Tetovë, 21. 04. 2015 – Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Vendimit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit. Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e historisë dhe kulturës shqiptare.
Të drejtë konkurrimi kanë:
Institucionet e arsimit të lartë,
Institucionet shkencore,
Shoqatat shkencore dhe profesionale,
Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individual.
Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
Të dhëna personale për autorin,
Të dhëna bibliografike dhe
Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.
Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohen deri më 1.06.2015, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Bllagoja Toska”, nr. 212/6, Fahu postal, nr. 50.
Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh.
Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: [email protected], ose tel: ++389 (0)75 872 504
Tetovë, 21.04.2015 Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar
,,Ali Vishko”.
Postime të Lidhura
XHELAL ZEJNELI: AFERA E DRAIJFUSIT – ZOLA NË MBROJTJE TË SË VËRTETËS
Shkup, 15 dhjetor 2019: Fajësia është gjendja në të cilën ndodhemi të gjithë ne, pavarësisht nga faji. (Kafka)…
GJOKË DABAJ: SOT, NË DITËN E MËSUESIT SHQIPTAR NGRE ZËRIN KUNDËR FALSIFIKATORËVE TË DIPLOMAVE!
Durrës, 8 mars 2018: Po them “në Ditën e Mësuesit Shqiptar”, sepse 7 Marsi nuk është festë arsimore…
MA.SC. PEDAGOGE ARGJIRA UKIMERI: PRIZRENI DHE KROJET SHUMË SHEKULLORE
Prizren, 10 shtator 2020: KROI DHE XHAMIA E TERZI MAHALLËS Xhamia e TERZI MAHALLËS është ndër xhamitë më…
MEHMET HAJRIZI: ROLI HISTORIK I ‘GRUPIT REVOLUCIONAR’ PËR ҪLRIMIN E KOSOVËS E VISEVE TJERA SHQIPTARE TË PUSHTUARA DHE BASHKIMIN E TYRE ME SHQIPËRINË
Pashtriku.org, 30. 01. 2015 – (Fjalë në promovim të librit “Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës”) –…