Pashtriku, 23 janar 2020: Kur e keqja dominon e mira vonon! Madje fare nuk duket, sepse nga e keqja çdo ditë zhduket!
Për 20 vjet rresht në Kosovë partitë e liderit (PDK, LDK, AAK, AKR, NISMA etj) me kushtetutë të Ahtisarit e kapje të drejtësisë, policisë, AKI’së etj., kanë ushtruar pushtet të pakufizuar, përmes nepotizmit, korrupsionit e abuzimit, dhe në këtë mënyrë kanë ndërtuar një sistem të kriminalizuar!
Pushteti i kriminalizuar i ka dhënë fuqi të keqes!
Dhe ne me të keqen e shtresuar, pa u trazuar jemi mësuar dhe në fund sikur jemi rahatuar!
Rrjedhimisht u bëmë imun ndaj të keqes, dhe për më tepër të keqen e bëmë kulturë jetese!
I dhamë krah e mbështeje!
Ne, të keqit në pushtet i thamë:
– bravo, se i zoti je;
– të lumtë, se je rrot same!
E çka s’i thamë tjetër!
Ndërsa të mirit vazhdimisht i kemi thanë – qyqan!
Tani, çka duam ne?
Të mirën e vonuar!
Nëse e duam të mirën e vonuar, ajo nuk vjenë pa mendësinë e ndryshuar!
Prandaj ta ndryshojmë mendësinë tonë politike e institucionale ndaj të keqes, e cila për dy decenie ka dominuar, për t’i hapur rrugë të mirës së vonuar!
Postime të Lidhura
AGRESIONI I MBËSHTETUR NGA BEOGRADI E SHNDËRRON DIALOGUN NË TEATËR ABSURD
Nga Xhelal Zejneli Më 24 shtator të vitit në vazhdim, në fshatin Banjskë që ndodhet në veri të…
ME RASTIN E LARGIMIT NGA JETA TË SEKRETARES ALBRIGHT LUFTËTARE E LIRISË DHE E SHTETIT TË KOSOVËS
ME RASTIN E LARGIMIT NGA JETA TË SEKRETARES ALBRIGHT LUFTËTARE E LIRISË DHE E SHTETIT TË KOSOVËS Shkruan:…
HAZIR MEHMETI: SHQIPËRIA DHE KOSOVA NDEROJNË VIKTIMAT NË MAUTHAUSEN
Vjenë, 14. 05. 2014 – Me 5 maj 1945 kampi i Mauthausenit lirohet nga ushtria amerikane… Kurora u…
ISMAIL GASHI – SLLOVIA: MAQEDONIA VERIORE, ME TROJE ETNIKE E POPULL AUTOKTON SHQIPTAR!
Lypjan, 8 Prill 2020: Kontributi i deritashëm shkencor nga historia, etnografia, veçmas nga zbulimet arkeologjike dhe të arriturat…