SKËNDER SADR! KAPITI: DREJTËSIA DHE ELITA POLITIKE SHQIPTARE NUK KANË LEGJITIMITET!

Durrës, 16 shtator 2018: Elita politike shqiptare dhe drejtësia në Shqipëri nuk kanë legjitimitet për këto arsye:
1-Garat elektorale në Shqipëri gjithnjë kanë qenë mashtruese me premtime te zhurmshme, plot me gënjeshta, manipulime, spekulime ku janë bërë pazare dhe shitblerje votash. Zgjedhjet elektorale kanë qenë si pazare tregu ku fitimtarë kanë dalë sipërmarrësit politikë, elitarët e partive politike, të korruptuarit dhe individë me rekorde kriminale , xhambazët, injorantët dhe matrapazët politik të cilët kanë marrë mandatin e deputetit, janë bërë qeveritarë e ministra, administratorë, policë ,juristë, gjyqtarë e prokurorë, kryebashkiakë e kuvendarë komunalë e bashkiakë gjatë tërë këtyre viteve të tranzicionit.
2- Partitë politike shqiptare janë prona të kryetarëve të partive politike. Demokracia nuk është në popull pasi populli i voton deputetët , kreyebashkiakët e kuvendarët bashkiakë ata të cilët nuk i zgjedh populli por nuk i zgjedhin as partitë politike; populli i voton ata të cilët nuk i zgjedhin baza e partive politike , por i voton deputetët dhe ata të cilët i zgjedhin kryetarët e partive në orën 12 të natës. Pra, në partitë politike shqiptare nuk ka liri, as demokraci dhe as legjitimitet të brëndshëm demokratik, dhe si pasojë as parlamenti, as qeverisja dhe as presidenca dhe as pushtetet e tjera nuk kanë si të kenë as legjitimitet ligjor, as demokratik dhe as legjitimitet moral.

Kjo vërtetohet me faktin që në parlament, në qeverisje, në administrtatë, në polici e kudo kemi plot individë të korruptuar, me rekorde krimi, të papërgjegjshëm, hajdutë, trafikantë dhe injorantë.
3-Elita politike shqiptare ka instaluar në Shqipëri një pushtet të një “regjimi politik elitist” pluralist të korruptuar dhe të pasfidueshëm nga vota dhe vullneti i popullit si dhe të pasfidueshëm nga drejtësia ,ku dhe kjo e fundit, pra drejtësia dhe ligji ,edhe ato janë si politika të korruptuara dhe të kriminalizuara sepse edhe ato i zgjedh po kjo elitë politike dhe në këmbim të kësaj drejtësia shqiptare dhe ligji janë mbrojtësit dhe avokatura e kësaj elite politike.
Kjo vërtetohet me faktin se e gjithë elita politike shqiptare dhe tërë sistemi i drejtësisë në Shqipëri bënë të gjitha përpjekjet maksimale për të penguar miratimin e VETTING-ut si dhe bëjnë gjithçka për ta penguar zbatimin e tj.
4- Elita politike dhe drejtësia shqiptare funksionojnë në marrëdhënie simbiotike korruptive, krimi, hajdutërie dhe abuzivizmi , si një grup interesi i ngushtë minoritar që kanë kapur shtetin, ekonominë, ligjin, drejtësinë dhe tërë sistemin.
5- Kjo elitë politike e ka humbur legjitimitetin sepse vetëm ka gënjyer e mashtruar; vetëm ka nxjerrë probleme dhe nuk ka zgjidhur gjë; vetëm sa ka dështuar në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, atij ordiner dhe gjithfarë krimi tjetër; ka dështuar në ngritjen dhe në funksionimin e shtetit ligjor.
Dhe kjo politikë dhe drejtësi kanë shënuar këto “arritje”: e kanë mbajtur vëndin dhe popullin në një gjëndje ankthi e pasigurie juridike ,ekonomike e mosintegrimi; e kanë vendosur Shqipëinë në krye të listës së vëndeve europiane por edhe më gjërë për varfërinë, papunësinë, korrupsionin, krimin dhe për eksodin. Po kështu edhe sistemi i drejtësisë ka funksionuar në mënyrë të tillë ku mbi 90% e shqiptarëve nuk besojnë të drejtësia.
Pra, a nuk e kanë humbur legjitimitetin si elita politike dhe drejtësia në Shqipëri?!
Pra kjo politikë dhe kjo drejtësi nuk kanë legjitimitet sepse ato legjitimitetin demokratik dhe atë juridik e kanë pronë të tyre dhe bëjnë çfarë të duan me politikën, me pushtetin, me shtetin, me sovranitetin dhe me shoqërivë, me paranë publike, me pasuritë kombëtare dhe me shoqërinë.
Për këto arsye kësaj elite politike dhe kësaj drejtësie i duhet dhënë ndëshkimi i merituar në mënyrë që demokracia, sovraniteti dhe drejtësia t’i kthehen popullit i cili ai dhe vetëm ai dhe vullneti i tij janë legjitimiteti i vërtetë; vetëm populli dhe vullneti i tij janë të pasfidueshëm. Këtë në Shqipëri nuk e bën as politika dhe as drejtësia shqiptare por po e bëjnë SHBA dhe VETTING-u.
Pastrimi dhe shfronësimi i kësaj elite politie dhe kësaj drejtësie jolegjitime politikisht dhe juridikisht por të kriminalizuar e të korruptuar është i pashmangshëm falë VETTING-ut dhe SHBA-ve.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura