Pashtriku.org, 25 qershor 2017: Dje, veprimtari Sadri Ramabaja (deputeti i LVV-së) pasi bëri një vlerësim lidhur me mënyrën e shtrimit të iftarit në Dardanë u sulmua ashpër nga besimtarët islam, dhe për më tepër edhe LVV u distancua nga gjykimi i tij i lirë!
***
Publicisti, kritiku, shkrimtari dhe diplomati ynë i shquar, Faik Konica (1875 – 1942), lidhur me shqiptarët besimtarë, që shkruanin e lavdëronin fetë, në vitin 1897, në revistën “Albania” kishte shkruar:
“Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin:
– s’të lejojmë të shash fetë!
– s’më lejoni të shaj fetë?!
Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë?
A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?”
***
Të më falin besimtarët, kështu ka thënë Faik Konica, jo unë! Shëndet e gëzime për të gjithë besimtarët dhe jobesimtarët!
Postime të Lidhura
BLERIM ÇOÇAJ: PAK PERSPEKTVË PËR TË RINJTË E PRIZRENIT
Prizren, 29. 05. 2012 – Shumica e të rinjve në Prizren, janë klient të përditshëm të kafeneve, ndërsa…
ADIL FETAHU: PESË VJET NGA VENDIMI I GJND, “PËR LEGALIZIMIN” E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Prishtinë, 19. 07. 2015 – (A nuk ditëm ta kapitalizojmë atë vendim; më shumë njohje (69) para, se…
SKËNDER SADR! KAPITI: DREJTËSIA DHE ELITA POLITIKE SHQIPTARE NUK KANË LEGJITIMITET!
Durrës, 16 shtator 2018: Elita politike shqiptare dhe drejtësia në Shqipëri nuk kanë legjitimitet për këto arsye: 1-Garat…
BESIM XHELILI: ORË LETRARE NË KNITTELFELD TË AUSTRISË
Vjenë/Knittelfeld, Austri: 28 maj 2018: Me rastin e vizitës dhe në shenjë respekti të autorit nga Kosova, Berat…