SHERADIN BERISHA: RIPËRSËRITJA E HISTORISË SHQIPTARE (1912 – 1914 & 1998-1999…!)

Pashtriku.org, 16 korrik 2017: Në mars 1914 me vendim të Fuqive të Mëdha, në krye të fronit shqiptar vjen Princi gjerman Wilhelm Wied (1876-19459. Marrëveshjet dhe vendimet politike të fuqive të mëdha, nga Konferenca e Londrës (dhjetor 1912-korrik1913) e tutje gjatë sundimit të Vidit në Shqipëri deri në shtator 1914, në shumë aspekte janë të ngjashme me marrëveshjet, vendimet dhe zhvillimet e përgjithshme politike të fundshekullit XX (1998-1999), në Kosovë.
Në vazhdim sjellë 12 ngjarje historike të viteve 1912 – 1914 të cilat në kontekstin e marrëveshjeve dhe vendimeve janë të ngjashme me 12 ngjarjet historike të viteve 1998-1999…në Kosovë.
1. Më 1912-1913 u zhvillua lufta e parë dhe e dytë ballkanike, ndërsa në vitet 1998-1999 i zhvillua lufta e përgjakshme në Kosovë;
2. Më 1912-1913 u mbajt Konferenca e ambasadorëve në Londër për dhënien fund të luftës në Shqipëri dhe përgjithësisht në Ballkan, ndërsa në shkurt-mars 1999 u mbajt Konferenca e Rambujesë – Parisit për t´i dhënë fund luftës në Kosovë;
3. Në tetor 1913 me vendim të Fuqive të Mëdha u vendos Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) në Shqipëri, ndërsa në tetor 1998 me vendim të Fuqive të Mëdha në Kosovë u vendos Misioni paqëruejtës i OKB-së në krye me ambasadorin W. Woker;
4. Më 31 korrik 1913 në Londër Fuqitë e Mëdha vendosën që për Shqipëria të vihet nën protektoratin ndërkombëtar dhe të administrohet nga një princ i huaj dhe KNK’ja… Më 10 qershor 1999 KS i OKB-së në Nju Jork përmes rezolutës 1244 Kosovën e vë nën protektoratin ndërkombëtar të administruar nga një kryeadministrator i huaj dhe UNMIK-u;
5. Më 28 nëntor 1912 – janar 1914 në Shqipëri vepronin dy qeveri: Qeveria e Përkohshme e Vlorës në krye me Ismail Qemailin, ndërkohë që në Durrës vepronte qeveria e ashtuquajtur “Pleqësia e Durrësit” në krye me Esat Pashë Toptanin, – ndërsa në mars 1999 – janar 2000, në Kosovë vepronin dy qeveri: Qeveria e Përkohshme e Kosovës në krye me Hashim Thaçin dhe Qeveria e Kosovës në ekzil në krye me Bujar Bukoshin;
6. Në janar 1914 nën presionin e Fuqive të Mëdha, pushojnë së funksionuari: qeveria e Vlorës dhe pak më vonë edhe “pleqësia e Durrësit” etj., dhe Shqipëria vihen nën kontrollin e KNK-së, ndërsa në janar 2000 pushojnë së funksionuari: qeveria e Hashim Thaçit dhe ajo e Bujar Bukoshit (si dhe presidenca e Ibrahim Rugovës) dhe Kosova vihet nën administrimin e UNMIK-ut;
7. Më 10 prill 1914 KNK-ja miraton përfundimisht “Statutin Organik të Shqipërisë” i cili bazohej në vendimet themelore të marra në korrik 1913 në Konferencën e Londrës, ndërsa më 15 maj 2001 në Prishtinë nga UNMIK-u miratohet “Korniza kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme”, e cila bazohej në vendimet e konferencës së Rambujesë (shkurt – mars 1999) dhe në rezolutën 1244 të miratuar më 10 qershor 1999 në KS të OKB-së;
8. Në mars – shtator të vitit 1914 në Durrës (gjatë sndimit të princit Wied) vepronte Qeveria e Turhan Pashë Përmetit pa kompetenca të plota (sipas Statutit Organik të Shqipërisë) – ndërsa në vitet 2001-2007 në Prishtinë vepronte qeveria e Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit dhe Agim Ҫekut pa kompetenca të plota (sipas kornizës kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme);
9. Më 17 dhjetor 1913 Fuqitë e Mëdha dhe Greqia, në Firencë të Italisë nënshkruan marrëveshjen e ashtuquajtuar “protokolli i Firencës” për tërheqjen e trupave ushtarake greke nga Shqipëria – ndërsa më 9 qershor 1999 NATO-ja me Serbinë, në Kumanovë nënshkruan “Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake” për tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga Kosova;
10. Në 7 mars 1914 me vendim të Fuqive të Mëdha në Shqipëri vjen Princi gjerman, Wilhelm Wied, – ndërsa në 10 qershor 1999 me vendim të KS të OKB-së në Kosovë vjen kryeadministratori i parë francez, Bernard Kushner;
11. Më 10 mars 1914 arrihet marrëveshja Tomson-Karapano për të drejtat e grekëve “vorio-epirot” në jug të Shqipërisë, – ndërsa më 5 nëntor 2001 në Beograd arrihet marrëveshja Hakerup – Çoviq për të drejtat dhe kthimin e serbëve në Kosovë;
12. Në maj 1914 në Korfuz zhvillohen bisedimet KNK – Greqi nën mbikëqyrjen e Fuqive të Mëdha dhe arrihet marrëveshja e ashtuquajtur “protokolli i Korfuzit”, që dy prefekturat në jug të Shqipërisë, Korça dhe Gjirokastra…, (ndonëse formalisht do të bënin pjesë në shtetin shqiptar), do të kishin një administratë më vete pothuajse autonome, nga pushteti qëndror i Durrësit – ndërsa në vitin 2006 – 2007 në Vjenë u zhvilluan bisedimet Kosovë – Serbi, nën udhëheqjen e emisarit të OKB-së Marti Ahtisari dhe realizohet marrëveshja e ashtuquajtur, “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”, ku në substancë ka “44 zona të veçanta eksteritoriale për kishat e manastiret serbe”, si dhe decentralizimin, formimin e 6 komunave të reja serbe përveç 4 komunave ekzistuese serbe në veri të Kosovës!

13. Në 2 mars 1914, duke shfrytëzuar mungesën e një qeverie të plotfuqishm shqiptare, autoritetet greke, organizuan në Gjirokastër një “kongres epirot” dhe shpallën “autonominë e Vorio-Epirit”; Në 13 prill 2013 dhe më 25 gusht 2015 në Bruksel, Kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nënshkruan marrëveshjen me kryeministrat e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Aleksander Vuçiq, për themelimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednica) ku do të përfshihen jo vetëm katër komunat matanë Ibrit (Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi), por edhe 6 komunat tjera serbe në brendi të Kosovës (Graçanica, Novo Bërdoja, Parteshi, Kllokoti, Ranillugu dhe Shtërpca).
(…)

Durrës, mars 1914: Arritja e Princ Wiedit në Durrës – Prishtinë. korrik 1999: Kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner dhe Komandanti i KFOR’it, Michael Jackson.

========================
Në vijim lexoni studimin:
SHERADIN BERISHA: SUNDIMI I PRINCIT GJERMAN VILHELM VID NË SHQIPËRI (7 MARS – 3 SHTATOR 1914)
http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/shpalime/sheradin_berisha_sundimi_i_vidit_ne_shqiperi_14.3.08.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SOLIDARNOSTI DHE LPK

SOLIDARNOSTI DHE LPK NGJASHMËRITË, DALLIMET DHE NDËRTHURJET NDËRMJET LËVIZJES SOLIDARNOST NË POLONI DHE LËVIZJES PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS…