SHERADIN BERISHA: VARFËRIA DHE POLITIKANËT MILIONERË!

Pashtriku.org, 18. 01. 2016:
“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin…”
(Migjeni ‘Poema e mjerimit’)
***
Faik Konica, diplomati dhe personaliteti më në zë i kulturës dhe letërsisë shqiptare, në vitet 30 të shekullit të kaluar (pikërisht në kohën e Migjenit), duke e parë Shqipërinë të katandisur në varfëri e mjerim, parlamentarëve të oborrit mbretëror, u kishte thënë: “Erdhët me nga një palë brekë në byth, ndërsa po ikni me pasuri përrallore”!

***
Pas 90 e ca vitesh, duket se këtë rrugë po e ndjek edhe oborri i politikanëve të sotëm! Aktualisht njerëzit më të pasur në Shqipëri dhe në Kosovë janë politikanët! Këtë fakt e thonë shumë raporte ndërkombëtare, por edhe institucionet përkatëse vendore kundër korrupsionit etj.
Vlerësohet se të gjithë politikanët që kanë:
– pozita legjislative (deputetët),
– ekzekutive (kryministrat, ministrat, zv’ministrat…) dhe
– kryetarët e qarqeve (në Shqipëri) dhe të komunave (në Kosovë) –
kanë pasuri përrallore – të tundshme dhe të patundshme, ndërsa shumica prej tyre (veçanërisht ata të ekzekutivit) janë milionerë, ndërkohë që rreth 60% e popullsisë jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe në varfëri të skajshme, dhe për pasojë qindra mijëra familje shqiptare largohen nga vatrat e tyre!
Pra, kjo klasë politike, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, duket që më shumë ka bërë për mirëqenjen e tyre, e shumë pak për mirëqenjen e shqiptarëve. Prandaj ka ardhur koha e zgjimit dhe këndelljes sonë, për ta ndryshuar substancialisht këtë gjendje të rëndë!

_______________________
SHERADIN BERISHA: GJENEZA E KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR NË KOSOVËN E PASLUFTËS!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=4829

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura