Vuçiç, së bashku me aleatët e tij, Ivica Daçiçin e SPS-it, Aleksandar Vulinin e JUL-it, pastaj me Vojisllav Sheshelin e radikalëve serbë, Dragan Markoviç Palmen, përfaqësuesit e Partisë Ruse dhe, të tjerë do të dalë fitues dhe do të vazhdojë ta kontrollojë Kuvendin e Serbisë, jetën politike. Jeta politike në Serbi, pra, politika e brendshme dhe ajo e jashtme e shtetit serb, do të jetë nën varësinë dhe kontrollin e rreptë të kryetarit Vuçiç, ashtu siç ishte edhe deri më tani. Vuçiç, po ashtu, do të vazhdojë t’i kontrollojë mediet në Serbi, ashtu siç edhe ka bërë deri më tani.Në paraqitjet mediale, Vuçiç e ka vëmendjën, më të madhe, e tërë hapësira mediale është e reezervuar për të. Partia e Vuçiçit, Partia për Përparimin e Serbisë, së bashku me aleatët e saj, në një anketë të realizuar në muajin mars 2020, delë se, mbi 99 % i kishin shfrytëzuar terminet kryesore, të pesë televizioneve nacionale. Kurse, në muajin prill 2020, ajo shifër, statistikë kishte rënë në 92%, fakt, ky, i cili na i kujton epokat e sistemeve, më të errëta diktatoriale, të totalitarizmit komunist! Edhe sipas, opinionistëve ndërkombëtarë, shfrytëzimi i këtillë, i detyruar, i imponuar i hapësirës mediale, dëshmon se, Vuçiçi dhe aleatët e tij, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit 2020, e kanë forcuar pozicionin e tyre dhe, bindshëm do të fitojnë. Kjo ka bërë që, eksperti gjerman për Ballkan, Florian Biber të vlerësoi se :” Ai, gjithandej, në mënyrë gjithë përfshirëse ishte i pranishëm, ndërsa, alternativat ishin të padukshme”! Gjithnjë, në kontekst të “ kontrollit” ideologjik, politik që, Qeveria e Serbisë, pra, drejtpërdrejt kryetari serb, Vuçiç u ka bërë medieve në Serbi, Organizata jo qeveritare, Fridom Haus ka konstatuar se, më, Serbia nuk është shtet, shoqëri demokratike, por, një “ regjim hibrid”, me shefin e shtetit, i cili i përdor, të njëjtat “ mjete jo demokratike” sikur, i përdor, Viktor Orban në Hungari.
Gjithnjë në këtë ambient politik, jo demokratik, me autarki të nacionalisit Vuçiç, pra, me një hapësirë të diktaturës demokratike, në vazhdim, edhe pas 21 qershorit 2020, opozita serbe do të jetë e pa fuqishme, e fragmentarizuar, e pafuqishme, që të përballet me pushtetin e Vuçiçit dhe më së paku, që, të ketë ndikim në krijimin e opinionit opozitar, publik, politik në Serbi. Pra, nuk do të ketë ndryshim të politikës së Serbisë ndaj Kosovës!
Një pjesë e opoizitës, tani e sa kohë është deklaruar se do t’i bojkotojë zgjedhjet. Edhe, vendimi i opozitë serbe për t’i bojkotuar zgjedhjet, është i gabuar, dëshmon, se ajo nuk është unike,dhe, sidomos në rastin e Kosovës, nuk dallon asgjë nga partite në pushtet, nga ideologjia serbomadhe e kryetarit Vuçiuç! Sa për ilustrim dhe argumentim, po e përmendim, deklaratën e njërit nga opozitarët serb, Milan Stamatoviç, i cili, ka propozuar që, Serbia t’ia dorëzoj, Rusisë, të drejtën për ta administruar Kosovën. Serbomadhi, Stamatoviç, ka thënë se, Rusia duhet të na ndihmojë që në Kosovë t’i kthejmë 1000 serbë dhe ushtarë, si dhe ta kthejmë popullatën serbe atje! Ky është pra, zëri edhe i opozitës serbe në raport me shtetin e Kosovës dhe popullin tone, pra, edhe në prag të takimit të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, më 27 qershor 2020 në Shtëpinë e Bardhë!
Në prehrin e Rusisë dhe të Kinës
Në raport me Kosovën ndërsa, Vuçiçi me aleatët e tij, shovinistët Daçiç, Vulin, Seshelin, dhe të tjerët, ishte, është po aq radikal, serbomadh,antishqiptar, jo paqësor, por, hegjemon po aq sa, dikur Millosheviçi, në Qeverinë e të cilës e kishte udhëhequr, Ministrinë e Propagandës! Dhe, dihet se çfarë helmi shovinist, barbar, çfarë ideologjie antishqiptare ka propaganduar ajo Ministri, dhe edhe vetë Vuçiçi. Është naive, dhe, politikisht pa përgjegjësi të mendosh sot se, Vuçiç, nuk është më ai i kohë së Milosheviçit. Përse, nuk e themi se, në fakt, nuk janë kohërat dhe rrethanat politike të epokës së Millosheviçit dhe të fashizmit modern serb. Në fakt, Vuçiçi, është ai i cili, e ka kuptuar këtë realitet të ri, ndaj, me një politikë, me një diplomaci shumë të sofistikuar, për Serbinë të frytshme, edhe në raport me Kosovën, po dëshiron që, së paku të nxjerr një përfitim, dhe, të krenohet para të sotmes dhe të ardhmes se, edhe ai, për të mirë të Serbisë, doli fitues! Pra, Vuçiçi, është shumë pragmatik, ka krijuar aleanca të fuqishme me Rusinë, me Kinën, kundërshtare të SHBA-ve dhe jo vetëm të ne shqiptarëve. Kryetari serb, është i vetmi lider ballkanas, i cili, hapur po e përkrah kandidaturën e Trumpit. Kur, kryetari i Kosovës, z. Thaçi, u përpoq të tërhiqte vëmendjen politike rreth presidenetit Trump, politika e Kosovës e krijoi opinonin kundër produktiv në raport me aleatin tonë!?
Gjatë fushatës zjedhore, asaj për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit 2020, Vuçiçi, me mjaft dinakëri dhe zgjuarësi politike, çështjen e Kosovës e la në plan të dytë ndërkohë që, e sforcoi çështjen e luftës kundër pandemisë, shëndetin e popullit serb, si dhe e vendosi me prioritet raportin e përkeqësuar midis shtetit të Serbisë dhe shtetit të Malit të Zi. Të kemi parasysh se, për habi, ai, Vuçiçi nuk zhvilloi fushatë zgjedhore në Veri të Kosovës, të cilin, të gjithë e dimë se, e kontrollon, më tepër se, institucionet e Kosovës. Megjithatë, për Kosovën foli, ashtu siç flet në disa vitet e fundit, duke thënë se:”…po luftojmë deri në fund, për Kosovën tonë, si pjesë të Serbisë… Për ne, nuk ka zgjidhje fatlume për Kosovën, nuk është detyrë e kryetarit të Serbisë t’i mashtrojë njerëzit..”! Duke, fshehur pa fuqinë e tij, që të “ nxjerrë” një përfitim për Serbinë, ai, ka thënë se “ …u është nënshtruar presioneve…se, Kosova është çështje e Fuqive të Mëdha”! Edhe me “ propagandë” të këtillë, Vuçiçi, po ka suksese, ta manipulojë popullin e vetë serb, i cili, sikur nuk e kupton, ose shtiret se nuk e di që, Serbia, bisedimet me BE-në po i zhvillon pa Kosovën!
Realisht, edhe në çështjen e Kosovës, negociatat, dialogun për një Marrëveshje Kosovë – Serbi, Vuçiçi po pret përkrahjen diplomatike të Rusisë dhe të Kinës. Ndaj, kryetari serb, hapur, në lidhje me ndërhyrjen kineze në rastin e Hong Kongut, po angazhohet për politikën e “ Një Kine”, duke e përkrahur fuqishëm aleatin e tij, kryetarin kinez, Xi Jinping. Aleancën me Kinën, ashtu siç, dikur e kishte edhe Millosheviçi, nuk po e shohin me entuziarëm, jo vetëm Brukseli, por as vetë Rusia. Diplomacia ruse, këtë ofrim, aleancë “ vëllazërore” midis Serbisë së vogël dhe Kinës së madhe, po e interpretim edhe si, mosbesim i Vuçiçit ndaj Rusisë “nënë”! Prandaj, ndoshta, nuk është e rastit që, në bisedën telefonike, mbajtur më 15 qershor 2020, midis kryetarit Putin dhe Vuçiçit, më shumë e gjyshmë ore, u bisedua për Kosovën! Ndoshta, temë e bisedës, ishin qëndreimet e Rusisë, lidhur me Kosovën, në prag të takimit shqiptaro- serb në Shtëpinë e Bardhë!?
Sidoqoftë, Kosova, Qeveria, drejtuesit e shtetit, pra, edhe opozita, do të duhej që, me shumë vëmendje t’i keni parasysh zhvillimet më të reja në Serbi, jo vetëm në kontekstin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit 2020. Kjo, sepse, vazhdimi i dialogut është i pashmangshëm, ndërsa, vendi ynë, nuk do të mund të delë fitues, në rast se, në radhë të parë, nuk kemi platformë të unifikuar, mbarënacionale, sidomos dhe patjetër, pajtim të plotë midis pozitës dhe opozitës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura