MIMOZA DEMIRI: ‘BUSES ARE A-COMING’ – AUTOBUSËT PO VIJNË!

Boston, 20. 01. 2015 – Sot në USA është festë kombëtare si dita e Martin Luther King. Mbrëmë po shihja një emision të gjatë të luftës për të drejtat civile të zezakëve që filloj në Montgomery Alabama dhe u hap në të gjithë Amerikën. Duke kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese, barazinë dhe lirinë e çdo qytetari, zezakët u ngritën kundër Jim Crow Low siç quhej ligji i ndarjes (segregated low) midis zezakëve dhe të bardhëve në autobus, restorante, vende publike e kudo… Më emocionoi jashtëzakonisht kur niseshin për të hipur në atobusë zezakët duke kënduar këngën:
“We are freedoom Rider
Will Ride to the End
Without of freedom life has no meaning”!

“Mob gang” të bardhë të insipruar dhe nga segmente të qeverive lokale dhe nga shefi FBI Hoover, krijuan një përplasje dhe masakër gjatë kësaj periudhe midis të bardhëve dhe zezakëve.

“Buses Are A-Coming”: Mississippi Freedom Rider 50th Anniversary

Mrekullia e këtij vendi është se këtu njeriu nuk gjykohet nga ngjyra, rraca, nacionaliteti, besimi fetar, apo nga e drejta për të qenë ateist, megjithëse, presidenti betimin e bën mbi Bibël. Kjo është e garantuar në kushtetutën e këtij vendi që ka 238 vjet dhe nuk ndërrohet asnjë nen dhe çdo gjë funksionon në mënyrë të përkryer, dhe kjo tregon qartësinë dhe largpamësinë e atyre baballarëve që vunë themelet e këtij shteti.
Baballarët e këtij vendi vunë themelet, ndërsa populli e ngriti këtë godinë të mrekullueshme të lirisë, barazisë, me përplasje, sakrifica, gjak e punë. Mbi të gjitha duke mësuar nga gabimet, nga shëmtitë duke mos mshehur historinë por, duke e treguar ato më të mirat dhe të këqiat, me fakte dhe me dokumenta.
Ky vend e heq gjakun e keq nëpërmjet luftës për të vërtetën dhe katarsisit, duke ju përmbajtur vetëm të vërtetës.

***
U zgjata pak shumë për të ardhur tek ajo çfarë desha të themë që në fillim, pasi këto ditë është folur shumë në median shqiptare për atë çfarë ndodhi në vitin 90′ këtu dhe historia jonë në përgjithësi. Flasim pa dokumenta, pa fakte, eleminojmë ato që kanë një kontribut sado të vogël, denigrojmë të vërtetën se e përgjithshmja është rrenë, fallsifikim, folklor, mitomani. Jemi të vetmit për t’u fryrë si heroik kur nuk kemi aspak histori heroike. Jemi të vetmit që bëjmë moral kur jetojmë në një shoqëri ku imoraliteti jo vetëm drejton vendin por, votohet, përkëdhelet dhe merret si shembull morali.
Në një vend ku ndjenja komunitare është e vdekur, në një shoqëri ku mizantropia vetëm larg b… sime është mendim që udhëheq shoqërinë. Ajo shoqëri as nuk ka kurajo civile, as nuk kërkon drejtësi, as nuk jep shembuj të ndëshkimit, të padrejtësive dhe krimeve, as nuk mund të prosperoj e as nuk mund të ngrej shtet funksional të së drejtës.
Në këto shoqëri marrëdhëniet shtet-popull nuk janë të vendosura mbi një kontratë shoqërore, por mbi marrëdhënie Beu-Argati.
Në gjuhën e sotme shtetarët apo drejtuesit (se këta tanët vetëm udhëheqës nuk mund ti quash) janë një kleptokraci që historia na ka mësuar se janë një demo-karikaturë që rrëshqet në autokraci dhe si rrjedhoj në diktaturë dhe kur rrenohet diktatura, nga mungesa e koshiencës së shoqërisë për të mësuar nga e kaluara dhe shpirti mizantrop i shërbëtorit rrëshqasin në anarki, për të filluar kleptokraci… Pra po të shohim historinë tonë ky është rrethi vicioz ku sillemi, pasi, ne nuk dimë të këndojmë, “We are freedoom Rider/ Will Ride to the End/ Without of freedom life has no meaning” ose më saktë nuk e ndjejmë dhe nuk e kuptojmë lirinë. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura