SHQIPTARËT NË UDHËKRYQ

SHQIPTARËT NË UDHËKRYQ

Nga Xhelal Zejneli, Shkup – 30 korrik 2021

– ribotim –

Kohët e fundit, në hapësirat shqiptare në Ballkan vërehen zhvillime negative:

         – Në Shqipëri, opozita i konteston zgjedhjet e 28 qershorit. Midis forcave politike kryesore, jo vetëm nuk ka dialog, por ka edhe një konflikt verbal, të përshkuar nga një gjuhë jopolitike.

         – Në Kosovë, po ashtu u kontestuan zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit 2010. U publikua edhe raporti i Dik Martit. Prishtinës i imponohen do farë bisedimesh me Beogradin. Ndërkaq, pushteti paralel i serbëve, vazhdon të mbetet në fuqi.

         – Në Maqedoni, shqiptarët ballafaqohen me nacionalizmin e VMRO-ve, të tipit të shekullit XIX. Shërbime sekrete të caktuara apo më saktë qendra të caktuara – demonike dhe satanike, publikuan do të ashtuquajtura dosje. Partitë politike shqiptare në Maqedoni, ndaj njëra-tjetrës përdorin gjuhën e intolerancës dhe të urrejtjes. Kudo ku ka shqiptarë – vlon!

E gjithë kjo ndodh, përkundër pranisë së aleatëve dhe të miqve tanë perëndimorë, d.m.th. në prani të përfaqësuesve të qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtonit dhe Brukselit  Përse miqtë tanë perëndimorë nuk ndërhyjnë për t’i parandaluar në kohë disa procese negative të skenës politike shqiptare në Ballkan?! Nuk ndërhyjnë për një arsye themelore: Presin që shqiptarët të piqen, d.m.th. të ndërgjegjësohen kombëtarisht, të manifestojnë kapacitet politik. Për të manifestua kapacitet politik duhet të jesh popull politik.

Popujt politik nuk vonohen në histori. Sidoqoftë, për shqiptarët nuk mund të thuhet se nuk janë popull politik, për arsye se kanë qenë pjesëmarrës veprues në të gjitha momentet historike të historisë politike të kohës më të re, që nga Kongresi i Berlinit e këndej.

*   *   *

Shqiptarët dhe feja – Në kohën e regjimit komunist, për shkak të politikës izolacioniste, ndikimi i Turqisë, i vendeve arabe, i Teheranit, i Greqisë dhe i Vatikanit – mbi baza fetare – në Shqipëri dhe ndër shqiptarët në Ballkan, ishte i pamundur.

Prej vitit 1991, pra në kohën e pluralizmit, Shqipëria i hapi kufijtë e saj. Rrjedhimisht, vendet e sipërthëna shfaqën interesimin e tyre për ta rikthyer dhe për ta shtrirë ndikimin e tyre historik mbi shqiptarët.

 A kanë shqiptarët krizë identiteti?!

– A e dinë shqiptarët se cilit qytetërim i takojnë?!

– A janë të vetëdijshëm shqiptarët se me çfarë sistemi vlerash funksionojnë?!

– A e dinë shqiptarët se kush janë miq dhe aleatë të tyre?!

– A kanë shqiptarët partnerë, aleatë dhe miq të natyrshëm?! 

– A janë të vetëdijshëm shqiptarët se SHBA-ja ishte faktori vendimtar i çlirimit të Kosovës dhe i pranimit të Shqipërisë në NATO? 

– A janë shqiptarët mirënjohës ndaj miqve të vet, për ndihmën që ua kanë dhënë ata?!

– A kanë shqiptarët një vizion të qartë për të ardhmen e tyre?!

– Kush mund ta zgjidhë çështjen shqiptare në Ballkan:

           – Turqia, bota arabe, Teherani – d.m.th. bota islamike;

            – Greqia, Serbia dhe Rusia – d.m.th. bota sllave, ortodokse dhe bizantine;

            – Roma dhe Vatikani – d.m.th. bota latine dhe katolike; apo

           – SHBA-ja, NATO-ja dhe BE-ja?!

Shqiptarët, i takojnë një qytetërimi, apo u takojnë tre qytetërimeve?!

 – qytetërimit turk arab, persian – islamik;

– qytetërimit grek, bizantin dhe ortodoks;

– qytetërimit latin, katolik dhe perëndimor?! 

Po qe se shqiptarët i takojnë një qytetërimi, për shembull atij perëndimor, atëbotë është e vetëkuptueshme të kenë partnerë, miq dhe aleatë perëndimorë. Por, po qe se shqiptarët u takojnë tre qytetërimeve, atëherë shtrohet pyetja: Kush janë partnerë, aleatë dhe miq të shqiptarëve?! A do t’i kishte pranuar Perëndimi shqiptarët për partnerë, për aleatë dhe për miq, po qe se këta (shqiptarët), përpos qytetërimit perëndimor, u takojnë edhe dy qytetërimeve të tjera:

– qytetërimit oriental turk, arab, persian – islamik;

– si dhe qytetërimit grek, bizantin dhe ortodoks?!

Duke forcuar aleancën, miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në, shqiptarët në Ballkan do ta përballojnë më lehtë: 

– ndikimin në rritje të Turqisë, të vendeve arabe dhe të Teheranit;

– ndikimin në rritje të Greqisë si dhe ndikimin e mundshëm të Rusisë;

– ndikimin real të Romës.

Shqiptarët duhet të bëjnë dallimin ndërmjet fesë, në një anë dhe popujve që i takojnë asaj feje. Me fjalë të tjera, feja islame, nuk mund të identifikohet vetëm me turqit, me arabët dhe me persianët. Kësaj feje i përkasin edhe shumë popuj të tjerë të rruzullit. Me fenë ortodokse, nuk mund të identifikohen vetëm grekët. Edhe kësaj feje i takojnë shumë popuj të tjerë jogrekë. Pra, shqiptarët duhet ta predikojnë fenë së cilës i përkasin, pavarësisht nga Turqia, nga bota arabe, nga Teherani, nga Greqia apo edhe nga Vatikani.

Ka edhe shqiptarë të tillë të cilët në publik deklarohen si shqiptarë – madje edhe si shqiptaro-mëdhenj, ndërkaq në shtëpi funksionojnë me vlera joshqiptare, d.m.th. turke, arabe, persiane; greke apo bizantine; latine. Këta shqiptarë, nëpër shtëpitë e veta kanë shumë pak simbole të shqiptarizmit. Me vlera joshqiptare funksionojnë madje edhe ata shqiptarë të cilët nuk dinë as edhe një fjalë të vetme në gjuhën turke, arabe, persiane, greke apo latine.

Kuptohet, nuk mund të flitet për një krizë identiteti ndër shqiptarë. S’ka dyshim se, për arsye të së kaluarës, midis shqiptarëve, në një anë dhe Turqisë, në anën tjetër, ka pasur dhe ka lidhje të caktuara. Lidhje të caktuara, ka pasur dhe ka edhe midis shqiptarëve, në një anë, dhe grekëve, në anën tjetër, si dy popuj fqinj – përkundër tragjedive që kanë pësuar shqiptarët gjatë historisë, si prej Turqisë perandorake, ashtu edhe prej pushtuesve grekë. Lidhje shpirtërore, shqiptarët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë edhe me botën latine.

Marrëdhëniet e ngushta të shqiptarëve me SHBA-në nuk duhet t’i shqetësojnë shtetet e sipërthëna. Kështu sepse, disa prej tyre si Turqia, ca vende arabe, Greqia, Italia dhe Vatikani kanë lidhje të ngushta, në mos dhe partnerike me SHBA-në.

 Natyrisht, bashkëpunimi, sidomos në lëmin e ekonomisë, të tregtisë, të kulturës etj. me Turqinë, me vendet arabe dhe islamike, me Greqinë fqinje etj. është diçka normale, në mos dhe e domosdoshme.

 Popujt e tjerë, rëndom kanë një kishë apo një kler kombëtar. Populli polak për shembull, ka një kler, përkatësisht një kishë kombëtare. Kisha polake luajti rol të rëndësishëm për t’i mbrojtur vlerat shpirtërore të popullit të vet gjatë regjimin komunist të mbikëqyrur nga Moska. Shqiptarët ndërkaq, duke qenë popull me tre religjione, nuk kanë një kler, por tre sish: klerin islamik, klerin ortodoks dhe klerin katolik. Një popull jo aq i madh, me tre religjione! Rast i rrallë në histori.

Çdo të kishte ndodhur me kombin shqiptar, sikur:

 – kleri islamik të vepronte nën ndikimin e Turqisë, të botës arabe apo të Teheranit;

– kleri ortodoks të vepronte nën ndikimin e Kishës Ortodokse Greke;

– kleri katolik të vepronte nën ndikimin e Vatikanit?

 A do të kishim Shqipëri dhe komb shqiptar?

Kleri islamik, kleri ortodoks dhe kleri katolik në Shqipëri dhe kudo në trojet shqiptare duhet të jenë në funksion të kultivimit dhe të mbrojtjes së vlerave shpirtërore të kombit shqiptar. Natyrisht duhet dalluar institucionin e fesë, nga predikimi i lirë dhe joinstitucional i besimit fetar. Shqiptari mund të jetë mysliman i devotshëm, edhe pa qenë turk, arab dhe persian. Shqiptari mund të jetë ortodoks i devotshëm, edhe pa qenë progrek dhe rusofil. Shqiptari mund të jetë katolik i mirë, edhe pa u bërë më katolik se Papa.

Ndokush mund të thotë: Sikur shqiptarët të ishin një popull 20 milionësh dhe nën premisën që përqindja e përkatësisë fetare të kishte qenë pak a shumë e barabartë, me atë rast, konflikti brendashqiptar mbi baza fetare, mbase do të kishte qenë i mundshëm.

 Shqiptarët, duke e drejtuar njërin sy nga Turqia, nga bota arabe, nga Persia dhe nga Greqia, nuk do ta kenë mbështetjen e plotë të qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtonit dhe Brukselit.

Rruga e shqiptarëve drejt lirisë nuk kalon nëpër Beograd, Moskë dhe Pekin.

Çështja shqiptare në Ballkan nuk zgjidhet me marksizëm-leninizëm.   

Në çastin historik të pikërishëm, shqiptarët duhet të përcaktohen drejt.

Shqiptarët në Ballkan synojnë: të forcojnë miqësinë me SHBA-në dhe të jenë pjesë e pandarë e familjes perëndimore. Rrjedhimisht, familja e madhe e vendeve demokratike, ka për detyrë t’i mbrojë shqiptarët nga ndikimet botës joperëndimore.   

*    *    *

Shqiptarët dhe ShBA-ja –Shqiptarët shpesh e përdorin shprehjen: miqtë tanë perëndimorë. Me këtë shprehje nënkuptohen kryesisht amerikanët. Por, nuk mjafton vetëm ne t’i quajmë amerikanët miq. Të shohim se ç’mendojnë ata për ne, apo për miqësinë me ne. Miqësinë me një fuqi të madhe, duhet ta meritosh. Për miqësi me një superfuqi duhet të jesh i denjë.

 Shqiptarët i kanëborxh SHBA-së, për arsye se:

 – Amerika luajti rol vendimtar për ta çliruar Kosovën nga kolonializmi serb;

– Amerika e mbështeti shpalljen e pavarësisë së Kosovës;

– Uashingtoni ndihmoi që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s.

 SHBA-ja kurrë nuk e mbështet një qeveri, cilado qoftë ajo dhe e cilësdo proviniencë, djathtiste apo majtiste që:

 – e abuzon procesin zgjedhor;

– nuk e lufton korrupsionin e niveleve të larta të pushtetit;

– nuk vepron për të ndërtuar shtet ligjor dhe shoqëri civile;

– e ngulfat lirinë e fjalës;

– i vë nën kontroll mediumet e pavarura dhe

– nuk i respekton parimet themelore të demokracisë.

Segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare, me veprime të caktuara, ndikojnë në ftohjen e marrëdhënieve të mira të kombit shqiptar me popullin hebre. Dihet mirë se çfarë ndikimi ka lobi hebraik në politikën amerikane. Ftohja e marrëdhënieve shqiptaro-hebraike mund të reflektohet edhe në politikën amerikane ndaj shqiptarëve. Përkundër faktit se SHBA-ja te shqiptarët ka interes strategjik.

S’ka kurrfarë dyshimi se shqiptarët, kudo që janë, në konfliktin midis botës arabe dhe Izraelit, gjithmonë kanë mbështetur një zgjidhje të drejtë dhe paqësore, përfshi edhe zgjidhjen e drejtë të çështjes palestineze.      

*    *    *

Inteligjencia shqiptare dhe mendimi kritik – Ideologët kombëtarë bashkëkohorë, inteligjencia shqiptare si dhe analistët politikë nuk parapëlqejnë t’i trajtojnë temat që kanë të bëjnë me dimensionin fetar të shoqërisë shqiptare. Në një farë mënyre, një teme e tillë konsiderohet e paprekshme. Mirëpo, duke i parë tendencat e qendrave të ndryshme për të shtrirë ndikimet e veta te shqiptarët, një temë e tillë një ditë, mund të jetë imperativ. Inteligjencia shqiptare dhe analistët politikë, mostrajtimin e temave të caktuara, e kompensojnë me shkrime të tjera – të ngarkuara me frymë patriotike. Kjo, s’është veçse demagogji.

Popujt, me shkallë të ulët të zhvillimit të përgjithshëm, kanë nevojë për mendimet kritike konstruktive të bijve të vet të shkolluar. Anashkalimi i temave të caktuara – për interesa meskine – është oportunizëm, konformizëm dhe provincializëm. Oportunizmi, konformizmi dhe provincializmi i inteligjencies shqiptare shpijnë në trazira –  si këto të 21 janarit. Trazirat në Shqipëri nuk janë çështje prokurorësh apo gjykatësish. Pyetje themelore është: Përse ndodhin trazira në Shqipëri?!

 Intelektualët e popujve të vegjël, të cilët me “atdhetarizmin” e vet, shndërrohen edhe në etër të kombit, bëjnë gara në oborr të vet, e mundin njëri-tjetrin dhe vetveten. Hiqen patriotë para bashkëkombësve të vet. Patriotizëm i mirëfilltë i një intelektuali është që vlerat shpirtërore, mendore, letrare, artistike, shkencore, kulturore dhe materiale të popullit të vet – në dritën më të mirë – t’ia prezantojë botës. Dhe jo lagjes, katundit apo provincës së vet.

Një popull është i madh, i fortë dhe i konsoliduar, kur bijtë e tij i kritikojnë botërisht dukuritë negative të shoqërisë. Ta himnizosh popullin tënd, në shekullin XXI, nuk ke bërë asgjë. Ti mund ta himnizosh popullin tënd me dekada nëpër shkrime, por një protestë si ajo e 21 janarit, ta rrënon imazhin në përmasa planetare.

*   *   *

Shqipëria etnike apo natyrore – Shqiptarët aspirojnë Shqipërinë etnike apo natyrore. A mund të realizohet kjo ide, historikisht e drejtë?! Në ç’mënyrë mund të realizohet kjo ide? A mund shqiptarët ta realizojnë vetë një ide të tillë, apo për këtë duhet pasur miq?! Ç’mendojnë miqtë tanë amerikanë për një ide të tillë?!

Shqiptarët, që janë në konflikt kaq të ashpër ndër vete, a mund ta realizojnë një ide kaq të madhe – bashkimin kombëtar?!

Për ta realizuar idenë e Shqipërisë etnike apo natyrore, shqiptarët duhet t’i mundin fqinjët grabitqarë ballkanikë, të cilët i mbajnë të pushtuara trojet etnike historike shqiptare: Serbinë, Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Me fjalë të tjera, duhet ta mundin boshtin dhe rrethimin sllavo-ortodoks të gadishullit.

Por, para se shqiptarët ta mundin rrethimin e vet sllavo-ortodoks, duhet më parë ta mundin vetveten. Duhet ta dinë se ç’janë? Ç’ka synojnë dhe ku synojnë? Shqipëria etnike apo natyrore nuk bëhet me fjalë.  .

Popujt e vegjël ushqehen me idealizëm. Jetojnë me mite dhe legjenda. Jetojnë me të kaluarën. E idealizojnë veten dhe të kaluarën e vet. Janë të paaftë të ballafaqohen me realitetin dhe me vrazhdësinë e tij. Idealizmi u shërben popujve të Ballkanit për të mbuluar paaftësinë vetanake që të ballafaqohen me egërsinë e realitetit. Shembull tipik janë serbët, të vetëshpallur si popull hyjnor.

Popujt e vegjël nuk kanë kapacitet të duhur për të ndërtuar kritikë politike, kritikë shoqërore dhe mendim kritik.

Kjo që u tha më sipër, ndërmjet tjerash është edhe pasojë e rrethanave historike dhe të përtashme që e karakterizojnë rajonin, në të cilin prore është zhvilluar bellum omnium in omnes.

Sllovenët për shembull, janë popull shumë më i vogël se shqiptarët. Megjithëkëtë, ata manifestojnë aftësi shtet-ndërtuese të jashtëzakonshme, saqë edhe perëndimorët ua kanë lakmi. Por, për dallim nga shqiptarët të cilët figurojnë në gadishullin grindavec, sllovenët figurojnë pranë Evropës Qendrore.

 Popujt e vegjël, edhe proceset demokratike me vështirësi i zhvillojnë. Popujt e vegjël, me vështirësi e ndërtojnë shtetin ligjor dhe shoqërinë civile. Kuptohet, s’ka demokraci pa bazë ekonomike. Zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i proceseve demokratike shkojnë paralel.

Popujt e vegjël, i parapëlqejnë fjalët, më shumë se veprat. Por, s’duhet harruar se me fjalë bëhen përrallat dhe jo punët e mëdha. Karakteristikë e popujve të Ballkanit është atdhetarizmi folklorik dhe manipulimi – për qëllime vetjake – me vlerat kombëtare. Popujt e vegjël lehtë mësohen të bashkëjetojnë me të keqen. Për shembull, një popull me shkallë të lartë të ndërgjegjes kombëtare dhe me sistem të përsosur të vlerave etike, destabilizimin e shtetit dhe të institucioneve të tij, e përjeton tragjikisht

 Të sillesh sikur më 21 janar në Shqipëri nuk ndodhi diçka e tmerrshme dhe të thuash se ndodhi diçka që ndodh në shumë vende të botës, kjo do të thotë se klasa politike e saj:

– nuk posedon vlera etike të mirëfillta;

– nuk ka ndjenja atdhetare të njëmendta;

– e ka mësuar popullin të bashkëjetojë me të keqen;

Një klase politike të tillë

– nuk i bëhet vonë nëse trazirat rikthehen dhe përsëriten;

– nuk i bëhet vonë se ç’do të mendojë bota për të.

Populli s’ka faj dhe s’mban përgjegjësi. Atë e udhëheq klasa politike, inteligjencia, elita shoqërore, elita kulturore dhe elita ekonomike e një vendi. Një popull të varfër, në kohën e zgjedhjeve, “elitat “e sipërthëna lehtë mund ta manipulojnë.  

*   *   *

Trazirat e 21 janarit – Trazirat në Shqipëri, në asnjë mënyrë nuk kanë bazë fetare apo rajonale – veri-jug, siç mund të pretendojnë t’i kualifikojnë armiqtë historikë të shqiptarëve: Beogradi-Moska-Athina.

Ndër shqiptarë, vërtet ka ekzistuar një harmoni ndërfetare. Teoria mbi harmoninë ndërfetare të shqiptarëve, nuk është një mit i sajuar, por është një realitet objektiv, i dëshmuar gjatë historisë.

Tre personalitetet kolosale të kombit – Konica (më 20 qershor 1912 magjistroi në Harvard) – ishte nga prindër myslimanë. Noli, edhe ky studiues në Harvard, ishte ortodoks. Ndërkaq,  Homeri shqiptar dhe zëri i kombit – Fishta- ishte katolik. Që të tre ndër vete, ishin në raporte miqësore dhe tërë jetën punuan për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndonëse, kishte çaste kur midis Nolit dhe Konicës, për çështje parimore rreth fatit të kombit, kishte edhe dallime në pikëpamje.

 Shumë trazira në histori, kanë karakter politik, ideologjik dhe ekonomiko-social. Në vendet demokratike, protestat joviolente por edhe violente – konsiderohen veprime të justifikueshme, por derisa me to nuk cenohen institucionet vitale të shtetit.

Në vendet arabe si në Tunizi, në Egjipt, në Jemen, në Jordani, në Liban etj. protestat violente, pra të dhunshme janë të natyrshme dhe të domosdoshme, për arsye se mbi këta popuj sundojnë me dekada dhe shekuj diktatorë, tiranë, despotë, gjakpirës dhe vrasës, duke i mbajtur popujt e vet nën obskurantizëm mesjetar. Protestat e vendeve të sipërthëna nuk janë demonstrata të thjeshta. Ato në fakt janë kryengritje popullore kundër regjimeve jodemokratike, diktatoriale, tiranike dhe monarkiste.

 Në Shqipëri shpesh ka pasur trazira sociale. Në vitet ’20 të qindvjeçarit të kaluar, trazirat në Shqipëri, me bazë të thellë ekonomiko-sociale, midis ithtarëve të Nolit dhe forcave të A. Zogut, arrijnë kulmin në qershor të vitit 1924. Kjo në histori njihet si Revolucion i Qershorit apo si Revolucion Demokratik. Trazira pati edhe në vitin 1997, me ç’rast u rrënuan institucionet e shtetit.

Nuk është mirë për një popull të mësohet me trazira përmasash të tilla që rrënojnë themelet e shtetit. Në vitin 1997, nën trysninë e protestave, Sali Berisha e dorëzoi pushtetin. Nuk mund të pritet që këtë ta bëj edhe një herë. Gjendja ekonomiko-sociale në Shqipërinë e sotme, nuk është si ajo e viteve ’20 të qindvjeçarit të kaluar, e as si ajo e vitit 1997. As aparati shtetëror nuk është si ai i viteve të sipërthëna. Askush nuk mund të thotë se në Shqipëri s’ka probleme ekonomike dhe sociale.

Shqiptarët, kudo që janë, e kanë tepruar me glamurozitetin dhe luksin. Me çdo kusht duan të duken si amerikanët dhe t’ua kalojnë italianëve. Të dukesh si amerikan, pranë një të papuni dhe të pangopuri është tragjikomike. Mirëpo, asnjë arsye, me përjashtim të krizave politike, ideologjike dhe ekonomiko-sociale – me përmasa dramatike – nuk mund ta arsyetojë rrënimin e institucioneve të shtetit.  

 Në vendet demokratike, çdo popull apo çdo segment i shoqërisë – me anë të protestave të qeta -ka të drejtë ta manifestojë pakënaqësinë e vet. Ndërkaq, në vendet diktatoriale siç janë disa nga vendet arabe dhe jo vetëm ato, lejohen të gjitha llojet e protestave, deri në shembjen e diktatorëve gjakpirës që sundojnë mbi popujt e vet me dekada.

Protestat në Shqipëri mbase mund të kenë edhe prapavijë ekonomike dhe sociale, por jo në ato përmasa sa të rrënohen edhe themelet e shtetit. Trazirat në një vend të vogël dhe të pazhvilluar, siç është Shqipëria, lehtë mund t’i rrënojnë institucionet e shtetit.

Trazirat në një Shqipëri, të banuar nga një popull me tre religjione, qëllimisht mund të keqinterpretohen prej armiqve të shqiptarëve. Trazirat në shoqërinë shqiptare mund të kenë bazë politike, ideologjike dhe sociale. Armiqtë e shqiptarëve ndërkaq, mund t’u japin trazirave dimension fetar dhe rajonal – veri-jug. Pikërisht për këtë arsye, klasa politike shqiptare, politikës kombëtare duhet t’i qaset, jo me emocione dhe eufori, por me racionalizëm. Po qe se lejohet marrja me dhunë e institucioneve, atëherë krijohet një precedent. E kjo do të thotë që një ditë t’u vërsulet institucioneve edhe partia politike që sot është në pushtet.

Përpos kësaj, nuk duhet harruar se prej vitit 1991 e deri më sot, Shqipëria nuk është qeverisur prej një partie politike – vetëm prej  PD-së, apo vetëm prej PS-së – por në mënyrë alternative është qeverisur nga të dyja partitë kryesore. Së këndejmi, për gjendjen ekonomiko-shoqërore në Shqipëri, përgjegjësi nuk  mban vetëm një forcë politike, por tërë klasa politike e vendit. 

 Edhe po të mbahen zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, apriori mund të supozohet se pala humbëse do t’i kontestonte ato, duke e fajësuar palën fituese për abuzim votash.

Ndonëse në zgjedhjet parlamentare dhe në ato vendore, kudo në trojet shqiptare, në cilësi të vëzhguesit dhe të mbikëqyrësit, marrin pjesë mijëra përfaqësues të vendeve perëndimore, përsëri epilogu është dështues dhe dëshpërues – ato vlerësohen nën standardet evropiane. Përse vallë gjithë ato shpenzime?!  

 Shqiptarët, me atë që ndodhi më 21 janar 2011 nuk duhet të sillen sikur s’ka ndodhur gjë. Ende pa u bërë homazh tre viktimave të protestave të dhunshme të 21 janarit, disa studio televizive shqiptare në Ballkan, transmetonin porno-muzikë. Kështu nderuakan viktimat?!

Total
0
Shares
2 comments
  1. на сегодняшний день весьма востребованной услугой является
    отдел продаж под ключ Это означает, что компании могут обратиться к
    специализированным маркетинговым агентствам или консультантам, таким как “Немкович Маркетинг Студио”,
    для полного управления и развития своими продажами.
    Эта услуга включает в себя ряд преимуществ:
    Профессиональный опыт: Специализированные агентства и
    консультанты, такие как “Немкович Маркетинг Студио”, имеют богатый опыт в области маркетинга и
    продаж, что позволяет им предоставлять высококачественные услуги.

    Сокращение рисков: Компании, заказывая услуги отдела продаж под ключ, могут снизить
    риски и заботы, связанные с управлением отделом продаж, и обеспечить более
    надежное выполнение поставленных
    задач.
    Фокус на ядерных компетенциях:
    Заказчики могут сконцентрироваться на своих основных
    компетенциях, оставив маркетинг и продажи профессионалам.

    Экономия времени и ресурсов: Аутсорсинг отдела продаж позволяет сэкономить время
    и ресурсы на найме, обучении и управлении персоналом.

    Использование современных инструментов:
    Специализированные студии маркетинга обычно имеют доступ
    к современным маркетинговым и аналитическим инструментам, что помогает повысить эффективность продаж.

    Эта услуга становится особенно актуальной для компаний,
    которые хотят максимизировать свой маркетинг
    и продажи, но не имеют внутренних ресурсов или экспертизы для этого.

    b5JjiwV5-3

  2. на сегодняшний день весьма востребованной услугой является отдел продаж под ключ
    Это означает, что компании могут
    обратиться к специализированным маркетинговым агентствам или консультантам, таким как “Немкович Маркетинг Студио”, для полного управления и развития своими продажами.
    Эта услуга включает в себя ряд преимуществ:

    Профессиональный опыт: Специализированные агентства и консультанты,
    такие как “Немкович Маркетинг Студио”, имеют богатый опыт в области маркетинга и
    продаж, что позволяет им предоставлять высококачественные услуги.

    Сокращение рисков: Компании,
    заказывая услуги отдела продаж под ключ,
    могут снизить риски и заботы, связанные
    с управлением отделом продаж, и обеспечить более надежное выполнение поставленных задач.

    Фокус на ядерных компетенциях:
    Заказчики могут сконцентрироваться на своих основных
    компетенциях, оставив маркетинг и продажи профессионалам.

    Экономия времени и ресурсов:
    Аутсорсинг отдела продаж позволяет сэкономить время и ресурсы на найме,
    обучении и управлении персоналом.

    Использование современных инструментов: Специализированные студии маркетинга обычно имеют доступ к современным маркетинговым и аналитическим
    инструментам, что помогает повысить эффективность продаж.

    Эта услуга становится особенно актуальной для компаний, которые хотят максимизировать свой маркетинг и продажи, но не имеют внутренних ресурсов или экспертизы для этого.

    b5JjiwV5-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura