PA IDENTITET S’KA DINJITET – PRANDAJ MËSO SHQIP!

Pashtriku.org, 29. 08. 2014 – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015, Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Gjenevë, Ali Mehmeti ka shprehur shqetësimin e tij për dilemat e shumta të mërgimtarëve tanë në Zvicër, lidhur me regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollat për mësimin e gjuhës shqipe. A.Mehmeti në një deklarim me shkrim ka shtruar një varg pyetjesh për këtë çështje problemore.
“Mërgimtarët gjithnjë në dilemë a t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në kurset e gjuhës shqipe apo jo? A do i pengon mësimi i gjuhës shqipe në mësimin e gjuhës së vendit ku jetojnë? A është më mirë ta mësojnë një gjuhë tjetër të huaj në vend të shqipes? Pse mos ta mësojnë vet prindërit gjuhën e vendit duke komunikuar me fëmijët e tyre në atë gjuhë? Po edhe ajo mësuesja ku do ta çoja fëmijën nuk është se e flet mirë gjuhën, vjen nga kjo apo ajo krahinë! Çmimi nuk është edhe aq i lirë, 50, 100, 200 euro për vit shkollor? Tek e fundit, çfarë ju duhet shqipja? Edhe ashtu nuk do kthehen asnjëherë atje! Si të kthehen në një vend ku ende ka mungesë të ujit, kanalizimit, energjisë elektrike, ligjshmërisë …?! Nëse ndonjëherë do ju duhet do e çoj në Prishtinë, Shkup, Preshevë, Tiranë. Bëhet mirë, e mësojnë! Në të gjitha këto pyetje nuk ka kush t’ju jap përgjigje.” – ka thënë z.Mehmeti.

Dhe pyet: Pse?, ndërsa përgjigjet “Sepse shtetet tona nuk janë në nivel të detyrës”!
Ai në vazhdim ka theksuar, se “në televizionet tona mund të shohim apo të dëgjojmë për ngjyrat e brekëve të “yjeve” tona të të gjitha stileve, mund të dëgjojmë për kodin e (zh)veshjes, të dëgjojmë lloj lloj “legjenda urbane”, ta dimë kush është “in” dhe kush “out”, cili shqiptar është vrarë në Siri, si është plaçkitur banka e shtetit, si u vra ky apo ai, kush është prapa grushtit të shtetit me “laviret e bulevardit”, apo kush pas grushtit të shtetit me gjykatë kushtetuese.”…por “një përgjigje të thjesht, njerëzore, u mundua t’jua jap Komuniteti Shqiptar i Gjenevës me reklamën e sponsorizuar nga vet mërgimtarët e Gjenevës
(Lexoni këtu: http://www.cageneve.ch/Faqet%20Shqip/sq13.htm)
Por as ajo nuk transmetohet nga televizioni publik i shtetit të Kosovës Radio Televizioni i Kosovës. Edhe pse kjo u kërkua nga stafi udhëheqës i RTK-së Mentor Shala, Mufail Limani, Nuhi Bytyqi, nga kryetari i bordit Rrahman Paçarizi dhe për dijeni ju dërgua Ministrisë së Diasporës dhe asaj të Arsimit. Madje nuk na “nderuan” as me vërtetim pranimi” – ka deklaruar në fund, Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Gjenevë Ali Mehmeti.

Mirë se vini në faqet e “Komunitetit Shqiptar të Gjenevës”: www.cageneve.ch.

*   *   *

(Përgatiti: pashtriku.org, SH.B.)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura