SHERADIN BERISHA: SI U DENONCUA ADEM DEMAҪI NË UDB (1959), NGA FAHREDIN GUNGA ME SHOKË?!

 Pashtriku.org, 25. 02. 2016: – Në 80 vjetorin e lindjes së Adem Demaçit – (Shkruar, më 09. 11. 2006) – Më 07. 11. 2006 (ditë e martë) në ambientet e Shtëpisë së Kulturës „Rexhep Mitrovica“ në Mitrovicë, u mbajt takimi poetik ndërkombëtar “KEPI I SHREPSËS SË MIRË – FAHREDIN GUNGA“. Në këtë takim mori pjesë edhe shkrimtari ynë i shquar ISMAIL KADARE, të cilit me këtë rast Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha – ia dorëzoi çmimin e ndarë nga juria për këtë vit me emërtimin “Kepi i Shpresës së mirë – Fahredin Gunga“. Kadare, pasi e pranoi këtë çmim para të paranishmëve në sallë, tha: ”Jam vërtet jashtëzakonisht i prekur dhe i nderuar që ndodhem sot në këtë qytet për të marrë një shpërblim që mban emrin e mrekullueshëm ”Kepi i Shpresës së Mirë” për përkujtim të poetit Fahredin Gunga, të cilin e kam njohur dhe e kam çmuar“. Fakti se Ismail Kadare e ka njohur poetin Fahredin Gunga dhe e paska çmuar shumë atë, më ka dhënë shkas të shpërfaq një histori të errët (anën tjetër të medaljes) të poetit Fahredin Gunga dhe të shokëve të tij, që konsiderohet si e panjohur për opinionin e gjerë shqiptar.

Mitrovice, 07. 11. 2006: Ismail Kadare, duke e pranuar cmimin „Kepi i Shpreses se Mire – Fahredin Gunga“

***
Fahredin Gunga (1936 – 1997) – shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin), i kreu në Mitrovicë, ndërsa Fakultetin Filozofik, Grupi i albanologjisë, në Beograd. Fahredin Gunga qysh në rininë e tij studentore ishte vënë në shërbim të regjimit komunist, regjim ky i cili pas luftës së dytë botërore, ka përndjekur, persekutuar e burgosur mijëra atdhetarë shqiptar. Konkretisht në vitin 1958/59, Fahredin Gunga së bashku me Din Mehmetin, Zekeria Canën, Alil Aliun, etj., në vitin 1958 – 59 kanë denoncuar Adem Demaçin, në organet e sigurimit shtetëror jugosllavë (UDB), dhe në bazë të dëshmive të tyre, Demaçi denohet me pesë vjet burg!
Për ta konkretizuar këtë akt të rëndë e të shëmtuar të GUNGËS me shokë, në vijim po i referohem dokumenteve arkivore.
ÇKA DËSHMUAN FAHREDIN GUNGA, DIN MEHMETI, ZEKERIA CANA DHE ALI ALIU, NË JANAR TË VITIT 1959, KUNËR ADEM DEMAÇIT NË ZYRAT E ERRËTA TË UDB’së?!
Më 19 nëntor 1958 UDB-a jugosllave për herë të parë e burgosi atdhetarin Adem Demaçi, me arsyetimin „se ka vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së“ dhe „se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Akuzat kundër Adem Demaçit u përgatitën nga udbashët: M.Mihajlloviq, Momo Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq, ndërsa AKTAKUZËN e shkruajtën, prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Për më tepër, kjo aktakuzë u ndërtua mbi bazën e dëshmive të dëshmitarëve: Fahredin Gunga (poet), Din Mehmeti (poet), Zekeria Cana (historian), Ali Aliu (kritik letrar dhe njëri nga themeluesit e LDK-së në dhjetor 1989) e të tjerë.
***

– FAHREDIN GUNGA, më 21 janar 1959 – gjatë marrjes në pyetje nga udbashi Momo Çanoviq, kundër Adem Demaçit dëshmon, si vijon: ”…Më kujtohet se diku në pranverën e vitit 1958 kam qenë në shoqëri me Demaçin dhe me shokët e tjerë si, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha, Zekeria Cana, dhe disa të tjerë, të gjithë studentë në Beograd. Jemi takuar në hotel ”Nova Jugosllavia” në Prishtinë dhe kemi qenë të ulur në separe të këtij hoteli. Me këtë rast Demaçi na ka folur se si në projekt të ligjit të ri për shkollat parashihet heqja e gjuhëve të pakicave në shkollat e mesme. Në lidhje me këtë Demaçi ka qenë i revoltuar dhe ka thënë se ky ligj më së shumti i godet shqiptarët në Kosmet, se ky është kulminacioni i të padrejtave që po u bëhen shqiptarëve nga ana e pushtetit dhe se kjo është një masë që po merret posaçërisht ndaj shqiptarëve. Në lidhje me aksionin e armëve në Kosmet, Ademi ka thënë se ky është barbarizëm ndaj shqiptarëve dhe se po bëhet me paramendim nga pushteti aktual. Kur kemi dalë nga hoteli jemi nisur bashkë në drejtim të Gërmisë kah shkolla Normale. Gjatë rrugës Demaçi na ka thënë se ne, si intelektualë, duhet të jemi unikë, sepse me unitet mund t´i kontribuojmë popullit tonë. (…) (Procesmbajtës: Dragica Milanoviq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) „Dosja Demaçi“ Prof. Dr.H.Bajrami, Prishtinë 2003, fq. 53.
***

– DIN MEHMETI, para të njetit udbash, kundër Demaçit, deklaron: “Të pandehurin Adem Demaçi e njoh që nga viti 1954, sepse atëherë ishte student në Beograd. Me të jam takuar në Beograd, por edhe më vonë pasi i ka lënë studimet, në Prishtinë. Më kujtohen veprimet armiqësore të Demaçit dikund në pranverën e vitit 1958, kur jemi takuar në hotelin “Nova Jugosllavia“ në Prishtinë, unë, Adem Demaçi, Zekeria Cana, Fahredin Gunga, Ali Aliu, Hysni Hoxha, të gjithë studentë në Beograd. Me këtë rast para nesh Demaçi, ka folur për diskriminimin që po bëhet ndaj shqiptarëve në Kosmet nga ana e pushtetit. Lidhur me shkollat ka thënë se po punohet për heqjen e gjuhëve të pakicave me qëllim që të diskriminohen shqiptarët. Në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi Ademi ka thënë me këtë rast se pushteti i këtushëm po e bën këtë me paramendim, se pushteti nuk po e ndalon këtë shpërngulje, por po e lejon shpërnguljen e tillë me qëllime të këqija.“ (…). (Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) „Dosja Demaçi“… – fq. 36.
***

– ZEKERIA CANA, më 25 janar 1959 para udbashit Çanoviq, i bën këto akuza kundër Adem Demaçit: ”Të pandehurin Adem Demaçi e njoh nga fundi i vitit 1954. Në atë kohë kemi qenë bashkë në studime, në Beograd. Në vitin 1955 jam takuar me të pandehurin në Beograd dhe ai qysh atëherë, para meje është paraqitur armiqësisht. Më ka folur se pushteti i Jugosllavisë po i shpërngul shqiptarët nga Kosmeti për në Turqi, sepse frikësohet se nëse shqiptarët do të mbesin edhe mëtutje në Kosmet, ata do të kërkojnë që Kosmeti t´i bashkangjitet Shqipërisë. Përmes shpërnguljes së shqiptarëve, pushteti po përpiqet që Kosmetin të mbajë edhe mëtutje në kuadrin e territorit jugosllavë. Më vonë, pasi i ka lënë studimet, i pandehuri Demaçi është takuar me mua disa herë në Prishtinë. Diku në pranverën e vitit 1958 në separenë e hotelit “Nova Jugosllavia“ jemi takuar unë, Adem Demaçi, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha dhe Fahredin Gunga, të gjithë studentë. Me atë rast Demaçi, gjithnjë i disponuar armiqësisht, ka thënë se pushteti po bën shumë padrejtësi ndaj kombësisë shqiptare dhe se me qëllim po i shpërngul shqiptarët për në Turqi, në mënyrë që Kosmetin ta mbajë si territor të vetin. Në rast se shqiptarët do të mbeteshin në Kosmet, ata do të kërkonin që Kosmeti t´i bashkangjitej Shqipërisë. Për aksionin e armëve Demaçi ka thënë se pushteti e ka ndërmarrë këtë aksion me qëllim të frikësimit të popullit shqiptar dhe që ta detyrojë atë të shpërngulet nga Kosmeti, ndërsa atë ta mbaj si territor të Jugosllavisë. (…) Diku në verën e të njejtit vit (1958) jam takuar me Adem Demaçin në Gjakovë. Ai kishte ardhur për mbajtjen e orës letrare dhe atëherë e kam ftuar në drekë në shtëpinë time. Derisa ishte në shtëpinë time më ka folur se Kosmeti duhet t´i takojë, gjithësesi Shqipërisë, me plebishit ose me luftë. (…) Po kështu para meje ka folur edhe për gjendjen ekonomike në Kosmet, duke potencuar se Kosmeti është mjaftë i zhvilluar ekonomikisht, por është i eksploatuar nga pushteti i Jugosllavisë, i cili nuk po investon asnjë objekt ekonomik në Kosmet”. (Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) “Dosja Demaçi“… fq. 55-56.
***

– ALI ALIU, në dëshminë e tij dhënë para të njejtit udbash (Momo Çanoviq) më 24 janar 1959, ndër të tjera deklaron: ”Diku në pranverën e vitit 1958, kemi udhëtuar nga Beogradi për në Prishtinë që të mbajmë orë letrare nëpër Kosmet. Kemi udhëtuar disa shokë, studentë shqiptarë. Atëherë jemi takuar me Adem Demaçin në hotelin ”Nova Jugosllavia” në Prishtinë. Jemi takuar unë, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Hysni Hoxha, Zekeria Cana e ndoshta edhe ndonjë tjetër, por nuk më kujtohet. Me këtë rast, pos tjerash, Demaçi na ka thënë si vijon: „ – se ndaj shqiptarëve të Kosmetit nga ana e pushtetit po bëhen padrejtësi të ndryshme; se shqiptarët po shpërngulen për në Turqi dhe se me këto shpërngulje pushteti dëshiron që Kosmetin ta mbajë edhe mëtutje për vete. Po të qëndronin shqiptarët edhe mëtutje në Kosmet, pushtetarët janë të bindur se Kosmetin do ta humbasnin. Me qëllim të mbajtjes së Kosmetit për vete (që të mbetet edhe mëtutje jugosllav) ata kanë organizuar aksionin e armëve, duke i rrahur e maltretuar shqiptarët, të cilët detyrohen të shpërngulen për në Turqi dhe kështu problemi i Kosmetit zgjidhet përfundimisht. (…) (Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) “Dosja Demaçi“…- fq.54.
ADEM DEMAҪI NË “EMËR TË POPULLIT” DËNOHET ME 5 VJET BURG!
Pas ngritjes së aktakuzës PPQ nr.14/59 datë 19. 02. 1959, (mbi bazën e këtyre dëshmive) më 17 mars 1959 – në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, nga Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora. Në fund të këtij procesi, u shpall aktgjykimi dhe ”në emër të popullit” Adem Demaçit ju shqiptua dënimi në kohëzgjatje prej pesë vjetësh burgim të rëndë!!!

– Adem Demaci –

FAHREDIN GUNGA : “GRUPIT IRREDENTIST (TË ADEM DEMAÇIT), I VËRTETUAR SI ARMIK I POPULLIT DHE I RENDIT TONË KUSHTETUTAR, IU SHQIPTUAN DENIME TË MERITUARA”!!

Fahredin Gunga ndonëse i takonte klasës intelektuale, që ishte vënë në shërbim të pushtetit komunist, në vitet e 70-ta duke qenë si kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës, luajti edhe rolin e zëdhënësit të regjimit, në luftimin e „nacionalizmit dhe shovinizmit“ shqiptar. Për të argumentuar këtë fakt, po i referohemi burgosjes së tretë të Adem Demaçit, në tetor të vitit 1975. Pas katër muaj hetimesh, më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish KOÇINAJ (me urdhër të Mahmut Bakallit), në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së, sipas aktgjykimit P.nr.239/75 prej 89 faqesh, shpalli fajtor dhe me këtë rast në “emër të popullit” u denuan:
1. Adem Demaçi, me 15 vjet burg,
2. Skënder Kastrati, me 12 vjet burg,
3. Hetem Bajrami, me 7 vjet burg,
4. Hasan Dërmaku, me 10 vjet burg,
5. Osman Dumoshi, me 7 vjet burg,
6. Rexhep Mala, me 9 vjet burg,
7. Selatin Novosella, me 7 vjet burg,
8. Ilaz pireva, me 7 vjet burg,
9. Fatmir Salihu, me 7 vjet burg,
10. Xhavit Dërmaku, me 9 vjet burg,
11. Sherif Masurica, me 7 vjet burg,
12. Sami Dërmaku, me 6 vjet burg,
13. Zijadin Spahiu, me 5 vjet burg,
14. Isa Kastrati, me 6 vjet burg,
15. Ahmet Hoti, me 6 vjet burg,
16. Njazi Korça, me 6 vjet burg,
17. Irfan Shaqiri, me 7 vjet burg,
18. Hilmi Ramadani, me 5 vjet burg,
19. Nazim Shurdhani, me 4 vjet burg.

Pas përfundimit të këtij gjykimi, për të përquar lajmin në opinon për denimin kapital të ARMIQËVE TË POPULLIT u angazhuan të gjitha mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe. Dhe i pari medium që kumtoi këtë lajm, ishte Radio Televizioni i Prishtinës (RTP-ja) me një koment spektakular të përgatitur pikërisht nga kryeredaktori FAHREDIN GUNGA, me titull: “DENIME TË MERITUARA”.
Në komentin e tij GUNGA, ndër të tjera ka shkruar:
”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan denime të merituara. Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare, i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë, i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara, ky grup as që meriton të mirret në gojë, sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh, të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik. (…) Petku i tij dogmatiko – stalinist, frazat në emër të gjoja marksizëm – leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar… Prandaj, çdo tentativë e armikut, sikurse edhe e këtij irredentist, do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit, integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.” (!!!)

Faksimilet e “Rilindjes” dhe ”Zëri i Rinisë”

Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së FAHREDIN GUNGA, është botuar edhe në shtypin e kohës, në “Rilindje”, ”Zëri i Rinisë” etj. Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull ”U denua grupi armiqësor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani në gazetën ”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.
Si përfundim,
Kjo është fytyra e vërtetë e të çmuarit të shkrimtarit tonë Ismail Kadare – fytyra e FAHREDIN GUNGËS dhe gungaqëve tjerë të shumtë, të cilët gjithësesi janë përgjegjës për dhimbjet e shumta që ia kanë shkaktuar nënës së Adem Demaçit dhe mijëra nënave tjera, bijtë dhe bijat e të cilave janë dergjur burgjeve famëkeqe të Goli Otokut, Nishit, Mitrovicës së Sremit, Gospiqit, Lepogllavës, Stara Gradishkës…
***
Nga arkivi i pashtriku.org:
SHERADIN BERISHA: SI U DENONCUA ADEM DEMAҪI NË UDB (1959), NGA FAHREDIN GUNGA ME SHOKË?!
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=480

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Shkruar, më 09. 11. 2006 – Më 07. 11. 2006 (ditë e martë) në ambientet e Shtëpisë së Kulturës „Rexhep Mitrovica“ në Mitrovicë, u mbajt takimi poetik ndërkombëtar “KEPI I SHREPSËS SË MIRË – FAHREDIN GUNGA“. Në këtë takim mori pjesë edhe shkrimtari ynë i shquar ISMAIL KADARE, të cilit me këtë rast Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha – ia dorëzoi çmimin e ndarë nga juria për këtë vit me emërtimin “Kepi i Shpresës së mirë – Fahredin Gunga“. Kadare, pasi e pranoi këtë çmim para të paranishmëve në sallë, tha: ”Jam vërtet jashtëzakonisht i prekur dhe i nderuar që ndodhem sot në këtë qytet për të marrë një shpërblim që mban emrin e mrekullueshëm ”Kepi i Shpresës së Mirë” për përkujtim të poetit Fahredin Gunga, të cilin e kam njohur dhe e kam çmuar“. Fakti se Ismail Kadare e ka njohur poetin Fahredin Gunga dhe e paska çmuar shumë atë, më ka dhënë shkas të shpërfaq një histori të errët (anën tjetër të medaljes) të poetit Fahredin Gunga dhe të shokëve të tij, që konsiderohet si e panjohur për opinionin e gjerë shqiptar.

Mitrovice, 07. 11. 2006: Ismail Kadare, duke e pranuar cmimin „Kepi i Shpreses se Mire – Fahredin Gunga“

____________________________________

Fahredin Gunga (1936 – 1997) –  shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin), i kreu në Mitrovicë, ndërsa Fakultetin Filozofik, Grupi i albanologjisë, në Beograd. Fahredin Gunga qysh në rininë e tij studentore ishte vënë në shërbim të regjimit komunist, regjim ky i cili pas luftës së dytë botërore, ka përndjekur, persekutuar e burgosur mijëra atdhetarë shqiptar. Konkretisht në  vitin 1958/59, Fahredin Gunga së bashku me Din Mehmetin, Zekeria Canën, Alil Aliun, etj., në vitin 1958 – 59 kanë  denoncuar Adem Demaçin, në organet e sigurimit shtetëror jugosllavë (UDB), dhe në bazë të dëshmive të tyre, Demaçi denohet me pesë vjet burg!
Për ta konkretizuar këtë akt të rëndë e të shëmtuar të GUNGËS me shokë, në vijim po i referohem dokumenteve arkivore.

ÇKA DËSHMUAN FAHREDIN GUNGA, DIN MEHMETI, ZEKERIA CANA DHE ALI ALIU, NË JANAR TË VITIT 1959, KUNËR ADEM DEMAÇIT NË ZYRAT E ERRËTA TË UDB’së?!
Më 19 nëntor 1958 UDB-a jugosllave për herë të parë e burgosi atdhetarin Adem Demaçi, me arsyetimin „se ka vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së“ dhe „se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Akuzat kundër Adem Demaçit u përgatitën nga udbashët: M.Mihajlloviq, Momo  Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq, ndërsa AKTAKUZËN e shkruajtën, prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Për më tepër, kjo aktakuzë u ndërtua mbi bazën e dëshmive të dëshmitarëve: Fahredin Gunga (poet), Din Mehmeti (poet), Zekeria Cana (historian), Ali Aliu (kritik letrar dhe njëri nga themeluesit e LDK-së në dhjetor 1989) e të tjerë.

– FAHREDIN GUNGA, më 21 janar 1959 – gjatë marrjes në pyetje nga udbashi Momo Çanoviq, kundër Adem Demaçit dëshmon, si vijon: ”…Më kujtohet se diku në pranverën e vitit 1958 kam qenë në shoqëri me Demaçin dhe me shokët e tjerë si, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha, Zekeria Cana, dhe disa të tjerë, të gjithë studentë në Beograd. Jemi takuar në hotel ”Nova Jugosllavia” në Prishtinë dhe kemi qenë të ulur në separe të këtij hoteli. Me këtë rast Demaçi na ka folur se si në projekt të ligjit të ri për shkollat parashihet heqja e gjuhëve të pakicave në shkollat e mesme. Në lidhje me këtë Demaçi ka qenë i revoltuar dhe ka thënë se ky ligj më së shumti i godet shqiptarët në Kosmet, se ky është kulminacioni i të padrejtave që po u bëhen shqiptarëve nga ana e pushtetit dhe se kjo është një masë që po merret posaçërisht ndaj shqiptarëve. Në lidhje me aksionin e armëve në Kosmet, Ademi ka thënë se ky është barbarizëm ndaj shqiptarëve dhe se po bëhet me paramendim nga pushteti aktual. Kur kemi dalë nga hoteli jemi nisur bashkë në drejtim të Gërmisë kah shkolla Normale. Gjatë rrugës Demaçi na ka thënë se ne, si intelektualë, duhet të jemi unikë, sepse me unitet mund t´i kontribuojmë popullit tonë. (…)  (Procesmbajtës: Dragica Milanoviq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) „Dosja Demaçi“ Prof. Dr.H.Bajrami, Prishtinë 2003, fq. 53.

– DIN MEHMETI, para të njetit udbash, kundër Demaçit, deklaron: “Të pandehurin Adem Demaçi e njoh që nga viti 1954, sepse atëherë ishte student në Beograd. Me të jam takuar në Beograd, por edhe më vonë pasi i ka lënë studimet, në Prishtinë. Më kujtohen veprimet armiqësore të Demaçit dikund në pranverën e vitit 1958, kur jemi takuar në hotelin “Nova Jugosllavia“ në Prishtinë, unë, Adem Demaçi, Zekeria Cana, Fahredin Gunga, Ali Aliu, Hysni Hoxha, të gjithë studentë në Beograd. Me këtë rast para nesh Demaçi, ka folur për diskriminimin që po bëhet ndaj shqiptarëve në Kosmet nga ana e pushtetit. Lidhur me shkollat ka thënë se po punohet për heqjen e gjuhëve të pakicave me qëllim që të diskriminohen shqiptarët. Në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi Ademi ka thënë me këtë rast se pushteti i këtushëm po e bën këtë me paramendim, se pushteti nuk po e ndalon këtë shpërngulje, por po e lejon shpërnguljen e tillë me qëllime të këqija.“ (…). (Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) „Dosja Demaçi“… –  fq. 36.

– ZEKERIA CANA, më 25 janar 1959 para udbashit Çanoviq, i bën këto akuza kundër Adem Demaçit: ”Të pandehurin Adem Demaçi e njoh nga fundi i vitit 1954. Në atë kohë kemi qenë bashkë në studime, në Beograd. Në vitin 1955 jam takuar me të pandehurin në Beograd dhe ai qysh atëherë, para meje është paraqitur armiqësisht. Më ka folur se pushteti i Jugosllavisë po i shpërngul shqiptarët nga Kosmeti për në Turqi, sepse frikësohet se nëse shqiptarët do të mbesin edhe mëtutje në Kosmet, ata do të kërkojnë që Kosmeti t´i bashkangjitet Shqipërisë. Përmes shpërnguljes së shqiptarëve, pushteti po përpiqet që Kosmetin të mbajë edhe mëtutje në kuadrin e territorit jugosllavë. Më vonë, pasi i ka lënë studimet, i pandehuri Demaçi është takuar me mua disa herë në Prishtinë. Diku në pranverën e vitit 1958 në separenë e hotelit “Nova Jugosllavia“ jemi takuar unë, Adem Demaçi, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha dhe Fahredin Gunga, të gjithë studentë. Me atë rast Demaçi, gjithnjë i disponuar armiqësisht, ka thënë se pushteti po bën shumë padrejtësi ndaj kombësisë shqiptare dhe se me qëllim po i shpërngul shqiptarët për në Turqi, në mënyrë që Kosmetin ta mbajë si territor të vetin. Në rast se shqiptarët do të mbeteshin në Kosmet, ata do të kërkonin që Kosmeti t´i bashkangjitej Shqipërisë.  Për aksionin e armëve Demaçi ka thënë se pushteti e ka ndërmarrë këtë aksion me qëllim të frikësimit të popullit shqiptar dhe që ta detyrojë atë të shpërngulet nga Kosmeti, ndërsa atë ta mbaj si territor të Jugosllavisë. (…) Diku në verën e të njejtit vit (1958) jam takuar me Adem Demaçin në Gjakovë. Ai kishte ardhur për mbajtjen e orës letrare dhe atëherë e kam ftuar në drekë në shtëpinë time. Derisa ishte në shtëpinë time më ka folur se Kosmeti duhet t´i takojë, gjithësesi Shqipërisë, me plebishit ose me luftë. (…)  Po kështu para meje ka folur edhe për gjendjen ekonomike në Kosmet, duke potencuar se Kosmeti është mjaftë i zhvilluar ekonomikisht, por është i eksploatuar nga pushteti i Jugosllavisë, i cili nuk po investon asnjë objekt ekonomik në Kosmet”. (Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) “Dosja Demaçi“… fq. 55-56.

 – ALI ALIU, në dëshminë e tij dhënë para të njejtit udbash (Momo Çanoviq) më 24 janar 1959, ndër të tjera deklaron: ”Diku në pranverën e vitit 1958, kemi udhëtuar nga Beogradi për në Prishtinë që të mbajmë orë letrare nëpër Kosmet. Kemi udhëtuar disa shokë, studentë shqiptarë. Atëherë jemi takuar me Adem Demaçin në hotelin ”Nova Jugosllavia” në Prishtinë. Jemi takuar unë, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Hysni Hoxha, Zekeria Cana e ndoshta edhe ndonjë tjetër, por nuk më kujtohet. Me këtë rast, pos tjerash, Demaçi na ka thënë si vijon: „ – se ndaj shqiptarëve të Kosmetit nga ana e pushtetit po bëhen padrejtësi të ndryshme; se shqiptarët po shpërngulen për në Turqi dhe se me këto shpërngulje pushteti dëshiron që Kosmetin ta mbajë edhe mëtutje për vete. Po të qëndronin shqiptarët edhe mëtutje në Kosmet, pushtetarët janë të bindur se Kosmetin do ta humbasnin. Me qëllim të mbajtjes së Kosmetit për vete (që të mbetet edhe mëtutje jugosllav) ata kanë organizuar aksionin e armëve, duke i rrahur e maltretuar shqiptarët, të cilët detyrohen të shpërngulen për në Turqi dhe kështu problemi i Kosmetit zgjidhet përfundimisht. (…) (Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) “Dosja Demaçi“…- fq.54.
ADEM DEMAҪI NË “EMËR TË POPULLIT” DËNOHET ME 5 VJET BURG!
Pas ngritjes së aktakuzës PPQ nr.14/59 datë 19. 02. 1959, (mbi bazën e këtyre dëshmive) më 17 mars 1959 – në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, nga Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora. Në fund të këtij procesi, u shpall aktgjykimi dhe ”në emër të popullit” Adem Demaçit ju shqiptua dënimi në kohëzgjatje prej pesë vjetësh burgim të rëndë!!!

I riu Adem Demaci

___________________________-

FAHREDIN GUNGA : “GRUPIT IRREDENTIST (TË ADEM DEMAÇIT), I VËRTETUAR SI ARMIK I POPULLIT DHE I RENDIT TONË KUSHTETUTAR,  IU SHQIPTUAN DENIME TË MERITUARA”!!
Fahredin Gunga ndonëse i takonte klasës intelektuale, që ishte vënë në shërbim të pushtetit komunist, në vitet e 70-ta duke qenë si kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës, luajti edhe  rolin e zëdhënësit të regjimit, në luftimin  e „nacionalizmit dhe shovinizmit“ shqiptar. Për të argumentuar këtë fakt, po i referohemi burgosjes së tretë të Adem Demaçit, në tetor të vitit 1975. Pas katër muaj hetimesh, më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish KOÇINAJ (me urdhër të Mahmut Bakallit), në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së, sipas aktgjykimit P.nr.239/75 prej 89 faqesh, shpalli fajtor dhe me këtë rast në “emër të popullit” u denuan:
1. Adem Demaçi,  me 15 vjet burg,
2. Skënder Kastrati, me 12 vjet burg,
3. Hetem Bajrami, me 7 vjet burg,
4. Hasan Dërmaku, me 10 vjet burg,
5. Osman Dumoshi, me 7 vjet burg,
6. Rexhep Mala, me 9 vjet burg,
7. Selatin Novosella, me 7 vjet burg,
8. Ilaz pireva, me 7 vjet burg,
9. Fatmir Salihu, me 7 vjet burg,
10. Xhavit Dërmaku, me 9 vjet burg,
11. Sherif Masurica, me 7 vjet burg,
12. Sami Dërmaku, me 6 vjet burg,
13. Zijadin Spahiu, me 5 vjet burg,
14. Isa Kastrati, me 6 vjet burg,
15. Ahmet Hoti, me  6 vjet burg,
16. Njazi Korça, me 6 vjet burg,
17. Irfan Shaqiri, me 7 vjet burg,
18. Hilmi Ramadani, me  5 vjet burg,
19. Nazim Shurdhani, me 4 vjet burg.
Pas përfundimit të këtij gjykimi, për të përquar lajmin në opinon për denimin kapital të ARMIQËVE TË POPULLIT u angazhuan të gjitha mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe. Dhe i pari medium që kumtoi këtë lajm, ishte Radio Televizioni i Prishtinës (RTP-ja) me një koment spektakular të përgatitur pikërisht nga kryeredaktori FAHREDIN GUNGA, me titull: “DENIME TË MERITUARA”.
Në komentin e tij GUNGA, ndër të tjera ka shkruar:
”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan denime të merituara. Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare, i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë, i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara, ky grup as që meriton të mirret në gojë, sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh, të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik. (…) Petku i tij dogmatiko – stalinist, frazat në emër të gjoja marksizëm – leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar… Prandaj, çdo tentativë e armikut, sikurse edhe e këtij irredentist, do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit, integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.” (!!!)

Faksimilet e “Rilindjes” dhe ”Zëri i Rinisë”.

___________________________________

Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së FAHREDIN GUNGA, është botuar edhe në shtypin e kohës, në “Rilindje”, ”Zëri i Rinisë” etj. Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull ”U denua grupi armiqësor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani në gazetën ”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.
Si përfundim,
Kjo është fytyra e vërtet e të çmuarit të shkrimtarit tonë Ismail Kadare – fytyra e FAHREDIN GUNGËS dhe gungaqëve tjerë të shumtë, të cilët gjithësesi janë përgjegjës për dhimbjet e shumta që ia kanë shkaktuar nënës së Adem Demaçit dhe mijëra nënave tjera, bijtë dhe bijat e të cilave janë dergjur burgjeve famëkeqe të Goli Otokut, Nishit, Mitrovicës së Sremit, Gospiqit, Lepogllavës, Stara Gradishkës…

______________________

FOTO QE FLASIN ME SHUME SE 1000 FJALE!

………………………..

………………………….

______________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura