Pashtriku.org, 08. 04. 2015 – Në Shkup, sipas statistikave të vitit 1908-1909, shumica e popullatës ka qenë shqiptare. Kjo statistikë, që shihni në dokumentin më poshtë, mendohet se është e realizuar nga pushteti i kohës, nga Perandoria Osmane. Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serb dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot). Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorë sllavë. Tuzi ka qenë qytet me 100 për qind banorë shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë. Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen. Nga kjo statistikë duket qartazi se në të gjitha qytetet shqiptarët përbënin shumicën.
Postime të Lidhura
SHQIPTARËT NË UKRAINË
SHQIPTARËT NË UKRAINË Nga dr.Moikom Zeqo, Pashtriku 1 mars 2022 Në një shkrim të hershëm të profesor Eqrem…
PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: BETEJA E PAQENË NË FUSHË TË MËLLENJAVE, MË 1389
Pashtriku, 22 Maj 2020: Ngjarja në rrjedhë të poshtme të lumit Llap në verë të vitit 1389 ishte…
PASHTRIKU: DIMENSIONI HISTORIK I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
(Pashtriku.org, 12. 06. 2012) – Më 10 qershor 2012, në ambientet e kinemasë së Prizrenit u shënua 134…
SHKËLZEN GASHI: VËLLIMI ‘PERANDORIA OSMANE’ PËRJASHTON KRYENGRITJET E SKËNDERBEUT
Prishtinë, 18 shtator 2020: “PROJEKTI I HISTORISË SË PËRBASHKËT”: KRITIKË PESËPJESËSHE PËR (KEQ)PËRFAQËSIMIN E SHQIPTARËVE NË LIBRAT ALTERNATIVË…