SHERADIN BERISHA: ROLI I AFRIM ZHITISË DHE FAHRI FAZLIUT NË ORGANIZIMIN E DEMONSTRATAVE TË VJESHTËS 1989 (DËSHMI ARKIVORE)

Pashtriku.org, 2 nëntor 2017: (Në 28 vjetorin e rënies) – Afrim Zhitia në fillim të tetorit 1989 me të drejt kishte deklaruar se: “Situata politike në Kosovë është shumë eksplozive. Mendoj se në asnjë orë, në tre katër muajt e fundit situata nuk ka qenë më eksplozive dhe më e volitshme se sa tash, për të organizuar protesta masive të popullit tonë”. (ZiK, Viti VIII i botimit – botimi i posaçëm, nëntor 1989, f.1)
Më 27 tetor, minatorët e Trepçës në Stari Tërg u hodhën në grevë urie duke u barrikaduar në galeritë e minierës. Greva vazhdoi deri më 30 tetor ku minatorët u nxorën me dhunë. (Po aty, f.1) Më 27 tetor LPRK (në krye me Afrim Zhitinë), ka lëshuar një Trakt në 11 mijë kopje ku i bëhet thirrje popullit për demonstratë.

Nga 30 tetori deri më 6 nëntor 1989, pothuajse në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës u zhvilluan demonstrata gjithëpopullore. Më 1 nëntor 1989 në disa lagje të Prishtinës populli u hodh në demonstratë. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin në mesin e demonstruesve. Në orën 22 të mbrëmjes së 1 nëntorit “gjatë përleshjes me njësitë speciale të policisë vritet i riu Bedri Sokoli”. (po aty , f.11) Ndërkaq në qendër të Prishtinës, Afrim Zhitia mbajti një fjalim të zjarrtë para masës së madhe të demonstruesve, e cila e dëgjoi me vëmendje dhe në fund e brohoriti fuqishëm”. (Po aty, f.8)
Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe bashkveprimtarët tjerë tashmë ishin hetuar nga UDB’a dhe ndiqeshin këmba – këmbës.

– Bedri Sokoli, dëshmor i Kombit –

***
Ramadan Avdiu, njëri nga bashkëveprimtarët e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LPK’së, Dega J.V., mbajtur më 10 maj 1998, lidhur me shpërndarjen e trakteve në shtator – tetor 1989, arrestimet e disa shokëve dhe shoqeve të organizatës, si dhe për rrethanat e vrasjes së Afrimit dhe Fahriut, më 2 nëntor 1989, deklaron:
“Në shtator të vitit 1989, në aksionin gjatë shpërndarjes së trakteve në Gllogoc, u kapën dy shokë Bekim Krasniqi dhe Agron Shala, kurse në Prishtinë u arrestuan Afërdita Veliu dhe Fexhrije Bilalli. Si pasojë erdhi arrestimi i Shaban Mujës. Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar u desh të kalojë në ilegalitet Afrimi (Zhitia) dhe Fadil Vata. Fillimisht ata erdhën tek unë, se kam qenë në një celulë me Afrimin dhe Fadilin dhe më shpjeguan gjendjen e krijuar. Ata më sugjeruan se duhet të kooptohesha patjetër në komitetin drejtues të OMLK’së, për shkak se edhe Bardhyli (Mahmuti) ishte i rrezikuar dhe ishte e domosdoshme të tërhiqeshim duke kaluar në ilegalitet, përndryshe do të mbetet një strukturë e paqëndrueshme dhe që rrezikonte edhe ekzistencën e organizatës. Për një javë rresht ata qëndruan në shtëpinë time dhe hartuam planin e veprimit të mëtejshëm. U morën masa parandaluese për të gjithë organizatën për ndërprerjen e arrestimeve, u siguruan bazat për qëndrim të mëtejshëm të Afrimit, u morën masat që Fadili të nxirrej jashtë vendit për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe u thirrë mbledhja e komitetit drejtues. Kjo mbledhje u mbajt më 22 tetor (1989) në Prishtinë, në banesën e Binak Berishës. Në këtë mbledhje u bë kooptimi im në komitetin drejtues dhe planifikuam që më 30 tetor të organizonim demonstrata. Më 27 tetor shpërndamë traktet. Demonstratat që organizuam në shumë qytete të Kosovës ishin të fuqishme. Më 2 nëntor u vranë Afrimi dhe Fahriu”.
Cilat ishin shkaqet që çuan deri te rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut?
Ramadan Avdiu kujton: “Në mbrëmjen e 1 nëntorit 1989, pasi janë ndarë prej demonstratës, Fahriu (Fazliu) dhe një shok tjetër, Behlul Labënishti, kur kanë shkuar të vizitojnë dikë në spitalin që është afër hekurudhës, janë sulmuar prej policisë. Fahriu bëri rezistencë. Behluli u kap dhe u arrestua. Fahriu, meqë iu shmang arrestimit, atë natë shkoi në bazën ku ka ndenjur Afrimi. Ai e ka ditur atë bazë. Afrimi kishte shkuar aty tri ditë më herët. Tha se do të shkonte të rrinte me dy shokë ilegalë: Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin.
Të nesërmen, në orën gjashtë pasdite, unë kisha caktuar një takim me Afrimin për t’i dërguar disa materiale për nxjerrjen e buletineve “Zëri i Kosovës” dhe “Rruga e lirisë”. Diku nga ora dy e pasdites ka ardhur tek unë, Ilazi (Zhitija – vëllau i Arimit) dhe më tha se e kishte parë Afrimin me një djalë tjetër, që shkonte rrugës kah Velania. Afrimi nuk duhej të dilte prej bazës ku ka qenë, mendova. Më vonë, pasi përcolla Ilazin, erdhi tek unë një shokë tjetër, i cili më tregoj se janë rrethuar në Kodër të Diellit, në banesën e “Shpëtimit” (Fahri Fazlisë). Fillimisht kam dalë dhe kam shkuar në bazën ku kanë qenë. Atje kam takuar Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin që ishin të strehuar në atë bazë dhe i pyeta përse kishte dalë Ismaili (emri konspirativ i Afrimit). “Mbrëmë, – më thanë ata, – pasi ka ardhur ai djali (Fahriu – sepse nuk e njihnin për shkak të konspiracionit), ata kanë biseduar bukur gjatë. Në mesditë ai ka dashur të dalë, por Afrimi i tha se do ta shoqëronte dhe shkuan bashkë. Vetëm një gjysëm ore pasi janë vendosur në banesën e Fahriut në Kodër të Diellit, ata u ndodhën të rrethuar.
Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë arsyen përse ata kanë dalë dhe kanë shkuar në shtëpinë e Fahriut.” (Nga arkivi i LPK’së, 10.05.1998. Deshifruar nga kaseta 6/a. B.Islami – “Lëvizja…” faqe 182 – 184, dhe Enigma e një vrasje të trefishtë, f.69 – 71)
Në vazhdim lexoni më gjerësisht për veprimtarinë e tyre deri në flijim, më 2 nëntor 1989:
SHERADIN BERISHA: HEROIZMI BIBLIK I AFRIM ZHITISË DHE FAHRI FAZLIUT
https://pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=932

KONTRIBUTI I AFRIM ZHITISË NË SHTYPIN ILEGAL (DOKUMENTE ARKIVORE)

Afrim Zhitia (1965 – 1989) si student i filozofisë dhe sociologjisë në UP, ka studiuar shumë libra të kësaj fushe, në mesin e tyre edhe kompletin e librave të filozofit gjerman Hegel (Georg Wilhelm Friedrich Hegel 1770 – 1831) në gjuhën kroate, të cilat i ndihmuan miërfilli në formimin e mendimit të tij filozofik për situatën politike, në rrafshin kombëtar, për zhvillimet dramatike nëpër të cilat po kalonte Jugosllavia e AVNOJ’it, si dhe për proceset dhe sfidat 45 vjeçare të luftës së ftohtë (1945 – 1990) midis dy superfuqive të botës (SHBA – BRSS).
Rrjedhimisht në vitet 1988 – 1989, Afrim Zhitia kishte shkruar shumë analiza e studime (ka edhe në dorëshkrim), të cilat botoheshin në shtypin ilegal, dhe si të tilla lexoheshin dorë më dorë nga nxënësit, studentët dhe profesorët.

Afrim Zhitia (1965 – 1989)

Në vitin 1989, pedagogu, ekonomisti dhe politikani kroat, Branko Horvat (1928 – 2003) ka botuar librin “Kosovsko pitanje, Globus, Zagreb – 1989” (Ҫështja e Kosovës). Afrim Zhitia pasi e kishte studiuar në detaje këtë libër, përmes një analize të shkruar i kundërvihet pikëpamjeve të B.Horvatit, për shpëtimin e Jugosllavisë nga shpërbërja, (përmes disa reformave sipërfaqësore), si dhe konceptit të tij politik për zgjidhjen joadekuate të çështjes së Kosovës. Në këtë kuadër Afrim Zhitia, (edhe si udhëheqës i Komitetit Drejtues të organizatës ilegale) i përcillte me kujdes manifestimet shoveniste serbomëdha të Millosheviçit në Kosovë dhe kësaj fryme antishqiptare i kundërvihej edhe përmes shkrimeve të botuar në shtypin ilegal (Rruga e Lirisë, Zëri i Kosovës etj), të cilat i përgatiste dhe i nxirrte me bashkëveprimtarët e organizatës.
Në nr.3 të buletinit “Rruga e lirisë” (qershor 1989) që nxirrte “Zëri i Kosovës” (organ i LPRK’së), Afrim Zhitia boton analizën me titull: “Manifestimet serbomëdha me rastin e 600 vjetorit të betejës së Kosovës – janë turpi i Jugosllavisë”, ndërsa në buletinin “Rruga e lirisë” nr. 4, korrik – gusht 1989, boton artikullin e radhës me titull: SHFUQIZIMI I LIGJIT PËR KOLONISTËT – FUQIZIM I RIKOLONIZIMIT”…
Në 28 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, portali pashtriku.org, e boton të plotë këtë analizë.
***
SHFUQIZIMI I LIGJIT PËR KOLONISTËT – FUQIZIM I RIKOLONIZIMIT
Në vazhdim të shkeljes së të drejtave të cilat populli ynë i fitoi me luftë e përpjekje të mëdha është edhe shfuqizimi i Ligjit për ndalimin e kthimit të kolonistëve në Maqedoni dhe Kosovë që qe aprovuar më 1945.
Ҫ’është e vërteta ky shfuqizim tani për tani është “vetëm propozim”, të cilin Kuvendi i Serbisë i bëri Kuvendit të RSFJ, por shtrohet pyetja se cili qe ai “propozim” i klikës serbe kundër shqiptarëve që nuk u bë vendim i organeve më të larta federative?
ishin pikërisht “vetëm propozime” të Serbisë heqja e Flamurit, autonomisë, burgosja e vrasja, ndjekja dhe persekutimi i qindra e mijëra njerëzve të popullit tonë të cilat u bënë pa përjashtim vendimet e shtetit jugosllav. Jugosllavia ndaj Serbisë u soll si prostituta ndaj myshteriut të vet: “dëshira jote është urdhër për mua”.
Ҫka fshihet prapa këtij propozimi të serbomëdhenjve?
Me këtë akt synojnë që t’i kenë duart e lira për t’i dëbuar shqiptarët nga vatrat e tyre, për të sjellë në këtë tokë elementë çetnikë dhe kështu të arrihet ëndërra e kahmotshme e shovinistëve serbomëdhenjë – si të robërojnë përfundimisht Kosovën dhe viset e saj.
Pushtuesi llogaritë që me terror e gjenocid do t’ia arrijë këtij synimi, por llogaritë e tyre janë hesap pa hanxhinë.
Populli ynë do t’i pres kolonistët çetnikë ashtu si çdo armik tjetër. Kurrëfarë demagogjie nuk do ta ndalë luftën e popullit tonë për mbrojtje të qenies kombëtare. Masat që po ndërmerr regjimi i Beogradit janë masa thellësisht antishqiptare.
Populli shqiptar e ka kuptuar mirë këtë gjë, prandaj shfuqizimi i Ligjit të lartpërmendur është shfuqizim i ri i demagogjisë bajate të pushtuesit.
Duke parë qëllimet asimiluese të kolonizimit të cilat do të legalizohen me shfuqizimin e këtij ligji, populli ynë do të kundërshtojë vendosmërisht ardhjen e kolonistëve të rinj në Kosovë dhe në viset e saj. (ZiK, Viti VIII i botimit – botimi i posaçëm, nëntor 1989, f.8-9)

– Lexoni faksimilin –

…………………………………………………..

– Dorëshkrimet e Afrim Zhitisë –

Teknika për botimin e shtypit ilegal, që ka përdorur Afrim Zhitia me anëtarët e organizatës.

————————————————————————-

Afrim Zhitia – Film Dokumentar………………………………………………

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Pashtriku.org, 3. 11. 2016: Afrim Zhitia në fillim të tetorit 1989 me të drejt kishte deklaruar se: “Situata politike në Kosovë është shumë eksplozive. Mendoj se në asnjë orë, në tre katër muajt e fundit situata nuk ka qenë më eksplozive dhe më e volitshme se sa tash, për të organizuar protesta masive të popullit tonë”. (ZiK, Viti VIII i botimit – botimi i posaçëm, nëntor 1989, f.1)
Më 27 tetor, minatorët e Trepçës në Stari Tërg u hodhën në grevë urie duke u barrikaduar në galeritë e minierës. Greva vazhdoi deri më 30 tetor ku minatorët u nxorën me dhunë. (Po aty, f.1) Më 27 tetor LPRK (në krye me Afrim Zhitinë), ka lëshuar një Trakt në 11 mijë kopje ku i bëhet thirrje popullit për demonstratë.
Nga 30 tetori deri më 6 nëntor 1989, pothuajse në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës u zhvilluan demonstrata gjithëpopullore. Më 1 nëntor 1989 në disa lagje të Prishtinës populli u hodh në demonstratë. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin në mesin e demonstruesve. Në orën 22 të mbrëmjes së 1 nëntorit “gjatë përleshjes me njësitë speciale të policisë vritet i riu Bedri Sokoli”. (po aty , f.11) Ndërkaq në qendër të Prishtinës, Afrim Zhitia mbajti një fjalim të zjarrtë para masës së madhe të demonstruesve, e cila e dëgjoi me vëmendje dhe në fund e brohoriti fuqishëm”. (Po aty, f.8)
Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe bashkveprimtarët tjerë tashmë ishin hetuar nga UDB’a dhe ndiqeshin këmba – këmbës.

***
Ramadan Avdiu, njëri nga bashkëveprimtarët e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LPK’së, Dega J.V., mbajtur më 10 maj 1998, lidhur me shpërndarjen e trakteve në shtator – tetor 1989, arrestimet e disa shokëve dhe shoqeve të organizatës, si dhe për rrethanat e vrasjes së Afrimit dhe Fahriut, më 2 nëntor 1989, deklaron:
“Në shtator të vitit 1989, në aksionin gjatë shpërndarjes së trakteve në Gllogoc, u kapën dy shokë Bekim Krasniqi dhe Agron Shala, kurse në Prishtinë u arrestuan Afërdita Veliu dhe Fexhrije Bilalli. Si pasojë erdhi arrestimi i Shaban Mujës. Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar u desh të kalojë në ilegalitet Afrimi (Zhitia) dhe Fadil Vata. Fillimisht ata erdhën tek unë, se kam qenë në një celulë me Afrimin dhe Fadilin dhe më shpjeguan gjendjen e krijuar. Ata më sugjeruan se duhet të kooptohesha patjetër në komitetin drejtues të OMLK’së, për shkak se edhe Bardhyli (Mahmuti) ishte i rrezikuar dhe ishte e domosdoshme të tërhiqeshim duke kaluar në ilegalitet, përndryshe do të mbetet një strukturë e paqëndrueshme dhe që rrezikonte edhe ekzistencën e organizatës. Për një javë rresht ata qëndruan në shtëpinë time dhe hartuam planin e veprimit të mëtejshëm. U morën masa parandaluese për të gjithë organizatën për ndërprerjen e arrestimeve, u siguruan bazat për qëndrim të mëtejshëm të Afrimit, u morën masat që Fadili të nxirrej jashtë vendit për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe u thirrë mbledhja e komitetit drejtues. Kjo mbledhje u mbajt më 22 tetor (1989) në Prishtinë, në banesën e Binak Berishës. Në këtë mbledhje u bë kooptimi im në komitetin drejtues dhe planifikuam që më 30 tetor të organizonim demonstrata. Më 27 tetor shpërndamë traktet. Demonstratat që organizuam në shumë qytete të Kosovës ishin të fuqishme. Më 2 nëntor u vranë Afrimi dhe Fahriu”.
Cilat ishin shkaqet që çuan deri te rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut?
Ramadan Avdiu kujton: “Në mbrëmjen e 1 nëntorit 1989, pasi janë ndarë prej demonstratës, Fahriu (Fazliu) dhe një shok tjetër, Behlul Labënishti, kur kanë shkuar të vizitojnë dikë në spitalin që është afër hekurudhës, janë sulmuar prej policisë. Fahriu bëri rezistencë. Behluli u kap dhe u arrestua. Fahriu, meqë iu shmang arrestimit, atë natë shkoi në bazën ku ka ndenjur Afrimi. Ai e ka ditur atë bazë. Afrimi kishte shkuar aty tri ditë më herët. Tha se do të shkonte të rrinte me dy shokë ilegalë: Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin.
Të nesërmen, në orën gjashtë pasdite, unë kisha caktuar një takim me Afrimin për t’i dërguar disa materiale për nxjerrjen e buletineve “Zëri i Kosovës” dhe “Rruga e lirisë”. Diku nga ora dy e pasdites ka ardhur tek unë, Ilazi (Zhitija – vëllau i Arimit) dhe më tha se e kishte parë Afrimin me një djalë tjetër, që shkonte rrugës kah Velania. Afrimi nuk duhej të dilte prej bazës ku ka qenë, mendova. Më vonë, pasi përcolla Ilazin, erdhi tek unë një shokë tjetër, i cili më tregoj se janë rrethuar në Kodër të Diellit, në banesën e “Shpëtimit” (Fahri Fazlisë). Fillimisht kam dalë dhe kam shkuar në bazën ku kanë qenë. Atje kam takuar Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin që ishin të strehuar në atë bazë dhe i pyeta përse kishte dalë Ismaili (emri konspirativ i Afrimit). “Mbrëmë, – më thanë ata, – pasi ka ardhur ai djali (Fahriu – sepse nuk e njihnin për shkak të konspiracionit), ata kanë biseduar bukur gjatë. Në mesditë ai ka dashur të dalë, por Afrimi i tha se do ta shoqëronte dhe shkuan bashkë. Vetëm një gjysëm ore pasi janë vendosur në banesën e Fahriut në Kodër të Diellit, ata u ndodhën të rrethuar.
Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë arsyen përse ata kanë dalë dhe kanë shkuar në shtëpinë e Fahriut.” (Nga arkivi i LPK’së, 10.05.1998. Deshifruar nga kaseta 6/a. B.Islami – “Lëvizja…” faqe 182 – 184, dhe Enigma e një vrasje të trefishtë, f.69 – 71)
Në vazhdim lexoni shkrimin:
HEROIZMI BIBLIK I AFRIM ZHITISË DHE FAHRI FAZLIUT
https://pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=932

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura