SHERADIN BERISHA: UKSHIN HOTI, EMBLEMË E FILOZOFISË POLITIKE SHQIPTARE(3 PJESË)

Pashtriku.org, 16. 05. 2014 – Ukshin Hoti u lind më 17. 06. 1943 në Krushë të Madhe. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Prizren dhe në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Politike e mbaroi në Zagreb, ndërkaq studimet posdiplomike drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare politike dhe ekonomike në Beograd. Që nga gjysma e dytë e viteve 70 gjer më 1981 ka punuar në detyra të ndryshme politike e arsimore në Kosovë; ka qenë ligjërues i vitit III dhe IV të Fakultetit Juridik, drejtimi Juridiko – Diplomatik, i vitit III të Fakultetit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji, i shkollës politike të Qendrës Krahinore për Arsimimin Marksist “Edvard Kardel”. Gjatë periudhës 1971 – 1977 ka qenë Sekretar i Sekretariatit për Marrëdhënie me Botën e Jashtme të KE dhe të Kuvendit të KSA të Kosovës, ka qenë anëtar i pothuajse të gjitha forumeve federale që merreshin me politikën ndërkombëtare. Në vitet 1977 – 1978, specializoi në Universitetin e Çikagos, Harvardit, Bostonit, Uashingtonit dhe të Kembrixhit, ndërsa në vitin 1979 u kthye në Kosovë. Ukshin Hoti gjatë qëndrimit në specializim në SHBA ka gëzuar një trajtim jashtëzakonisht të lartë. Ka qenë i emëruar nga ana e rektorit të Universitetit të Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur. Në një takim me Zonjën Rosalyn Carter (bashkëshortja e ish’presidentit amerikan Jimmy Carter) në Washington DC, u zgjodh si i vetmi intelektual që do të përfaqësonte të gjithë specializantët dhe postdiplomistët e Evropës në SHBA. Në këtë cilësi, ai ka marrë pjesë aktivisht nëpër simpoziume të ndryshme shkencore dhe ligjërime të intelektualëve autoritativ, por edhe në shumë takime që i organizonin senatorë, kongresmenë dhe përfaqësues tjerë të administratës amerikane. Ukshin Hoti gjer në vitin 1981 ka qenë kreatori kryesorë i politikës kombëtare dhe pjesëmarrjes së Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar. Ukshin Hoti për herë të parë u burgos në Nëntor 1981. Ai do të burgosej edhe në nëntor të vitit 1968, në kohën kur u organizuan demonstratat studentore në Prishtinë…, por për fat të mirë, atëkohë ai studionte në Kroaci dhe ishte në krye të demonstratave studentore të Zagrebit.


 ***
Pasqyra e lëndës:

– Pranvera e vitit 1981 dhe intelektualët e regjimit
– Si e mbrojti Ukshin Hoti – kërkesën e studentëve «Kosova Republikë»
– Burgosja dhe gjykimi i Ukshin Hotit – 1981
– Mendimi filozofik i Ukshin Hotit
– Homazhe për martirët dhe burgosja e dytë e Ukshin Hotit
– Përgjakja e Ukshin Hotit te udhëkryqi i Komoranit!
– Organizimi politik i Ukshin Hotit, burgosja e tretë dhe gjykimi
– Si e mbrojti Ukshin Hoti në foltoren e gjykatës serbe kauzën e Bashkimit Kombëtar
– Ukshin Hoti – Ideolog i Lëvizjes Kombëtare
– Cili ishte shkaku i vërtet i mbajtjes së gjykimit kundër Ukshin Hotit
– Ku është Ukshin Hoti?!
– A është gjallë apo i vdekur Ukshin Hoti?!
– Një apel për Ukshin Hotin
– Filozofia e Ukshin Hotit sot jeton në Kosovën e lirë dhe të pavarur
– Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë
– Ukshin Hoti tashmë është shndërruar në histori
– Ukshin Hoti – është simbol i qëndresës së pamposhtur shqiptare
– Njerëzit e zotë si Ukshin Hoti janë princat e vërtetë të një kombi
– Unë nuk kam lexuar ndonjë të dytë që të jetë më i zoti se Ukshin Hoti
– Ukshin Hoti është njeri që ka
– «Unin» e vet me «U» të madhe!
– Ukshin Hoti – intelektual që sugjeron guximin politik.
 

* * *
SHERADIN BERISHA: UKSHIN HOTI, EMBLEMË E FILOZOFISË POLITIKE SHQIPTARE (PJESA E PARË)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1606
***
SHERADIN BERISHA: UKSHIN HOTI, EMBLEMË E FILOZOFISË POLITIKE SHQIPTARE(PJESA E DYTË)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1607

***

SHERADIN BERISHA: UKSHIN HOTI, EMBLEMË E FILOZOFISË POLITIKE SHQIPTARE (PJESA E TRETË)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1608

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura