SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FORCAT E UÇK’së TF2 DHE TF3 / DT3 – GOROZHUP, DHE DEMINIMI I ZONËS – GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ-QERSHOR 1999)

Pashtriku.org, 14 tetor 2018: (Përgjigjie në disa komente të Ylli dhe Arben Rashkajt në facebook, qershor 2018)
Të nderuar Ylli Rashkaj – Arben Rashkaj
Ngjarjet historike të luftës mund të kujtohen me emocione nga luftëtarët, por ato ngjarje nuk mund të trajtohen dhe të shkruhen mirëfilli në librat e historisë nën ndikimin e emocioneve. Sepse emocionet individuale janë ndjenja subjektive të cilat shpeshherë i zbehin dëshmitë! Prandaj në rastin konkret, ngjarjet e luftës në Frontin e Gorozhupit, DT3, të zhvilluar gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik (maj-qershor 1999), nuk mund të trajtohen shkencërisht bardhë e zi, për faktin sepse në këtë zonë lufte (DT3) kanë operuar dy forca ushtarake: TF-2 dhe TF-3, (të emërtuar nga Shtabi i Operacionit në Cahan), të cilat për fat të keq nuk kanë zhvilluar luftë të përbashkët frontale!

***
Sipas shenimeve e dëshmive arkivore, (pa u futur këtu në fazën përgatitore të operacionit “Shigjeta”. prill – 20 maj 1999), gjatë këtij operacioni, (26 maj – 10 qershor 1999), TF-2, me komandant Fazli Berisha, në frontin e Gorozhupit ka operuar fillimisht me tri kompani, ndërsa nga 1 qershori (me urdhër të Shtabit të Operacionit në Cahan) në këtë zonë ka ardhur edhe një kompani nga DT-2.

Guri i kufirit shqiptaro – shqiptar në Gorozhup!

Pra gjithsejt TF-2 kishte katër kompani, artilerinë me komandant Shemsi Ilazi (Baruti), nga fshati Zgatar i Opojës, njësinë speciale vëzhguse – diverzante, me komandant Safet Pecin, si dhe disa njësi tjera logjistike.

KOMPANITË E TF-2:
1. Kompania e Parë, me komandant Ekrem Abdylkadri Veselin nga Tetova. Më 27 maj kur Ekremi plagoset rëndë dhe dërgohet për shërim në spital, komandant i kompanisë së parë emrohet Arsim Ajet Emini nga Besiana, i cili deri në atë kohë bënte pjesë në Togun e Xhenios, me komandant Vehbi Feriz Berisha nga fshati Kçiq i Madh i Mitrovicës.
2. Kompania e Dytë, me komandant Isa Ademin nga Kumanova. Kur Isa Ademi tërhiqet nga vija e frontit, komandant i Kompanisë së II’të emrohet Agim Meha.
3. Kompania e Tretë, me komandant Enver Glloboderi nga fshati Llugë e Besianës, dhe
4. Kompania e Katërt, me komandant Nexhat Emin Kelmendi nga fshati Kramovikë i Rahovecit. Kjo kompani më 1 qershor 1999 ka ardhur nga DT-2, që komandohej nga eprori Bilall Syla. Në DT-2 kjo kompani ishte kompania e dytë në Batalionin e Dytë, me komandant Dritan Durmishin.
Vija frontale e TF-2 ishte përballë lagjes Martinaj (karaullës serbe) – përskaj fshatit Mariq – rrëzë majes së Pashtrikut.
***
Sipas shenimeve e dëshmive arkivore, (pa u futur këtu në fazën përgatitore të operacionit “Shigjeta”) gjatë këtij operacioni, TF-3, me komandant Ruzhdi Saramatin, ishte i dislokuar – lokalizuar në fshatin Pogaj të Gorozhupit. TF-3 kishte Dy kompani, artilerinë me komandant Sali Saramatin, nga fshati Dobrusht i Prizrenit (tani dëshmor), njësinë speciale me komandant Bashkim Hoxhajn, si dhe disa njësi tjera logjistike.
KOMPANITË E TF-3:
1. Kompania e Parë me Komandant Shpend Berisha, nga fshati Volljakë e Klinës (tani dëshmor), dhe
2. Kompania e Dytë me Komandant Agron LLausha, dhe
3. Bateria e artilerisë me komandant Sali Saramati.
TF-3 nuk kishte vijë frontale, për faktin sepse ishin vendosur në fshatin Pogaj, dhe nuk bashkvepronte me komandën e DT-3 dhe të TF-2, e cila me katër kompanitë e sajë operonte në vijën e frontit përballë karaullës serbe – fshatit Mariq – rrëzë Pashtrik!
***
MARSHIMI I NJËSIVE TË TF-3 PËR NË FRONTIN E GOROZHUPIT!
Për marshimin e dy Kompanive dhe të baterisë së Artilerisë së TF-3 për në frontin e Pashtrikut – në Gorozhup, ka shumë dëshmi të ushtarëve dhe eprorëve të kësaj njësie. Me këtë rast po i referohem dokumenteve të komandës së operacionit “Shigjeta” si dhe veprimtarit dhe eprorit të UÒªK-së, Elmi Bytyqi.
Elmi Bytyqi, gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik (maj – qershor 1999), ishte Shef dhe Zëvendëskomandant i Forcës Ushtarake TF-3, në Drejtimin Taktik nr.3 (DT-3) – Pogaj – Gorozhup…
***
Komanda e Operacionit “Shigjeta” në Cahan, pas kunsultimeve përfundimtare me SHP të UÒªK-së (brenda në Kosovë) më datë 30 maj 1999 ka lëshuar urdhërin Nr.1/07, që të gjitha njësitë (TF-at) të përgatiten, që në orën 4:00 të mëngjesit, datë 31 maj 1999, të nisin sulmin nga të gjitha vijat e frontit kundër forcave serbe.
Në këtë kohë u është dhënë urdhëri që disa njësi ushtarake të lëvizin në drejtim të frontit, nga Qendrat Stërvitore: Kalimash dhe Feken…
Nga QS e Kalimshait për në front kanë lëvizur disa njësi të TF-3’shit në krye me Shefin dhe Zëvendëskomandantin e shtabit, Elmi Bytyqi, ndërkohë që nga QS e Fekenit për në Pashtrik kanë lëvizur dy batalione, të cilat (me urdhër të komandës së Op.Shigjeta në Cahan) do të pozicionohen në DT2, aty ku nga 26 maji po luftonte TF0, në krye me komandantin Fadil Zejnullahu – Lepurin dhe një njësi e brigadës 126, i cala vepronte në zonën e Hasit (brenda në Kosovë).
***
Nga Qendra Stërvitore e Kalimashit për, në vijën e Frontit në Gorozhup, Elmi Bytyqi ka shkuar me Dy Kompanitë e TF-3, Kompaninë e Parë, me komandant Shpend Berisha, Kompaninë e Dytë me Komandant Agron Llausha, Bateria e Artilerisë në krye me komandantin Sali Saramatin, dhe Njësia e Xhenios me komandant Valbon Òªollakun (kjo njësi kishte ardhur nga Fronti i Kosharës).
Kanë udhëtuar në vijën rrugore e malore: Kalimash – Kukës – Krumë – Cahan – Kishaj – Pogaj.
Sipas dëshmive arkivore dhe kujtimeve të eprorëve e ushtarëve të kësaj force, para se të futeshin në Pogaj, natën e 30/31 majit e kanë kaluar në malet e fshatit Pogaj (diku prapa fshatit Moriq). Dhe këto njësi rreth orës 8 – 9 të mëngjesit, datë 31 maj kanë marrë urdhër nga komanda për të lëvizur në drejtim të fshatit Pogaj dhe në kohën kur po dilnin nga mali, forcat serbe i kanë parë lëvizjet e tyre dhe menjëherë kanë nisur të granatojnë nga largësia (4-5 km) nga Zhuri, Vërmica… dhe nga ana e Gorozhupit (Hasit)!
Në këtë situatë forcat e UÒªK-së për t’i ikur granatimeve të shumta futen në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj, e cila (për shkak të bregut ku ishte antena) pak a shumë do t’i mbronte nga granatimet e furishme. Megjithatë gjatë kësaj ngjarjeje në këtë lagje bien dëshmorë: Selver Maçkaj, Sali e Gani Saramati, Shpend Berisha dhe Beran Gashi, ndërsa plagosen rëndë e lehtë disa ushtarë, në mesin e tyre dhe mjeku Ilir Rakaj, shefi dhe Zv.Kom.Elmi Bytyqi etj. Pasi ushtarët dhe njësia e femrave, u japin ndihmën e parë të rënëve dhe të plagosurve, i tërheqin nga vendngjarja dhe organizohen për t’i dërguar në Spitalin e Kukësit.
Në Spitalin e Kukësit, të plagosurit vizitohen nga anëtarë të shtabit të qendrës mobilizuese në Kukës. Me këtë rast vizitohet edhe i plagosuri Elmi Bytyqi.

***
Më këtë rast Elmi Bytyqi flet për ngjarjen e 31 majit, para kamerës:
Ai thotë: “Unë quhem Elmi Bytyqi. Vijë nga Prizreni, nga qyteti i Prizrenit. Në vijën e parë të frontit kam qenë me Forcën TF-3, kam qenë zëvendëskomandant i kësaj force. Ndërsa pas fillimit të luftës më datën 31 maj (1999) kanë filluar granatimet nga tri pika, nga Zhuri, Vërmica dhe pjesa e epërme (Gorozhupi…).
Tërheqja e të plagosurve është bë me ndihmën e shokëve tanë të kësaj force, me anë të pizgauverit (shofer ishte Selim Rashkaj – sh.b). Mua dhe shokët e mi që kemi ardhur deri këtu na kanë transportuar me pizgauver, shokët tanë të cilët kanë qenë të destinuar për bartjen e të plagosurve. Trajtimi në Spitalin e Kukësit është i mirë me ato mjete që kanë. Mirë na kanë pritur, nuk kemi ndonjë vërejtje. Kushtet janë ato që janë. Nuk janë të nivelit që duhet, por përkujdesja është e mirë” – përfundon fjalën, Elmi Bytyqi.
në vijim shikoni intervistën e Elmi Bytyqit:
Elmi Bytyqi, zëvendës komandant i TF3, Kukës – qershor 1999

Videoinçizimin e ka bërë ushatri i UÒªK-së, Zijadin Hoxha.
Në spitalin e Kukësit, qershor 1999
***
Dhe këtu përfundon lufta e forcës TF3, të cilën Ruzhdi Saramati e quan “Brigadë 128”. Sepse pas 31 majit, TF3 nuk ka pas përballje (përveç gjujatjeve sporadike) me forcat serbe! Nga 1 – 7 qershor, Ruzhdi Saramati në Pogaj mbetet me një togë prej 35 – 40 ushtarësh, dhe me shumë vështirësi 2 – 3 ditë para përfundimit të luftës, (nga data 8 qershor), janë rikthyer edhe një numër i ushtarëve që ishin larguar më 31 maj, pas ngjarjes së përgjakshme në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj!
***
DEMINIMI I ZONËS GJATË HYRJES NË LAGJET E GOROZHUPIT, MË 13 – 14 QERSHOR 1999?!
Të nderuar Ylli Rashkaj – Arben Rashkaj
Sa i përket deminimit të zonës në përfundim të luftës, gjatë hyrjes në tri lagjet e Gorozhupit: Jelliç, Tejec, Binaj…, bazuar në disa të dhëna e dëshmi, e kanë bërë pak a shumë bashkarisht dy njësitë e Xhenios: të TF-2 me komandant Vehbi Berisha dhe TF3 me komandant Valbon Òªollaku.
Në vitin 2012 ushtari i Xhenios së TF-2, Fahri Hakif Nazifi nga fshati Sallabajë e Besianës, ka botuar ditarin e luftës me titull: “Pashtriku – kufiri i larë me gjak”. Fahri Nazifi në këtë libër e përshkruan detalisht fazën e deminimit gjatë futjes së njësive të UÒªK-së (të TF-2 dhe TF-3) më 13 dhe 14 qershor 1999 – në lagjet e Gorozhupit!

Me këtë rast i kam shkëputur datat 13 dhe 14 qershor 1999, të botuar në faqet 144 – 149 të ditarit të tij.
Ju ftojë t’i lexoni në vazhdim:
FAHRI NAZIFI: PASHTRIKU – KUFIRI I LARË ME GJAK (Ditarë lufte), faqet 144 – 149:
***
13 qershor 1999, e diel
(…)
Tani edhe serbët u larguan nga Gorozhupi, por nuk dinim se në ishin larguar të gjithë, apo ishte ndonjë mashtrim i tyre që të hynim e të na zinin pritat, dhe kështu me një kujdes të madh nisëm të siguronim rrugën nga minat që të hynim në Gorozhup. Kompania anash e Enver Glloboderit dhe Ruzhdi Saramati posedonin instrumentet për mina, ndërsa ne jo. Shikonim mirë pëllëmbë – pëllëmbe dhe i çminonim ato që çminoheshin, ndërsa të tjerat i eliminonim si për shembull ato minat e quajtura “pashteta”, të cilat ishin të vendosura shumë dhe të cilat i eliminonim me gjuajtje me gurë në largësi prej pesë – gjashtë metrash, mbasi efekti i tyre ishte vetëm në një anë, atë që vepron mbi te dhe këshu kalonim përpara duke shënjuar rrugën e sigurt.
Gjatë çminimit, në minë ra një ushtar, i cili humbi këmbën. Komandant Ruzhdi Saramati kërkoi ndihmë nga ne për çminim dhe se më pas do të na jepte instrumentin për gjetjen e minave. I përgjigjem kërkesës dhe ndërpremë hapjen e mëtejme të rrugës tonë dhe ndihmuam komandant Ruzhdiun dhe i dërguam deri te lagjja e parë, ku iu sigurua rruga gjithë ushtarëve të tij. U kthyem nga puna dhe ishim shumë të lodhur dhe pushonim që nesër të vazhdonim rrugën për në lagjen e dytë të Gorozhupit, dhe në radiolidhje dëgjuam se komandant Ruzhdi Saramati ngriti flamurin dhe nuk vonoi dhe aq dhe po atë natë flamurin e ngritën edhe kompania e Enver Glloboderit në lagjen e tretë të Gorozhupit. Ndërsa ne kishim mbetur prapa, sepse nuk posedonim instrument zbulimi për mina dhe i kishim shkuar për ndihmë komandant Ruzhdiut. Gjatë natës fjetëm të qetë tërë vijën e dy kompanive, bënin roje katër roje lëvizëse, me ndërrim njëorësh, dhe kështu fjetëm dhe pushuam mirë.
***
14 qershor 1999, e hënë
Në orën 08:00 filluam punën me një kujdes të madh për çminimin e minave që kishte shumë dhe ishte rrrezik, por tani posedonim dhe instrumentin për zbulimin e minave, por duhej pasur shumë kujdes, sepse kishte dhe nga ato që nuk i vërente instrumenti. Dhe kështu arritëm që në ora 10:20 të arrinim në lagjen e dytë të Gorozhupit dhe ngritëm flamurin. Flamurin e ngriti ushtari Ahmetit, i riu Petrit Ismet Gashi nga Shipoli i Mitrovicës, i lindur me 08.02.1981.
Qoftë i bekuar me gjithë flamur.
U kthyem disa për t’iu treguar rrugën të tjerëve dhe duke u përgatitur që të kalonim në Gorozhup, erdhën komandant Fazliu dhe zëvendëskomandanti i tij, Ramiz Neziri, Abdullah Rama, Hamdi Zejnullahu si dhe ashtu i sëmurë, Vehbi Berisha, i cili tha edhe në vdeksha, le të vdes në Kosovë dhe m’u afrua e më përqafoi dhe më tha: “Se rrugës për në Krumë ishte takuar me një ushtar (shok) të Bugarit (Abdurrahman Nazifi, vëllai i Fahriut – sh.b) dhe i kishte thënë se kemi dëgjuar se e kanë vrarë vëllanë e Bugarit më 28 maj dhe se për këtë Bugari shumë po mërzitet…
Tek po vinte Komandant Fazliu, thyen dhe gurin e kufirit, ku Abdullah Rama ia ndezi fitilin e parë e tjetrin e ndezi Fazli Berisha që na ndau shqiptarët në dy vende, tani jemi një Shqipëri, atdhe i shqiptarëve.
Të gjithë shkuam në Gorozhup, në ora 12:00. Ende nuk kishim ngrënë bukë, ishim shumë të lodhur e të uritur. Nuk kishin mbetur dy – tri shtëpi pa shkatërruar, sepse gjithë të tjerat ishin shkatërruar rrafsh me tokë nga luftimet e nga djegia e serbëve që kishin bërë.
Atëherë të gjithë ushtarët e TF-2 u rreshtuam para Komandant Fazli Berishës, te lagjja e tretë. Këtu na uroi çdo të mirë në tokën e Kosovës, si dhe u dha urdhri që të pozicionohemi sipas kompanive dhe të bënim roje sipas togjeve, me kohë të caktuar. Në oborr të kësaj shtëpie, ku ishte vendosur tani shtabi, ishte një qershi, në të cilën hëngrëm shumë ushtarë, ishin më të ëmblat në botë, më kishte marrë malli për të ngrënë pemë kosove dhe nga gëzimi më pikuan lotët.
(…)
Të nderuar Ylli dhe Arben Rashkaj,
Shendet e suksese, familjarisht!

Pamje nga fronti i Gorozhupit.

_______________
SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FORCAT E UÒªK’së TF2 DHE TF3 / DT3 – GOROZHUP, DHE DEMINIMI I ZONËS – GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8086
***
SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FRONTIN E GOROZHUPIT (DT’3) GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8083
***
SHERADIN BERISHA: RELIKET E USHTRISË SERBE NË FRONTIN E GOROZHUPIT, GJATË OPERACIONIT ‘SHIGJETA’, MAJ – QERSHOR 1999 (Shtojcë: BUNARI I UÒªK’së)!
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8085

***
Në 18 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”/
SHERADIN BERISHA: OPERACIONI ‘SHIGJETA’ I TEJKALON PËRMASAT E “BRIGADËS 128”! (FOTO)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6557

***
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8087

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura