Pashtriku.org, 08. 04. 2015 – Në Shkup, sipas statistikave të vitit 1908-1909, shumica e popullatës ka qenë shqiptare. Kjo statistikë, që shihni në dokumentin më poshtë, mendohet se është e realizuar nga pushteti i kohës, nga Perandoria Osmane. Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serb dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot). Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorë sllavë. Tuzi ka qenë qytet me 100 për qind banorë shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë. Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen. Nga kjo statistikë duket qartazi se në të gjitha qytetet shqiptarët përbënin shumicën.
Postime të Lidhura
PËRJASHTIMI I IBRAHIM KELMENDIT NGA KQ i LRSSHJ-së), MË 10. 02. 1985 PËR DEKONSPIRIME, DISKREDITIM TË XHAFER SHATRIT, KEQPËRDORIMIN E NDIHMAVE DHE JO VETËM!
Nga mbledhja e KQ të LRSSHJ-së, më 10. 02.1985 DORËHEQJA ME SHKRIM E XHAFER SHATRIT DHE PËRJASHTIMI I…
AHMET QERIQI: ZBULOHEN DY DOKUMENTE ARKIVORE ME RËNDËSI HISTORIKE PËR SEFË KOSHAREN
Prishtinë, 21. 05. 2015 – (Dy dokumente të shkruara në gjuhën gjermane, më 23 prill të vitit 1881,…
SHERADIN BERISHA: 50 VJET ME PARË – DEMONSTRATA E PRIZRENIT, 6 TETOR 1968
Pashtriku.org, 6 tetor 2018: Ndonëse 1968’ta njihet si vit i lëvizjeve studentore në Europë, ku universitetet më të…
LUFTA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS NË ZONËN OPERATIVE TË SHALËS DHE HUMBJET E FORCAVE SERBE (1)
LUFTA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS NË ZONËN OPERATIVE TË SHALËS DHE HUMBJET E FORCAVE SERBE (1) Nga…